Trajtime me keratinë edhe në verë? Lamtumirë flokë të kreshpëruar dhe pa jetë!

floke te shkelqyeshem

Keratina, trajtime me njëmijë përfitime për flokët dhe një aleat për mirëqenien e flokëve të padisiplinuar dhe të kreshpëruar. Po në verë? Patjetër! Lamtumirë, atëherë, flokë të kreshpëruar dhe pa jetë, në ditët e nxehta të verës!

E lindur në Brazil këto 10 vitet e fundit, trajtimi me keratinë është një nga më të kërkuarit nëpër sallonet e bukurisë, falë benefiteve për flokët. Efekti ushqyese dhe “lisho” e bëjnë atë ideal për pothuajse të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht ato më të padisiplinuarat dhe me onde. Para se të filloni trajtimin, është mirë të bëni një diagnozë të flokëve me një profesionist, për të kuptuar trajtimin më të përshtatshëm për flokët tuaj. Shëndeti i flokëve është shpesh viktimë e pavetdijshme e bojrave, ndryshimeve të ngjyrave në flokë ose produkteve tepër agresive, që sjellin si pasojë në afatgjatë, flokë pa jetë, të thatë e të dëmtuar. Prandaj, produktet e flokëve me bazë keratinën, shpesh rekomandohen për të rikuperuar hidratimin dhe ushqyerjen e duhur të flokëve. 

Çfarë është keratina natyrale dhe çfarë e dëmton atë? 

Keratina është një proteinë natyrale, e prodhuar nga trupi ynë dhe është substanca kryesore në përbërjen e thonjve, qimeve dhe flokëve. 

-Flokët në thelb janë të përbëra nga keratina dhe përqendrimi i saj i lartë siguron që flokët të jenë të hidratuartë shëndetshëm dhe të ushqyer në mënyrë të përsosur. 

-Përdorimi i tharëses së flokëvepiastravelyerja e flokëvedekolorantindotja etj., ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e sasisë apo prezencës së keratinës natyrale në flokë.  

-Në këtë mënyrë provokohen një sërë problematikash për flokët nga pikëpamja fizike, si hollimi dhe rrallimi i flokëve dhe tkurrja e bulbit polifer të flokëve. 

-Edhe pirja e duhanitalkooli, një dietë e gabuar, shumë e pasur me yndyrna shtazore ose shumë e mangët në vitamina, fibra ose kripëra minerale dhe një humbje drastike e peshës, mund të bëhen armiqtë numër një të keratinës natyrale.   

-Gjithçkaje thamë më sipër mund t’i shtohen edhe ekspozimi në dielluji i pishinës, sepse është shumë i pasur me klor, stresi dhe lodhja dhe, së fundmi, produktet tepër agresive për flokët

-Kini parasysh se edhe një shampo apo zbutës flokësh tepër agresiv mund të ndikojë negativisht në prodhimin e keratinës natyrale nga flokët, apo të ulë përqindjen e domosdoshme të saj.  

Pra, nëse vëreni se flokët tuaj janë të dëmtuar, të shurdhët, opak, ky është sinjali i mungesës së keratinës në flokët tuaj.  

LEXO EDHE: Flokët tuaja nuk do të kenë më erën e shëmtuar të cigares, tani parfumet e flokëve ekzistojnë vetëm për ju

Produktet e flokëve më keratinë, për çfarë shërbejnë? 

Kur përdorim produkte të flokëve të pasura me keratin, molekulat e vogla të kësaj proteine ​​janë në gjendje të depërtojnë në boshtin e flokëve, duke e ushqyer, hidratuar dhe riparuar atë. 

Për çfarë përdoren produktet e flokëve me keratinë?  

Keratina jep rezultate të rëndësishme sa i përket rezistencëselasticitetithidratimit dhe ushqimit të thellë të flokëve dhe për këtë arsye, në treg ka gjithnjë e më shumë produkte për flokët, thonjtë dhe qerpikët bazuar te keratina. 

Trajtimi me keratinë shërben për të ushqyerdisiplinuarzbutur dhe ringjallur flokët, duke i dhënë atyre edhe shkëlqim.  

-Para së gjithash, keratina është në gjendje të hidratojë dhe ushqejë flokët e dëmtuar nga nxehtësia e tharëses dhe piastrës, nga agjentët atmosferikë, ndryshimet sezonale, si dhe nga trajtimet styling.  

-Përveç kësaj, ajo ka një fuqi të shkëlqyeshme disiplinuese dhe zbutëse, pasi riparon luspat e flokëve duke eleminuar kreshpërimin apo ashpërsinë.  

-Së fundmi, meqenëse keratina është në gjendje të ushqejë flokët dhe të eleminojë kreshpërimin dhe elektrizimin statik, flokët bëhen më të butë dhe më të ndritshëm. Kjo sepse keratina rregullon shtresat e jashtme dhe më të dukshme të flokëve.  

Prandaj është një trajtim perfekt për të rinovuar flokët, për t’u dhënë atyre volum, duke i bërë atë më të ushqyer dhe më të shëndetshëm. Njëkohësisht është e përshtatshme për flokë të valëzuar, kaçurrelë, të drejtë, të thatë dhe të brishtë.  

Trajtimet me keratinë, cilat janë dhe si funksionojnë? 

Së pari është mirë që trajtimet me keratinë të bëhen nëpër sallone bukurie. Specifikisht disa prej tyre që do t’ua shpjegojmë më poshtë. Por, ka edhe nga ato që mund të përdoren në shtëpi.  

KUJDES! Kur zgjidhni e blini produkte me keratinë, bëni kujdes me prezencën e formaldehidit, pasi është një substancë që jo vetëm dëmton flokët, por edhe shëndetin tonë. Ka ligje botërore që e ndalojnë përdorimin e kësaj substance, ose e lejojnë brenda disa limiteve.  

