Katër trende make-up për vjeshtë-dimrin 2020/21

Buzët me të kuqen e verës (pijes) dhe hijet e syve në nuancat e gjetheve. Nuancat e errëta flasin për elegancë të sofistikuar. Grimi sezonal pikturon një heroinë bashkëkohore. Magnetike dhe e fortë, mbi të gjitha

Glamour. Pavarësisht nga gjithçka. Cilat janë trendet dhe çfarë na tregojnë ato?

Atmosfera e heroinave dark

Sharm magjik: për shekuj me radhë kultura ka qenë një instrument në duart e pak vetave, si një super-fuqi. Në Hollywood, në vitet 1940, u përdor për të përcaktuar hijeshinë e parezistueshme të protagonistëve të filmit noir, të bukur, inteligjent, të emancipuar, fatal. Pak si koleksionet e make-up-it të kësaj vjeshte që na përcaktojnë më të forta se kohët.

Është një gamë e ngjyrave intensive, në fakt, nga e zeza në të kuqe, nga kafe në kumbull, për të ngjyrosur portofolët tanë kozmetikë. Pasarelat e kishin parashikuar këtë, si gjithmonë ata janë një hap para, e ne ndjekim nga pas sugjerimet e tyre. Në pasarela parakaluan gratë e forta dhe të guximshme, make-up-i që rrëfen një grua sa heroike aq edhe në modë.  

Hijëzimet e syve në ngjyrën e gjethes

Ngjyrat e preferuara? Çokollatë, bronz, viola e thellë, ngjyra e tokës së djegur dhe karamel, janë sfumaturat kryesore për make-up-in e ri të hijezimit të syve, një harmoni e toneve të ngrohta, të modës dhe personalitetit të fortë. Tendenca e re e bën ngjyrën e syve të lajthisë më qelibar, jeshilët më të shkëlqyeshme dhe blutë më misteriozë.

Një familje ngjyrash që variojnë deri tek metalet, bronzi, ari i verdhë dhe rozë. Në pasarelën e Tom Ford, për shembull, smokey eye është një përzierje e çokollatës, hijeve të purpurta të patëllxhanit me një prerje ari në cep të syrit. Ari, metali më i çmuar, ka zëvendësuar rimelin e zi dhe drita shpërthen në vështrimin femëror.  

E zeza e re është rebele

Lapsat dhe penelat e syve sjellin “revolucionin” në pasarelë. Te Valentino, ata vizatojnë korniza piktoreske rreth syve, te Dior dhe Marc Jacobs ata kufizojnë qepallat, duke dhënë pamjen mace dhe rrok, te Miu Miu ato kujtojnë Cleopatra-n, te Marco De Vincenzo ato e bëjnë syrin të lëngshëm me bishta të butë dhe të rrumbullakosur. Edhe lapsat, edhe tonet e syve kanë braktisr precizionin: te Max Mara, për shembull, ato shpesh ngatërrohen dhe përzihen me art.

Me pak fjalë, tiparet e guximshme dhe jokonvencionale kanë kapërcyer klasiken e grimit “sy të zinj”, dhe tashmë secili look është unik, i papërsëritshëm, bashkëkohor dhe individual. Këto ri-interpretime me dorë të lirë të së zezës flet për gruan e së ardhmes, e cila sheh përpara dhe përtej.

Buzët noir

Buzët e lyera në mënyrë masive dhe fort të dukshme në periudhën që jetojmë, me maskat në fytyrë, janë ca luks e gati jashtë kohe. Në fakt, pasarelat përqendrohen në ngjyrat hipnotike, pothuajse të ndaluara.

E kuqja duket se nuk është më e mjaftueshme: është e mbushur me hije ngjyrë vere, ndryshku, kumbullës, tullës, ngjyrës së gjakut. Modelet e Fendit prezantojnë buzë bordo. Divat italiane të Dolce & Gabbana prezntuan nuanca të së kuqes të bërë specifikisht për secilën, nga përzierje ngjyrash për të bërë kontrast me lëkurën e secilës. Kurse modelet e Rodarte kanë buzë midis çokollatës së zezë dhe kumbullës.