LEXO EDHE: 8 maska flokësh të përgatitura në kushte shtëpie

Trajtimet me keratin 2021: flokë kaçurrelë, të imët ose të valëzuar 

Kur bëhet fjalë për trajtimet e flokëve me keratinë, nuk duhet të mendoni se ato janë në gjendje të forcojnë flokët. Keratina për shkak të natyrës së saj, vështirë se mund të depërtojë në brendësi të fibrave të flokëve. 

Si pasojë, trajtimi drejtues ose rindërtues funksionon ekskluzivisht për të rivendosur elasticitetin, butësinë, shkëlqimin natyral dhe hidratimin e flokëve nga jashtë.  

Trajtimet e keratinës për flokët kaçurrelë, të imët, të valëzuar dhe të djegur

Dy llojet e trajtimit të flokëve me keratinë më të përdorur kohët e fundit janë: 

Trajtimi rikonstruktiv i keratinës

Rindërtimi i flokëve me keratinën është një zgjidhje e shkëlqyeshme, në gjendje të riparojë dhe mbrojë flokët si për gratë, ashtu edhe për burrat.  

Baza e trajtimit është përdorimi i proteinave të hidrolizuara dhe molekulave të tjera, që aplikohen në flokë në formën e një kremi, dhe janë pikërisht këto substanca që i bëjnë flokët super të hidratuar, të butë, më rezistentë dhe dukshëm më të shëndetshëm. 

Disavantazhi i këtyre trajtimeve rikonstruktive të keratinës, megjithatë, është se efekti mbetet i përkohshëm dhe rezultatet zgjasin maksimumi 2 muaj, pas së cilës trajtimi duhet të përsëritet. 

LEXO EDHE: 3 rregullat bazë për flokë me shkëlqim dhe të butë si VIP-at

Trajtimi drejtues i flokëve me keratinën: 

Trajtimi me keratinë është në gjendje të drejtojë e zbusë flokët e djegur dhe të valëzuar. 

Ky lloj trajtimi me keratinë, pra drejtuesi, kërkon pak durim. Në fakt, duhet të bëhet në sallon duke ndjekur disa hapa dhe duhen disa orë për të përfunduar.  

Së pari duhet të lani flokët me shampo dhe pastaj të aplikoni një produkt keratizues dhe lustrues që do të shpëlahet pasi ta keni mbajtur pak. Pastaj vazhdohet me të ashtuquajturin drejtues, që do të mbahet për 20 deri në 50 minuta, në varësi të llojit të flokëve që do të trajtohen. 

Pas tharjes së flokëve, kalohet piastra me një nxehtësi që mund të ndryshojë nga 170 në 210 gradë. Kjo duhet të kalojë disa herë në të njëjtën fije, deri në 12 herë. Në këtë mënyrë produkti – me anë të nxehtësisë – shkrihet në flokë duke e bërë atë më të butë dhe lisho. Hapi i fundit është maska ​​zbutëse, që duhet mbajtur për 5 deri në 10 minuta. 

Pse përdoret trajtimi me keratinë në verë? 

Më shumë volum dhe çlirësi, por edhe një mënyrë për t’i pasur të bukur, të rregullt dhe për të menduar më pak për flokët e më shumë për pushimet. 

Keratinia, përveç zbutjes, ndihmon në eleminimin e kreshpërimit, aq të urryer në mbrëmjet e verës, për shkak të lagështisë. 

-Trajtimi i keratinës gjatë verës i bën flokët më të qëndrueshëm dhe të shkëlqyeshëm deri në 5 javë. Koha e tharjes zvogëlohet dhe zgjatja e krehjes përmirësohet, veçanërisht për flokët shumë të trashë. Padyshim, do të duhet të përdorni ndonjë produkt mbrojtës nga dielli, me SPF, për të mos i lënë flokët të thahen shumë në diell. 

-Trajtimet që bëhen në shtëpi janë më të ëmbla, ato eliminojnë kreshpërimin, pa ndërhyrë në strukturën e flokëve. 

Për shkak se ka kaq shumë konfuzion, kur bëhet fjalë për keratinën, shpesh asociohet me shtrirjen kimike, duam t’ju bëjmë me dije se në fakt nuk është kështu.  

Në shumicën e rasteve, ato mund të bëhen edhe në shtëpi me siguri të plotë, pasi përmirësojnë strukturën e flokëve dhe i zbusin ato pa i dëmtuar. E gjitha varet nga koha e vendosjes së produktit. 

-Përveç drejtimit, shërbimet e keratinës ndihmojnë në eleminimin e efektit elektrizues, duke përmirësuar aftësinë e të qenit të rregullt dhe duke ringjallur formën natyrale të flokëve. 

Besojmë se i morët të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja, kështu që s’na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë: përgatitje të mbarë për verën! 

Nuk je në modë këtë verë, nëse s’ke bërë ende prerjen Shag! Trendi i prerjes së shkallëzuar të flokëve, që kthen vitet ’70 -’80.

Shag rishpik veten këtë verë 2021. Kjo prerje u bë e famshme në vitet ’70 dhe ’80, falë yjeve si Farrah Fawcett dhe Jane Fonda, dhe sivjet është përsëri në modë. E gjithanshme dhe dinamike, sot nuk është më thjesht prerje flokësh rokerësh, por kthehet në gruan shik dhe elegante dhe i përshtatesh të gjitha moshave.