Ndër nuancat më të sofistikuara të pasarelave janë ato të buzëkuqëve të rinj të koleksionit Armani, të frymëzuara nga ngjyrat e qytetit në perëndim të diellit, kur dielli i vë zjarrin qiellit: ato variojnë nga tonet e ngrohta të vjeshtës deri tek ngjyrat delikate të venitura, të zbatueshme në çdo kohë të ditës.

Për një lëkurë të ftohtë, rekomandohet një ton që shkon drejt rozës, që të kujton rozën e drurit. Lëkurat e ngrohtë mund të insistojnë më shumë te ngjyra nude e karamelizuar ose të e kuqja e ndryshkut në portokalli. Të kuqet e plota dhe të ftohta kombinohen me të gjitha. Megjithatë, për ata që duan të guxojnë, ekziston një gështenjë krejt e re, gotike dhe ultra elegante në të gjitha lëkurat.

Nude perfekte

Trukimi i lehtë, por i bërë mirë e me kujdes, është trendi i sotshëm, edhe i guximshëm po të doni. E ashtuquajtura “nude” mbetet klasike, përtej trendeve dhe stinëve. Është përbërja më e thjeshtë dhe më e përdorshme ndonjëherë, ndriçojnë dhe ngrohin çdo lëkurë. Sekreti qëndron në aplikimin e produkteve: ato duhet të shkrihen në lëkurë, në mënyrë pothuajse të padukshme.

Pesë hapat bazë: korrektori krem që përdoret në zonën e poshtme të syve dhe te qepallat, pluhuri mat që përdoret në ballë dhe hundë, ngjyrat e tokës për prerjet e fytyrës me efektin konturues; blushi me efektin fytyrë e shëndetshme, pak rozë e ndriçues për mollëzat;  nën vetull, në cepi i syrit, në qendër të buzës së sipërme. E lehtë, e shpejtë, e pastër, veçanërisht nëse gjithçka është e mbyllur në një gamë praktike, të një paleteje fytyre. Korrektori dhe blushi mund të përdoren mjaft mirë edhe me duar, kurse për pluhurat mjafton një furçë e vetme, por e duhura.

Blerja tashmë është dixhitale

Testuesit në parfumeri janë arkivuar për arsye të higjienës dhe sigurisë, epoka e “provës virtuale” ka filluar zyrtarisht. Përvoja e re e blerjes së make-up-it është në mënyrë të pashmangshme gjithnjë e më dixhitale dhe “pa kontakt”. Shifrat flasin vetë: tregtia elektronike është kanali i vetëm pozitiv i shitjeve të markave në gjysmë viti tashmë nëpër botë, edhe pse në Shqipëri vazhdojnë ende blerjet fizike.

Por gjithsesi, mirë është të parapërgatitemi se si u bëkan këto blerjet e kozmetikeve online. Shumë kompani të tregtisë elektronike të bukurisë kanë zhvilluar aplikacione për të provuar bazat, buzëkuqët dhe hijet e syve: mes tyre L’Oréal Paris, Maybelline, Lancôme, Armani Beauty, Naj Oleari, Kanebo. Thjesht shkoni në faqet përkatëse dhe hapni kamerën e kompjuterit apo të smartphone-it për të provuar produktin që po shikoni drejtpërdrejt, ose mund të ngarkoni një selfie për të marrë një ide më ë saktë, por realiste. Nga ana tjetër, Astra Makeup, ka zhvilluar një aplikacion të veçantë, përvojën e make up-beauty. Dhe blerja evoluon, por nuk ndalet.

Disa ide se si të bëni make-up për Halloween, edhe pse këtë vit kemi një tjetër maskë

Pandemia globale ka ndryshuar tashmë stilin tonë të jetës dhe një normalitet krejtësisht të paprovuar më herët, po jetojmë.

Ndërkaq po shohim një tjetër formë të të realizuarit të gjërave. Ashtu sikurse po ndodh me ngjarje të rëndësishme kulturore apo festa të ndryshme.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festa e madhe e Halloween, ku shumica e njerëzve mendojnë përgjatë një viti se çfarë kostumi do të veshin dhe si do ta festojnë.

Por Halloween i këtij viti do të jetë, pa dyshim, më i çuditshmi që kemi pasur ndonjëherë. Ama lajmi i mirë është se atje ku ka sfida, ka gjithmonë një krijimtari të mahnitshme dhe krejtësisht të re.

Këtë vit, të gjithë do të kemi maska në fytyrë edhe pse shumë ndryshe nga vitet e kaluara, maskat do të jenë për të qenë më të sigurt nga Covid-19, por pse të mos luajmë dhe të fantazojmë disi me këtë?

Pavarësisht nëse jeni adhurues i mbulimit të fytyrës ose jo, do të duhet të vini një të tillë në Halloween, prandaj është momenti që maskën anti-covid ta shndërrojmë në forma e mënyra të reja, duke iu përshtatur festës së “frikshme” të të vdekurve.

Një merimangë në maskën tuaj anti-covid

Nëse preferoni një pamje që mund të lahet lehtë në fund të natës, atëherë thjesht përdorni një eyeliner me lëng ose laps për të krijuar pamjen e një rrjeti merimange rreth syve tuaj, më pas bashkojeni atë me një maskë në mënyrë që të përputhet.

Provoni lule

Ky vit ka qenë mjaftueshëm makth për të gjithë ne dhe meritojmë një natë pushimi nga ato netët vërtet të frikshmet. Pra, pse të mos mendojmë për një maskë të bukur, të gëzueshme dhe më miqësore? Ideja perfekte do të ishte të kishte sa më shumë lule në maskën tuaj. Por mos e lini imagjinatën deri këtu. Provoni të vendosni përreth syve tuaj disa lule të thata.

Nëse nuk jeni të bindur, ngacmohuni me sfilatën e Valentino për 2019-ën, ku modelet u shfaqën me sy me lule. Në këtë mënyrë do jepni përshtypjen që sapo keni dalë nga një kopësht.

Përqafoni fëmijën brenda jush

Ndërsa nuk kemi mundësi të kthejmë mbrapsht kohën e artë të fëmijërisë, ju mund të përqafoni pafajësinë e fëmijës, që mund të ekzistojë ende brenda jush në këtë natë Halloween, një natë ku askush nuk mund t’ju tregojë se si duhet të visheni (për aq kohë sa keni maskën tuaj, edhe pse anti-covid!) Kështu që zgjidhni një dizenjo fëmijësh për maskën tuaj, qoftë një mace ose lepur në pamundësi për të pikturuar këtë vit mustaqet e tyre sipër fytyrës suaj, për shkak se jemi të detyruar të kemi një maskë tjetër.

Luani me sytë tuaj

Këtë vit, për Halloween, vetëm me sytë do të kemi mundësi që të luajmë, duke qenë se pjesën tjetër të fytyrës do ta kemi të mbuluar. Provoni “smokey-eyes” dhe luani sa më shumë me penelin, madje pse jo qerpikët të jenë sa më të gjatë.

Jessica Alba me grimin vjeshtor, bën biskota me të ëmën për Halloween

Aktorja 39-vjeçare kthehet në rrjetet sociale me nënën e saj dhe shfaqet me një make-up me nuancat e qelibarit

Trendi i fundit i rrjeteve sociale është shfaqja e vajzave të famshme me nënat e tyre, dhe së fundmi edhe i gjysheve, apo anasjelltas. E në këtë kuadër, edhe Jessica Alba ka sjellë në rrjetet sociale të ëmën për të bërë biskota për Halloween, së bashku me të. Me një make-up me ngjyrat e përsosur të vjeshtës, duke luajtur totalisht me nuancat ambra.

Flokë vjeshte

Bukuroshja Jessica Alba, për pamjen e jashtme i detyrohet shumë origjinës meksikane të babait të saj, por aktorja dhe sipërmarrësi 39-vjeçar i detyrohet shumë edhe gjeneve të nënës së saj Cathy, e cila mburret me prejardhjen nga Evropa Veriore. Për tutorialin për biskotat e Halloween (vegane), nënë e bijë paraqiten para fansave me dy modele të përkryera flokësh.