I përshtatur për secilën nga ne, i vozitshëm nga të gjitha ne dhe jashtëzakonisht elegant, shag është prerja e flokëve të momentit, kandidati i përshtatshëm për të konkurruar bobin, apo kasketën e deritanishme, që të thuash të vërtetën e sheh gjithandej.

Ndaj vera do të mbaj aromë shag-u dhe bashkë me të do të shënjoje rikthimin e viteve ’70-’80. Aso kohe, kjo prerje përbënte trendin e rokerëve dhe të aktorëve më në zë të kohës. Gjatësia dhe ngjyrat ishin nga më të larmishmet, për mos të thënë nga më të çmendurat këto të fundit.

Shag për shpirtrat e lirë

Shag-ët e yjeve janë të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri, sepse jo vetëm që kjo lloj prerje ta lejon, por është pikërisht forca e kësaj prerjeje që qëndron në ndryshueshmërinë apo përshtatjen nga floku në flokë. E adaptueshme sipas nevojave dhe llojeve të ndryshme të fytyrës, por sot është edhe një thirrje për prakticitet.

Nuk është një prerje fikse dhe nuk ka kanone, as një gjatësi të duhur, vetëm një shumëllojshmëri stilesh, çka lejon të nxirret në pah shpirti i flokëve me një pamje të sofistikuar dhe të përditshme, por gjithmonë tre-dimensionale.

Ajo që ka rëndësi, natyrisht, është të bëhet mirë. Përshtatet për secilën nga ne, si një kostum i qepur me porosi. Nuk ka nevojë për të qenë vazhdimisht te parukierja për t’u riprekur apo për t’i ndejtur nga pas me tharëse e furçë në dorë. Mjafton një produkt stilimi për t’u kujdesur për flokun dhe këtë lloj prerjeje.

Shkallëzimi me baluke, vera 2021

Ndërsa flasim për prerjet e flokëve, liri do të thotë shkallëzim. Prerja “bob” i ka parametrat të kontrolluara dhe bazën shumë solide, krejt ndryshe ndodh me “shag”-un.

Duke e shkallëzuar në tërësinë e flokëve, perimetrat në fakt priren të varfërohen dhe kjo i jep lehtësi prerjes, e cila mund të variojë nga e mesme e shkurtër, pak poshtë shpatullave, ose pak më sipër tyre.

Balukja luan pjesën e saj në të gjithë këtë. Balukja që shkon me prerjen shag, nuk është gjeometrike, as në stilin “perde” që hapen në qendër dhe shtyhen drejt pjesëve anësore. Në flokët e mesëm të shkurtër, baluket inponohen të thyera dhe të strukturuara, asnjëherë pecize.  Kjo mbase edhe për t’i qëndruar stilit “liri”.

Baluket e shag-ut i japin forcë shikimit dhe janë në përputhje me shpirtin e prerjes, që përkëdhel fytyrën, e zbut atë nëse është këndore dhe e rafinon nëse është e mbushur.

Prerja që i përshtatet të gjitha fytyrave dhe siluetave

Siç thamë më lart, kjo prerje është e adaptueshme për të gjithë. Duke qenë se shkallëzimi bëhet në bazë të fytyrës, secili mund të zgjidhë perimetrin që dëshiron. Ndaj shag përqafohet prej gjithëkujt, si në forma fytyrë, ashtu edhe në forma siluetash.

Shkallëzimi shag mban parasysh dinamikën natyrale të flokut, pavarësisht se shkon në varësi të strukturës së flokut. Rezultati mund të jetë i gjatë apo i guximshëm, por gjithmonë natyral, pa pasur nevojë për stilim preciz apo furçim.

Po llojit të flokëve?

Si me çdo prerje, lloji i flokëve duhet të merret parasysh. Nëse kemi të bëjmë me një flokë të hollë, kërkohet më shumë dinamikë, e cila krijohet me shkallëzim të ndërthurur të brendshëm.

Nga ana tjetër, edhe lloji shumë i trashë i flokut rrezikon të bëhet i pakontrollueshëm. Si dy llojet ekstreme të flokut, kujdesi më i madh kërkohet në këto dy tipologji. Të tjerat janë më të kontrollueshme, mjafton të përdoret një produkt që i lejon flokëve të mos jenë të ngrirë.

Çfarë ngjyre shkon me prerjen shag?

Shembullin më të freskët të kësaj prerjeje e kemi te Billi Elish së fundmi. Ajo braktisi ngjyrën e saj të gjelbër acid dhe është kthyer në një bionde dorato. Me prerjen shag, që gjithashtu e gjejmë te Billi e sotme, ngjyra do të duhet të jetë e ekuilibruar dhe jo shumë e fortë. Është mirë të vihet theksi te ngjyrat natyrale, ndoshta pak të ftohta dhe të lehta, si gloss-et apo hapjet e lehta, të realizuara me dorë të lirë, ton su ton, të cilat theksojnë më shumë dinamikën e flokut.

Ju kujtohet si i vinin nënat tona? Bigudinat janë kthyer në modë dhe ne do t’ju këshillojmë si t’i përdorni

E çuditshme por e vërtetë, bota rrotullohet me shpejtësi dhe sado që ne shkojmë drejt modernizimit, ka një kthim të beftë në të shkuarën.

Çfarë ndodh? Teknologjia rezulton të shoqërohet me dëmtime të asaj që është natyrale në ne. Dhe kjo ka ndodhur edhe me flokët. Ndërsa provuam piastrat dhe mashat, difuzorët e tharëseve të flokëve dhe lloj-lloj mjetesh, pamë se të gjitha këto digjnin flokët.

Atëherë është krejt normale të kujtojmë nënat dhe gjyshet tona pa teknologji dhe mënyrat se si ato krijonin kaçurrela, deri edhe me mjete rrethanore, por krejtësisht natyrale.