Cathy, me flokët e drejtë në ngjyrë bjonde kashte me balluke të çrregullta, në harmoni të përsosur me origjinën e saj daneze. Jessica, me flokët e gjatë dhe të valëzuar me art, të mbajtura në rregull nga një shirit në pëlhurë të artë, që i jep më shumë vlerë vijës në mes dhe tonalitetit të kafes së çelët me refleks mjalti dhe qelibari.

Make-up bio dhe glow

Për make-up-in Jessica Alba e ka të lehtë. Aktorja përdor linjën e saj të kozmetikës organike dhe cruelty-free, Honest Beauty, dhe për videon e vendosur në kuzhinën e shtëpisë, ajo ka zgjedhur pamjen e saj të zakonshme: pa e tepruar kurrë dhe të përqendruar te shkëlqimi.

Për sytë, një përbërje smoky-eye në nuancat e ngjyrës kafe, me prekjen vendimtare të penelit të zi dhe qerpikët e rremë intensivë si vetullat e vizatuara me lapsin me ngjyrë hiri në të kafenjtë.

Për buzët, një gloss me super shkëlqim, me nuancën midis të kuqes dhe kafes. Një ngjyrë në harmoni me fytyrën e Jessica-s, e cila kompleton grimin me një ide blush me efekt bronzi për mollëzat dhe ballin.

Halloween në shtëpi? U pa puna, mund të përdorim gjithë truket që kemi në shtëpi për një pamje “të frikshme”

Si të krijoni pamje make-up për Halloween. Grim i thjeshtë dhe tradicional, i bërë me produkte kozmetike që gjenden brenda secilit raft tualeti në shtëpi.

Nata e Halloween-it po afron. Edhe nëse këtë vit nuk do të jetë e mundur të festojmë natën më të frikshme të vitit me ahengje të mëdha, së bashku me shumë miq, kjo nuk do të thotë të mos jemi në gjendje të shpalosim krijimtarinë personale. Po, sepse festa e Halloween është gjithashtu një mundësi për të luajtur me kostumet e frikshme dhe pamjen ekstravagante të make up-it.

Atëherë, pse të dorëzohemi edhe nëse qëndrojmë në shtëpi për të parë një film horror ose për të gdhendur kungujt me të vegjlit tanë? Brenda raftit tonë të kozmetikës ka shumë produkte të përsosura për të krijuar truket mbresëlënëse me disa hapa të thjeshtë.

Make up-i për Halloween: Produktet që duhen përdorur

Penel dhe laps i zi për sytë

Në Halloween, “personazhet” më të njohur si të mëdhenj, ashtu edhe të vegjël, janë skeletet, shtrigat dhe zombiet. Për të na shpëtuar në krijimin e një pamjeje të frikshme make-up-i vijnë penelat e syve dhe lapsat e zinj. Në varësi të kompleksitetit të trukut që do të doni të krijoni, këto dy produkte janë ideale për vizatim. Për shembull, për tiparet karakteristike të një kafke, siç është Kafka shumë e famshme meksikane, pasi ato lëshojnë një ngjyrë të plotë që zbatohet lehtë. Në veçanti, eyeliner xhel është i përsosur për t’u përdorur në Halloween, madje edhe për vizatimin e rrjetave të merimangës në fytyrat e të vegjëlve.

Make up-it për Halloween: paletat me pluhurat e syve

Dëshironi rrathët e errët super të shquara për pamje vampir? Sekreti është në hijezimin e syve. Për të krijuar të purpurtën e zonës poshtë syve, thjesht përdorni një gamë pluhurash të toneve të syve, që variojnë nga grija në rozë të purpurt. Për të vizatuar rrathët e errët, duhet të bëni një përzierje të toneve më të ftohta dhe mat, duke këmbëngulur me një ngjyrë vjollce në pjesën e brendshme dhe më pas duke e zbehur me një gri të lehtë në pjesën e jashtme.

Buzëkuq i lëngshëm me ngjyrë vere

Në çdo koleksion kozmetike tonën gjejmë një buzëkuq të lëngshëm me ngjyrë vere. Lejlaja e errët, në fakt, është një nga ngjyrat më të nxehta në sezonin e vjeshtës. Ky produkt mund të ndihmojë në pamjet e ndryshme të make up-it për mbrëmjen e Halloween. Para së gjithash, një buzëkuq i lëngshëm me të kuqe të errët mund të simulojë njolla ose pika të vërteta të gjakut që bien poshtë fytyrës. Por nëse ka një pamje shumë më joshëse dhe njëkohësisht të errët në planet tuaja, nuanca e buzëve me ngjyrë vere është perfekte për t’u kombinuar me një sy të zi të tymosur.

Tani bëni një list miqsh me të cilët mund të ndani mbrëmjen e frikshme, nëse do të doni të imitoni festat e zhurmshme dhe meqë grumbullimet nuk është mirë të bëhen, bëni gati edhe muzikën për sfond e ndoshta edhe ndonjë pije fantazioze që shkon me atmosferën. Ja që mund të ndodhë edhe në kushte shtëpie, mos u dorëzoni hiç!

Në modë me buzë të Zeza apo Blu, kujt i shkon dhe si aplikohet

Po bëjmë një marrëveshje fjale që prej fillimit, edhe pse nuk jemi gabim. Duke qenë se në shqip njihet si “buzëkuq apo i kuq buzësh” e për të mos u ngatërruar me nuancat e së kuqes, kemi zgjedhur ta quajmë ngjyrues buzësh.

Nëse jeni adhuruese e ngjyruesve të buzëve, atëherë nuk mund ta humbisni trendin e ri të bukurisë: ngjyrues buzësh të zi ose blu për një pamje agresive!

Secilit “buzëkuqin” që preferon!

(Dhe nëse edhe Rihanna e preferon, atëherë thjesht nuk mund të gabojmë)

Deri tani, në fakt, ngjyruesit e buzëve nuk janë më vetëm të kuq, nude ose ato nuancat kafe, që ishin të njohura në vitet ’90.

Secili prej nesh mund të zgjedhë më shumë ngjyra dhe cilësi të ndryshme, në mënyrë që të krijojë një pamje gjithmonë të veçantë, unike dhe speciale.

Nëse i përkisni stilit grunge ose punk, atëherë do të japim disa këshilla për të aplikuar më mirë ngjyruesit e errët të buzëve.

Ja si ta vendosni ngjyruesin e buzëve blu apo të zi

Fillimisht duam t’ju themi se ngjyruesit e errët të buzëve nuk përdoren vetëm për Halloween ose Karnavale dhe nuk janë vetëm skenike!

Nëse ndiqni me kujdes disa këshilla të thjeshta, do ta shikoni se mund ta aplikoni edhe në përditshmëri. 

Ngjyrat e errëta ndihmojnë që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë dhe lëkura juaj të jetë më e fortë: nëse keni vendosur t’i përdorni, sigurohuni që të dini të përdorni në mënyrë korrekte edhe lapsin e vetullave, penelin dhe lapsin e syve!

Për të përdorur ngjyrën e zezë apo blu të buzëve dhe për të qenë elegant në aplikimin e tyre, ekzistojnë disa masa paraprake që duhet t’i merrni absolutisht në konsideratë.

Së pari, kurrë kurrë, kurrë mos i përdorni këto nuanca gjatë ditës.

Përdorimi i këtyre nuancave preferohet për gjatë natës; kjo është thelbësore për të shmangur efektin “maskë” dhe për të qenë absolutisht elegante.

Arritja e një aplikimi perfekt është thelbësore për çdo lloj ngjyre që zgjidhni, por është e rëndësishme të theksohet se me ngjyra të errëta, buzët tuaja nuk mund të pranojnë asnjë papërsosmëri të vogël.

Kështu që, sigurohuni që buzët tuaja të jenë plotësisht të hidratuara dhe pa kutikula.

Para fillimit, vendosni gjithmonë një zbutës, në mënyrë që të ruani butësinë për një kohë të gjatë!

Hapat e aplikimit

Para ngjyruesit: një sekret i vogël. Buzët e zeza ose blu funksionojnë vetëm nëse krijojnë një efekt vërtet në kontrast me pjesën tjetër të fytyrës suaj.

Nëse, pasi i keni hidratuar dhe përgatitur, kuptoni se buzët janë akoma shumë të kuqe ose rozë, duhet … të zbeheni pak!

Përhapni pak pudër të lehtë dhe fiksuese në buzë, për të krijuar një bazë të barabartë dhe për t’i bërë ato më pak të ngjyrosura.