Tani, bigudinat janë një pasion që po pushton gjithnjë e më shumë gratë që kërkojnë një mënyrë të ëmbël për të stiluar flokët e tyre, pa i stresuar ato me nxehtësinë e pllakave dhe hekurave dhe mbi të gjitha për të marrë një stil vërtet të bukur që zgjat perfekt për disa ditë.

Le të zbulojmë se si të përgatisni flokët tuaj për stilimin me bigudina dhe si t’i përdorni ato në mënyrë korrekte.

Si të përgatisni flokët për stilimin me bigudina

Flokët, si para çdo stilimi, duhet të lahen me një shampo delikate, të përshtatshme për llojin tuaj të flokëve. Shampoja gjithmonë do të duhet të hollohet me ujë, siç rekomandohet nga profesionistët më të mirë.

Kjo sepse çdo shampo e përzierë me ujë jep një performancë më të mirë, shpërndahet më mirë në të gjithë flokët dhe është më pak agresive për lëkurën e kokës dhe gjatësitë. Pas kryerjes së dy shampove, ju mund të përdorni një sasi të vogël kondicioneri vetëm në gjatësitë e flokëve, duke shmangur rrënjët.

Balsami në rrënjë nuk jep mundësi stilimi as në përdorimin e bigudinave. Kaçurrelat, në fakt, punohen duke u mbështetur në vëllimin e rrënjëve, e nëse ato rëndojnë, nuk mund të merret rezultati i dëshiruar nga mbledhja e bigudinave.  

Balsami lihet fare pak dhe pas kësaj, ju mund të shpëlani flokët plotësisht, duke rezervuar shpëlarjen e fundit me ujë të ftohtë, i cili do t’i bëjë flokët tuaj me shkëlqim dhe jo vetëm.

Pse zgjidhim stilimin e kaçurrelave me bigudina

Stilimi i kaçurrelave me bigudina është padyshim një zgjedhje e shkëlqyeshme e stilit, sepse është delikate, simpatike, e aftë t’i japë flokëve vëllimin e duhur dhe stilin e dëshiruar. Pavarësisht nëse janë kaçurela të buta, kaçurrela më të forta apo të drejta dhe voluminoze, me bigudina do të jetë e mundur të keni flokët në rregull në një mënyrë të thjeshtë dhe me të vërtetë efektive.

Por, bigudinat janë gjithashtu një zgjedhje ekonomike, sepse nuk përfshin blerjen dhe përdorimin e mjeteve elektrike të flokëve dhe janë me të vërtetë brenda mundësive të të gjithëve, me të vërtetë, ka shumë të ngjarë që duke kërkuar nëpër papafingo të nënës do të gjeni “kutinë e bigudinave të familjes”, për ta përdorur sërish.

Gjithsesi, nuk besojmë se do të keni vështirësi në gjetjen e bigudinave që ju duhen për të blerë.

Pretty red haired girl with curly hairstyle and elegant make up. Closeup portrait.

Sa lloj bigudinash ka?

Ekzistojnë lloje të ndryshme bigudinash për të përmbushur nevojat e ndryshme të stilit. Ato janë në thelb ‘rrotulla’ me diametra të ndryshëm, bazuar në rezultatin që doni të merrni. Format më të mëdha janë ideale për flokë të gjatë ose për të marrë një flokë më lisho por më voluminoze, ato më të voglat, për të pasur një kokë plot me kaçurrela.

Për ata që duan një rezultat të shpejtë, ekziston tipi me ngrohje, shumë i shpejtë dhe shumë i thjeshtë në përdorim. Nga ana tjetër ekzistojnë edhe ato me sfungjer të butë ose më avangarde, me furça të inkorporuara.

Pothuajse të gjithë ato duhet të aplikohen në flokë të lagur dhe të thahen nën kaskën me ajër. Difuzori është gjithashtu i përdorshëm, nëse doni t’i thani më herët. Duhet të kihet parasysh se një mbledhje me bigudina në flokë të lagur, do të zgjasë vërtet më gjatë.

Si të aplikoni bigudinat në mënyrë korrekte?

Për këtë ju ftojmë të ndiqni një video tutorial, në të cilën shpjegohet përdorimi i pjesës më të madhe të formave e madhësive të bigudinave.

Truku i larjes së flokëve, që parukierët na e fshehin gjithmonë!

Të gjithë e kemi vënë re se kur lajmë flokët në parukeri, ndodhë përherë magjia. Na duket se e gjithë jeta me larjen e flokëve tanë paska shkuar dëm dhe ne s’dimë që s’dimë të bëjmë gjënë më të thjeshtë në botë.

Nga ana tjetër, kemi parë gjithmonë që parukierët tanë të dashur, në vendin ku mbajnë shampot, shpesh kanë shishka të ndryshme që i përdorin për ne, kur na lajnë flokët.

Tani do të thotë ndonjëra nga ju, ç’është e gjitha kjo konspiraci që na ndodhka në larjen e flokut?

Kemi një jetë të tërë që lahemi dhe tashmë dihet rutina: ujë, shampo, maskë, ujë. Çfarë ka këtu për t’u bërë më shumë?

Epo sekreti qëndron pikërisht te shampoja. Dhe është nga ato sekrete që parukierët nuk na e zbulojnë kurrë.

Pra me pak fjalë, jemi duke e përdorur shampon në mënyrë të gabuar. Ndaj sot do të zbulojmë sekretin për ju.

Sekreti i larjes së flokut si në parukeri

Ekziston një truk që na lejon të shfrytëzojmë maksimalisht shampon për rezultate të jashtëzakonshme, por që për fat të keq nuk flitet sa duhet.