Shmangeni vendosjen e ngjyrës së errët në një sipërfaqe të ngrohtë, do t’ju japë një efekt jashtëzakonisht të ndryshëm (edhe më të mirë!).

Vizatoni konturin: Nëse nuk ke një laps buzësh të zezë ose blu, mos u shqetëso. Në përgjithësi, çdo përbërje lapsi që është e mirë për sytë, është e mirë edhe për buzët.

Nëse keni frikë se përbërësi i ngjyruesit tuaj është shumë i dobët, mund t’i “mbushni” buzët me pak ngjyrë nga lapsi.

Pas aplikimit: pasi të jetë aplikuar ngjyruesi, do të jetë e rëndësishme ta përfundoni duke përdorur një shkëlqyes.

Buzët e zeza ose blu, në fakt, rrezikojnë të jenë të shuara ose opake, nëse nuk ndriçohen. Zgjidhni një shkëlqyes buzësh transparent, të cilin do ta aplikoni pas pluhurit fiksues.

Efekti do të jetë i pabesueshëm!

Me kthimin e viteve ’90 në make-up, po kthehen në tendencë edhe buzët e zeza dhe blu dhe janë perfekte për të shijuar mbrëmjet tona të fundit në qiell të hapur!

Tani mund të guxoni pak me grimin: mund të eksperimentoni qoftë me një buzëkuq ombré, qoftë të përzieni ngjyra shumë të gëzueshme pa frikë.

Si thoni, jeni gati për ta provuar?

E ëma vuan nga një sëmundje që i deformoi fytyrën, i biri e transformon totalisht me anë të grimit

Joanne është një nënë e cila vuan nga sindroma e Klippel-Trenaunay-Weber. Kjo është një sëmundje vaskulare kongjenitale, e cila ka si efekt anësor edhe deformimin e fytyrës. 

Pavarësisht sëmundjes, Joanne ëndërronte, që një ditë të mund të shihej sërish në pasqyrë dhe të ndihej e bukur si dukur. Për të plotësuar këtë dëshirë të saj ka menduar një person shumë i dashur për të, djali i saj Matthew. 

Për fatin e mirë të saj Matthew është një djalë që ka pasion grimin, madje ka dhe një kanal në YouTube ku realizon transformime me makeup. 

Kështu, djali vendosi të transformonte edhe pamjen e nënës së tij. 

Falë përdorimit të fondatinës, korrektorëve, toneve dhe buzëkuqit djaloshi arriti t’i fshihte njollat në fytyrën e Joanne dhe ta bënte më pak të dukshëm deformimin në fytyrën e saj. 

Momentet e vështira në jetën e saj nuk kanë munguar, por kjo gjë nuk e ka penguar që të vazhdojë të buzëqeshë. Madje me sjelljen e saj ajo i ka dhënë një mësim të madh edhe të birit, të cilit i ka treguar qysh herët se nuk kemi pse turpërohemi për shkak të pamjes sonë. 

Rregullat e thjeshta që duhet të ndiqni për grimin minimalist gjatë verës – Bëjini të tjerët të mendojnë se jeni yje edhe pa make-up

Vitet e fundit më shumë se grimi i ngarkuar me kontur, fondatinë, e dreqin, djallin bashkë me të birin është në modë makeup, no make up

Por çfarë është makeup no make-up, ose e thënë shqip, grimi që nuk duket si grim. Është një grim i lehtë, që garanton pamjen natyrale të fytyrës, kështu do të jeni të grimuar e të kuruar, por askush nuk do ta dije që keni vendosur makeup. 

Tani me siguri duhet të jeni duke pyetur veten se si arrihet kjo. Me shumë pak punë dhe me pak përpjekje.

Power of makeup - GIF - Imgur

Mos harroni kremin me spf

Fillimisht kujdesuni të hidratoni lëkurën me një krem që përmban spf. Ky hap është shumë thelbësor për shëndetin por edhe për bukurinë e lëkurës. 

What's The Best Sunscreen To Apply On Top Of Makeup? | Revelist

Fondatina, me karar 

Fondatinën mund ta shmangni totalisht, por nëse mendoni se e keni shumë të nevojshme ne do t’ju këshillonim një fondatinë me mbulim të ulët deri në mesatar, për të mos krijuar pamjen e fytyrës së “suvatuar”.

Drag Queens Reveal Their Master Beauty Secret List For Perfect ...

Xixëllo me lezet 

Xixëllo, por jo në kuptimin vulgar të fjalës. Mundohu të përdorësh pak shkëlqyes fytyre te pjesa e mollëzave dhe të maja e hundës, për t’i dhënë fytyrës dritë, por mos e tepro. 

Highlighter eye please GIF - Find on GIFER

Ku shkon ashtu pa bronxer

Jepini pak ngjyrë fytyrës me një prekje të lehtë bronxeri. Mjafton fare pak për të krijuar një pamje natyrale.

Everyday Makeup Using My Faves :) GIF | Gfycat

Maskara kundër ujit 

Përdorni maskara kundër ujit në këtë mënyrë ajo do të qëndrojë gjatë dhe nuk do të bëheni si “panda” pas disa orësh. 

Find & Share on GIPHY

Qershia për në fund, pak buzëkuq 

Dhe për t’i vënë kapakun pamjes suaj natyrale do t’ju duhet një buzëkuq, ose një ndriçues buzësh. Ne do t’ju sugjeronim nuancat e së kuqes, ose rozës por ju e dini se çfarë do t’ju përshtatej më shumë. 

Makeup | Tumblr discovered by † believe on We Heart It

Fondatinë që rrjedh, sy të nxira dhe buzëkuq i përhapur- Ja si t’i zgjidhni këto probleme të grimit gjatë verës

Një problem që  prek të gjitha vajzat gjatë verës është shkrirja e grimit në fytyrë. Nuk la rëndësi se sa cilësore janë produktet që përdorim, pasi sapo të dalim nga shtëpia grimi do të shkrijë në lëkurë duke na dhënë një pamje qesharake deri diku.

Në këtë pikë lind pyetja, po si ta bëjmë grimin në verë?

Për fat të mirë ekzistojnë disa hile, të cilat do t’ju ndihmojnë që makeup-i juaj gjatë verës të mos shkrihet totalisht për shkak të djersitjes.

Këshilla e parë ka të bëjë me fondatinën. Zgjidheni në bazë të llojit të lëkurës dhe mundohuni të merrni një ngjyrë pak më të errët se ajo që përdorni zakonisht.

Nga ana tjetër duhet të bëni kujdes dhe të zgjidhni një formulë që zgjat në kohë. Në këtë pikë do t’ju këshillonin një fondatinë kompakte, në vend të atyre të lëngshme, duke qenë se këto të fundit zgjasin më pak.

Këshillohet gjithashtu përdorimi i fondatinave me Spf, të cilat ofrojnë edhe mbrojte ndaj rrezeve ultraviolet.

Nëse e fiksoni grimin me pudër zgjidhni një formulë hidratante, me vitaminë E.

Nga ana tjetër, maskara, lapsi i syve dhe buzëkuqi duhet të jenë patjetër rezistentë ndaj ujit. Kjo për të shmangur fshirjen dhe përhapjen e tyre nëse mbuloheni me djersë në fytyrë.

Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar dhe nga sot e tutje ju sugjerojmë ta bëni grimin sipas këshillave që ju kemi dhënë më sipër.

Olti Shulla transformon sërish miss-in me aftësi ndryshe, ja si duket ajo sot

Nuk e dimë nëse e mbani mend Maria Taragjinin, vajzën me aftësi ndryshe, që nuk mundet të flasë e të dëgjojë, e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin  “Miss and Mister Deaf Stas “, më 9 nëntor të vitit të kaluar në Itali.

Në atë kohë pamja e Marias u transformua 180 gradë nga artisti Olti Shulla dhe ngjarja mori shumë vëmendje në media. Kjo pasi Olti Shulla diti ta transformojë vajzën duke i nxjerrë në pah tiparet e theksuara, si sytë blu, buzët e plota edhe strukturën e fytyrës.

Nëse shihni foto e asaj kohe, ngjyra e flokëve të Marias ka ndryshuar nga një ombre në bionde, gjë që nxjerr edhe më shumë në pah sytë e saj blu.