Në fakt është një veprim në dukje i parëndësishëm, por shpesh i njohur vetëm nga ekspertët e industrisë: hollojeni shampon me ujë para se ta aplikoni!

Nëse vini re, në fakt, parukierët gjithmonë mbajnë ca kupa apo shishka, të paidentifikuara nga rrezet tona x për të zhbiruar çdo gjë në parukeri, afër vendit të larjes, kjo, për shkak se shampot e lëngshme që blejmë kanë një formulim super të koncentruar dhe një qëndrueshmëri shumë të dendur. Prandaj, hollimi i tyre nuk do të zvogëlojë absolutisht efektivitetin, por përkundrazi, do të na ndihmojë të shpërndajmë produktin në një mënyrë shumë më precize dhe më të lehtë në të gjithë skalpin e kokës.

Nëse e shihni të pakëndshme dhe të pavolitshme mbajtjen e një tasi në zonën e dushit, mund ta zëvendësoni atë me një shishe të dytë shampoje, padyshim bosh, në të cilën të përzieni shamponin dhe ujin për të krijuar një produkt më të lëngshëm, ndërsa jemi nën dush. Përzierja do të jetë kështu shumë më e lehtë dhe aplikimi, vetëm përfitues.  

I gjithë floku padyshim do të jetë më pak i stresuar dhe ne gjithashtu do të jemi në gjendje të kursejmë sasi të mëdha të produktit (sigurisht, edhe para), duke marrë parasysh që shumica prej nesh në të vërtetë përdorim shumë produkt në çdo aplikim.

Çfarë mendoni, a ta provojmë?

Flokë gri? Po, faleminderit! Ngjyra gri argjend e flokëve dhe sfumaturat e saj që po magjepsin gratë

Ndonjëherë mjafton një ndërmarrje e guximshme, një lëvizje femërore që flet me frikën e të gjithave dhe voilà, gjithçka mund të kthehet në trend.

E kemi fjalën për gratë e maturuara tashmë, maturimi moshor i të cilave shoqërohet me flokët natyral gri, të cilat shpesh përpiqemi menjëherë t’i mbulojmë, si për të mos rënë dakord me moshën që ecën në ne.

Por ja tek gratë morën guximin t’i prezantojnë flokët e tyre të thinjur ashtu natyral, pa u përpjekur t’i mbulojnë ato me ngjyra të tjera më rinore.

A u kthye grija në trend?

Duket se po, grija po bëhet trendi i fundit dhe të gjitha duan ta provojnë atë. Matësi më i mirë sot mbeten rrjetet sociale dhe në këto të fundit grey blending i ka magjepsur të gjitha, ashtu si sirenat magjepsëse të Odisesë.

JANE FONDA

Eksperienca femërore ka treguar se gratë kanë qenë të dyzuara para ngjyrës gri të flokëve, disa e deshën menjëherë dhe përgjithmonë, të tjerat e urryen dhe e mbuluan menjëherë. Por nëse do të duam të përfshijmë edhe të rinjtë në këtë diskutim, një eko nga e shkuara me flokë gri aromë gjysheje i ka mbetur të gjithëve e pashlyeshme.

Nga ana tjetër nëpër sallonet e bukurisë në modë kanë ardhur tashmë tendencat pranverore, nga titanium silver në shadowing.

Gratë e guximshme dhe trendi gri

Nga Jane Fonde deri te Carolina e Monakos dhe Letizia e Spanjës, gratë u rebeluan ndaj “normalitetit” të mbulimit me kimikate të flokëve të tyre. Dhe rezultatet erdhën sigurisht, flokët e grave të maturuara po marrin frymë lirisht nën shkëlqimin e argjendt të origjinalit.

Lëvizjes iu bashkuan edhe royal-ët, për të demonstruar se ajo magjepsja mbretërore si e përrallave nuk humbet, nëse një tufë flokësh e zbardhur shfaqet diku nëpër flokë. Kështu që, edhe Carolina e Monakos, edhe Letizia e Spanjës iu bashkuan grave që deshën rikthimin në normalitetin e vërtetë, duke e nxjerrë atë nga thonjëzat.

Carolina e Monakos

Pra duket se lëvizja kundër përsosmërisë ka përfshirë çdo element femëror dhe po bëhet më e thellë. Ja pra që ndonjëherë, një ngjyrë tepër e diskutueshme bën rrugë të mundimshme për të rishpikur veten: nga hiri në ngjyrën e hirtë, si sfinksi, rilindi edhe njëherë tendenca.

Siç thamë më lartë, pamë Jane Fonda dhe Helen Mirren dhe jo vetëm, të eksperimentonin me grinë e shkëlqyeshme dhe plot dritë, vitin e fundit.

Grey blending – transformimi që mori grija duke shfrytëzuar thinjat

Kalimi në grinë përfundimtare dhe uniforme nuk është aq i lehtë. Aq më tepër duke shfrytëzuar dorën që të jep thinja. Thinjat depozitohen më shumë në zonën e tëmthave dhe në pjesën e përparme, por mbrapa dhe gjatësitë janë ende në ngjyrat e shkuara.

Kështu që ka një sfidë që i përket parukerisë, për të shfrytëzuar diçka që e kanë, me finalizimin e rezultatit që duan. Duket si një ekuacion matematikor, por ekuacionet zgjidhen.

Ja pra se si lindi teknika Grey blending, e cila ka pasur rezultate të jashtëzakonshme vlerësimi në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Dhe jo rastësisht. Në bazë ka një lojë me sfumaturat, të aplikuara me të njëjtat kritere si balayage, çka lejon një tranzicion të butë, pa shkëputje të mëdha, por që në të njëjtën kohë mund t’i japë jetë edhe një pamjeje hibride.