Mirëpo, artisti i flokëve dhe i grimit nuk u mjaftua me aq. Këto ditë ai e ka transformuar sërish Miss-in, duke na dhënë kështu një nga makeup-et  më të bukura për të kopjuar këtë verë (sidomos nëse kemi sy blu).

Ai ka zgjedhur sërish bionden e ftohtë për flokët e saj. Ndërsa sa i takon grimit, vëmë re përdorimin e ngjyrave të tokës te pjesa e syrit, si dhe përdorimin e ngjyrës së kaltër poshtë tyre për t’i dhënë më shumë dritë dhe shkëlqim.

Ne kemi disa orë që rrimë shohim fotot dhe jemi pa fjalë. E do njeriu një transformim të tillë, të paktën njëherë në vit.

Për fat të mirë tani e dimë se ku duhet të drejtohemi.

Buzëkuqi i kuq dhe disa këshilla për ta vendosur siç duhet

Sa herë që vajzat vendosin buzëkuq në ngjyrë të kuqe, këto të fundit nuk kanë vendosur thjesht një ngjyrë në buzët e tyre. Buzëkuqi i kuq është shumë më shumë se kaq, është një lloj deklarate e heshtur, e forcës, e elegancës dhe e stilit. Ndoshta shumë vajza edhe mund të ngurojnë për shkak të specifikave që ka buzëkuqi në ngjyrë të kuqe, por sot do t’ju japim disa këshilla, të cilat do t’u ndihmojnë të mos gaboni kurrë me vendosjen e tij.

Zgjidhni një nuancë të së kuqes, që përshtatet me tonin e lëkurës suaj

Për lëkurën në ngjyrë të zbehtë këshillohet e kuqja me nën tone të ngjyrës rozë, ndaj është e mira të përdorni buzëkuqin në nuancën e manaferrës. Nga ana tjetër, nëse lëkura juaj është pak më e errët këshillohen nën tonet e arit, kështu që mund të zgjidhni një buzëkuq të kuq me nën tone portokalli.

Përzieni nuanca të ndryshme

Pasi të keni zgjedhur ngjyrën e duhur bazuar në pikën e parë, kujtoni që e kuqja ka shumë nuanca, kështu që nëse dëshironi të dukeni e veçantë mund të përzieni disa prej tyre, për të përfituar të kuqen tuaj personale.

Shmangni buzëkuqin me shkëlqim

Buzëkuqi i kuq kërkon shumë vëmendje nëse e vendosim për të shkuar në një drekë, darkë apo në përditshmëri. Ndaj dhe për të shmangur ato përhapjet e sikletshme, këshillohet të zgjidhni produktet mat, pa vaj dhe pa shkëlqim.

Hidratoni buzët

Kur vendosni këtë ngjyrë në buzët tuaja, e gjithë vëmendja do të përqendrohet aty. Ndaj dhe është e rëndësishme t’i hidratoni dhe t’i pastroni buzët nga çdo copë lëkure e vdekur. Në këtë pikë mund të përdorni sheqer të përzierë me vaj ulliri. Përgatisni përzierjen në një filxhan të vogël dhe më pas aplikojeni në buzë duke bërë lëvizje rrethore.

Konturoni buzët

Konturimi i buzëve është një hap i rëndësishëm që shumë persona e shmangin. Kjo do t’u ndihmojë që kur të mbushni buzët me buzëkuq, të mos dilni nga kornizat e tyre dhe ngjyra në buzë do të zgjasë më shumë.

Mos e teproni me penelin dhe rimelin

Nëse lyeni buzët me ngjyrë të kuqe, sytë shkojnë në plan të dytë, ndaj dhe nuk këshillohet ta teproni me rimel, apo me penel. Kjo pasi do të dukeni shumë të ngarkuar dhe aspak elegante. Në këtë pikë, ajo që sugjerohet është një rimel shumë i lehtë, që shërben thjesht për të theksuar pamjen natyrale të qerpikëve. A se harruam, as mos i mendoni tonet me ngjyra në sy, e vetmja gjë që mund të përdorni janë tonet neutrale si bezha, apo roza shumë e lehtë.