Çfarë është balayage dhe efekti në flokët gri

Balayage është një teknikë dekolorimi, por që ndryshon thelbësisht nga teknikat e tjera, duke dhënë edhe një efekt totalisht natyral.

Teknika shfrytëzon efektin “puthja e diellit” dhe aplikimi bëhet në përputhje me formën e fytyrës dhe prerjes së flokëve sigurisht. Zakonisht e vendos parukieria se ku do të ndërhyjë me dekolorimin në mënyrë që t’i japi flokut dritën natyrale që do të përkthehet më pas në fytyrë.

Të kthehemi tek nuanca gri. Është e njëjta teknikë që po përdoret: ashtu si me çdo lloj tjetër balayage, për të arritur grey blending fillohet disa centimetra nga rrënja. Në flokë gri natyralë, për shembull, mund të përdoren pigmente të ftohtë argjendi dhe bionde akulli për t’i dhënë dritë sfumaturave natyrale, ndërsa rreth fytyrës zbatohen rregullat e hair contouring, të cilat zgjasin, shtrëngojnë, përsosin dhe mbushin formën ovale optike.

Pra, nëse dikur gjithçka bëhej për t’i mbuluar, tani është e kundërta: të vësh theksin te grija është një zgjedhje e zgjuar.

Si alternativë e grey blending, nga të rejat zgjidhet dekolorimi, për të provuar një ngjyrë choc. Vetëm se kjo nuk të shpëton dot nga takimet me parukieren, për shkak të rritjes së flokëve dhe daljes së rrënjëve natyrale.

Tre nuancat e trendit pranverë-verë 2021

Titanium silver

Një ngjyrë shumë e popullarizuar, të cilëm e pamë të parakalonte në koleksionet e pranverë-verë të propozuara nga sallonet. Titanium silver, për shembull, (çeliku i ndritshëm), të cili s’duhet t’ia ndajmë sytë, ka dalë mes trendeve në fund të vitit 2020, mbështetur edhe nga zgjedhja e Institutit Pantone, për t’u përqëndruar në Ultimate Grey për 2021-shin.

Nuanca është verbuese dhe moderne, sidomos në një prerje pixie të kujdesshme, dhe evokuon stabilitet dhe qëndrueshmëri, cilësi më shumë sesa të nevojshme për të përballuar sfidat e kësaj periudhe. Siç shihet në foton më sipwr, baluke e gjatë, anësoret e sfiluara dhe qafa e zbuluar, edhe pse jo shumë. Ky është demonstrimi i Titanium silver në pixie, një grua e lirë dhe e pavarur.

Shadowing në flokët gri

Edhe në këtë rast, mjeshtrat e parukerisë e vënë theksin te prerja e shkurtër pixie, për të bërë bashkë grinë me një prerje të rafinuar, gjallëruar me tonalitete të ndryshme të ngjyrës, falë teknikës shadowing. Kontraste të guximshme të sfumaturave.

Tufa më të errëta shfaqen aty ku nuk i pret, duke i dhënë dritë tufave të flokëve më të hapura, dhe i japin kështu dinamikë prerjes, por edhe më shumë efekt volumi.

Diferencat e tonaliteteve mund të modulohet sipas dëshirës së secilës prej nesh, në bazë të kontrasteve që duam të kemi. Nga e gjitha kjo duhet ta keni kuptuar se ato që quhen ngjyra të sheshta janë për momentin out, dhe kjo në emër të dinamizmit dhe sofistikimit.

Grija fumé apo tym

Ngjyra neutrale, të ndritshme dhe të ftohta që theksojnë pastërtinë dhe thelbin e prerjes: kjo është zgjedhja e ngjyrave, e cila ofron një palete fumé. Sfumaturat janë të pozicionuara dhe të krijuara në perimetrin dhe gjatësitë për t’i dhënë jetë një bjondeje, që ka tendencën e hirtë. Mundësitë e përshtatjes dhe personalizimit këtu janë të gjëra dhe lejojnë adaptimin e nuancave edhe për lëkurat më të errëta, për të cilat zakonisht përjashtohen disa nuanca.

Një rrënjë me ngjyrë më të thellë për shembull, mund të kombinohet shumë mirë me lojën chiaro-scuro (e çelët-e errët) përreth fytyrës, e bën tonalitetin më të përshtatshëm për lëkurat e çelëta me ton të ngrohtë. Më sipër grija fumé e kombinuar me bionden. Më bukur se kaq…!

Redaksia Vip

© të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pak bob, pak e gjatë… çfarë është Hime Cut, prerja trend e flokëve për 2021

Pak bob, pak e gjatë: hime cut është prerja më trendi e vitit 2021, e frymëzuar nga japonezët. Por kujdes, nuk i shkon gjithkujt: duhet të kesh flokë ultra të drejtë.

Tani e dimë me siguri. Hiti i prerjes së flokëve për 2021 do të ketë një emër: Hime cut.

Padyshim një prerje e veçantë, e cila mund të pëlqehet po aq sa të urrehet, por që me të vërtetë duket se është mbi çdo trend tjetër, sa i përket stilimit të flokëve.

Çfarë është Hime cut?

Pak model kasketë apo bob, pak i gjatë, hime cut ose hime katto, është një prerje flokësh me origjinë japoneze, që karakterizohet nga prania e një balukeje të shkurtër, e theksuar nga pjesa anësore e flokëve, të prera në lartësinë e faqeve ose pak më poshtë, ndërsa pjesa tjetër e flokëve nga mbrapa lihet qëllimisht e gjatë.

Lindi në oborrin imperial të periudhës Heian. Gjatë kësaj periudhe gratë duhet të mbanin flokë të gjata deri te supet dhe kjo quhej modeli amasogi, deri sa të mbushnin 20 vjeç, moshë në të cilën ishin të lejuara të prisnin flokët me një ceremoni të quajtur binsogi. Ndërthurja e të dy këtyre modeleve është ajo që sot quhet hime cut.

Modeli u bë popullor në vitet ’70 nëpërmjet një këngëtareje të njohur japoneze, Megumi Asaoka, dhe në ditët e sotme nëpërmjet grupit pop korean K-pop. Stili sigurisht që u fut dhe ndikoi edhe botën perëndimore.

Si bëhet Hime cut?

Sqarojmë edhe njëherë se kjo prerje flokësh qëndron shkëlqyeshëm në flokë tepër të drejta dhe për vajzat që janë të familjarizuara me furçën dhe tharësen e flokëve. Pra kërkon pak mundim për të qënë i përsosur.

Në flokët me onde ose kaçurrela, loja e volumeve, e cila është tipari kryesor i kësaj prerjeje, do të humbiste, pa harruar problemet e “mirëmbajtjes”.

Për ta arritur prerjen, flokët në pjesët anësore zakonisht priten në lartësinë e mjekrës, megjithëse gjatësia padyshim që mund të ndryshojë sipas shijeve personale (binsogi do të thotë “në lartësinë e veshëve”), ndërsa flokët prapa lihen të qetë dhe të gjatë. Për të siguruar një efekt edhe më të dukshëm, mund të vendosen edhe extension.

5 këshilla për Hime cut

Edhe pse flokët duhet të jenë të drejtë, për të arritur një hime cut të përsosur, nuk ka kufizime në gjatësi. Padyshim që efektet e marra janë të ndryshme, në varësi të faktit nëse keni flokë të gjatë, të mesëm, apo edhe të shkurtër.

1. Hime cut në flokë të gjatë

Padyshim që një hime cut në një bazë fillestare të gjatë krijon një kontrast më të madh mes tufave anësore e të përparme më të shkurtra dhe atyre të pasme, shumë më të gjata, dhe është look-u perfekt për të zbutur vijat e një fytyre me tipare të forta, trekëndëshe, duke zbutur edhe mollëzat.

2. Hime cut në flokë të mesëm

Për të dhënë më të mirën e saj, hime cut duhet të bëhet në flokë që arrijnë të paktën shpatullat, në mënyrë që ndryshimi midis gjatësive të jetë i dukshëm; kjo është arsyeja pse është prerja ideale për ata me flokë të mesëm.

3. Hime cut në flokë të shkurtër

Si mund të bëni një prerje hime edhe në flokë të shkurtër? Thjesht shkurtoni balluket, prisni tufat  anësore në të njëjtën gjatësi me një makinë dhe lini flokët pas pak më të gjatë. Për një pamje punk mund të guxoni edhe me tufa me ngjyra.

4. Baby doll hime

Një variant i prerjes klasike të hime është ky, ideal për ata me një fytyrë në formë vezake, në të cilën flokët në pjesën anësore nuk duhet të kalojnë mollëzat.

5. Një prerje e rregullt

Pikërisht sepse është plotësisht e përqendruar në lojën me volumin, hime cut ka nevojë për prerje të rregullta dhe vizitave të shpeshta në parukeri. Për më tepër, kush që nuk ka flokë të drejtë, mund të mbështetet te piastra ose trajtimet me keratinë, për të marrë një rezultat perfekt.

Si funksionon shampoja e thatë, por mbi të gjitha, a funksionon?

Kur ke pak kohë (ose dëshirë) për të larë flokët, shampoja e thatë është një alternativë e shkëlqyeshme. Kur e zbulova ndihesha e lumtur, sidomos kur ke flokë të yndyrshëm dhe kur të duhet orë e pa orë të kesh një performancë shumë të mirë, për shkak të takimeve të ndryshme të punës. Por a funksionon vërtet?

Larja shumë e shpeshtë dëmton flokët, dhe këtë tani e dinë të gjithë, por mbi të gjitha, nuk kemi gjithmonë kohën (ose dëshirën!) për të larë flokët; shampoja e thatë mund të tejkalojë mungesën e kohës ose përtacisë dhe të na japë një flokë gjithmonë të pastër dhe të rregullt, por jo të gjithë e dinë saktësisht se si ta përdorin atë.

Le të përpiqemi të kuptojmë diçka më shumë dhe të kuptojmë cilat janë disavantazhet e përdorimit të një shampo të thatë. Përveç kësaj, le të jetë “ilaçi i minutës së fundit” për ata që duan të freskojnë flokët e tyre.

Shampoja e thatë: si funksionon?

Për të përdorur mirë shampon e thatë, duhet të merren parasysh disa masa të vogla paraprake. Para së gjithash, duhet të sprucohet rreth 30 cm larg nga flokët, të cilat më pas duhet të tunden me duar ose me ajrin e ftohtë të një tharëseje. Ndërkaq, nëse përdorni një produkt pluhur, atëherë do të duhet ta shpërhapni atë pranë kokës dhe më pas ta fërkoni me gishta.

Padyshim që nuk duhet ta teprojmë me produktin, pasi përdorimi i tepërt mund të çojë në krijimin e një pluhuri të bardhë në lëkurën e kokës, lehtësisht i lëvizshëm me furçë, por kaq i pakëndshëm; shampoja e thatë duhet të vendoset në rrënjë, duke shmangur majat, dhe pas aplikimit flokët duhet të masazhohen siç duhet me mollëzat e gishtave, por vetëm pasi ta keni lënë “të pushojë” për disa minuta.

Përfitimet e përdorimit të shampos së thatë

Përdorimi i shampos së thatë mund të sjellë disa përparësi, duke qenë një produkt shumë i rehatshëm, i cili nuk kërkon humbje të madhe kohe për t’u përdorur. Ndër avantazhet e ndryshme që mund të rrjedhin nga përdorimi i këtij produkti:

-është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve;

-ndihmon për t’i dhënë më shumë volum rrënjës, duke hequr efektin e flokut të ngjitur që zakonisht jep një flokë që nuk është i freskët nga larja

-është shumë e dobishme, sepse është praktike për udhëtime ose për t’u mbajtur në çantë;

-ka erë të këndshme, përveç faktit që heq atë shkëlqimin e padëshiruar që krijon prania e yndyrës.

Po kur dëmton shampoja e thatë?

Megjithëse ka shumë përparësi, me shampon e thatë nuk duhet të abuzohet, veçanërisht pasi përdorimi pa kriter i produktit mund ta bëjë lëkurën e kokës të thatë, duke kontribuar në formimin e zbokthit.

Për më tepër, përdorimi i saj pa kriter çon në aktivizimin e gjëndrave dhjamore, të cilat prodhojnë edhe më shumë yndyrë, për të kompensuar thatësinë, duke favorizuar kështu zhvillimin e një lloji tepër të bezdisshëm dermatiti. Përveç kësaj, flokët në plan afatgjatë kthehen në të fikur dhe pa jetë.

Shampo e thatë në kushte shtëpie

Nëse nuk doni të përdorni produkte industriale, mund të bëni një shampo të thatë në shtëpi, me shumë pak përbërës që gjenden lehtësisht. Kjo është “receta” për të krijuar shampon tuaj të thatë:

dy lugë çaji sodë buke;

një lugë çaji niseshte misri (ose niseshte orizi);

një lugë çaji kakao të hidhur;

pika vaji esencial sipas dëshirës suaj.

Soda e bukës është në gjendje të thithë sebumin, ndërsa niseshtja e misrit i thanë dhe zbut flokët; kakaoja i jep ngjyrën shampos së thatë (më mirë e hidhur pasi është më pak e yndyrshme), ndërsa vajrat ndihmojnë në parfumimin e produktit.

Për ta përgatitur atë, gjithçka që duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një tas. Preferohet përdorimi i vajrave esencialë që kryejnë një veprim antiseptik ose anti-yndyrosës, të tilla si vaji i pemës së çajit, livandoja ose vaji esencial i limonit, duke ju kujtuar se mund edhe t’i kombinoni, për sa kohë nuk tejkalohen dymbëdhjetë ose trembëdhjetë pika.

Me vijë në mes apo në anë, debati për flokët është i hapur në Tik Tok

Si duhen ndarë flokët, me vijë në mes apo në anë? Nuk është më një pyetje e thjeshtë estetike, por është bërë pyetje brezash. Millennials-at priren nga ndarja në anë, Gen Z për atë në mes. Dhe në TikTok është ndezur debati

Flokët me vijë qendrorë apo anësorë? Gen Z apo Millennials? Mund të duken si dy diskutime pa pikë të përbashkëte, por nuk janë. Për temën e flokëve, debati i fundit i hapur në TikTok ka të bëjë pikërisht me ndarjen e flokëve. Në fakt, duket se një Millennials mund të njihet nga ndarja anësore dhe një Gen Z nga ajo në mes. Po a është e vërtetë?

Ndarja e flokëve, çështja në TikTok

Çështja e lashtë u raportua nga The Cut, pasi doli në TikTok nga përdoruesi @ Lady-Gleep, nuk është e nevojshme të thuhet nga gjenerata Z, që deklaroi se vija e flokëve është çështje brezash: “Më thoni nëse jam gabim, por unë mendoj se nuk ka një person të vetëm me vijë në anë, që nuk do të dukej mirë me atë në mes”.

Dhe menjëherë shumë Millennials u përgjigjën me hezitim, duke ndezur debatin. Si rezultat, lindi edhe #middlepartechallenge

Në mes apo në anë, si duhet t’i mbajmë flokët?

Por pse gjenerata Z e ka këtë predikim për vijën në mes, ndërkohë që  konsiderohet “e vjetër” nga Millennials?

Së pari, e gjitha është çështje e “parë tashmë”: Millennials-ët e kanë përdorur atë shpesh gjatë fëmijërisë, në vitet ’90, kur kjo ndarje ishte kthyer në modë nga vitet ’70, dhe para kësaj ishte parë që në vitet ‘20 dhe madje edhe në epokën viktoriane. Kështu që për ta është si të thuash “e çfarë pastaj, ne kemi kaluar nëpër këtë kohë, asgjë e re”.

Së dyti, është gjithashtu një çështje e perceptimit të vetvetes: brezi i ri po provon të jetë me të vërtetë në paqe me vetveten, duke pranuar pikat e forta dhe të dobëta të trupit të tyre, e fundit sipas kohës është beteja kundër rrathëve të errët dhe të fryrë, që sipas tyre nuk duhet të fshihet më, por përkundrazi. Nga ana tjetër, Millennials kanë një pamje të ndryshme për veten e tyre, ata janë rritur duke u përpjekur të mbulojnë defektet.

Si të zgjidhni vijën tuaj të flokëve?

Sidoqoftë, është fakt se një vijë ndarëse shkon në bazë të llojit fytyrës dhe të flokëve. Vija në mes është akoma shumë e famshme për shkak të zhdërvjelltësisë së saj. Është shumë e thjeshtë për ta bërë atë dhe madje edhe më e lehtë për ta mbajtur, pasi është e adaptueshme për të gjitha flokët: kaçurrela, të drejta, të shkurtra, të gjata. Pastaj është komode për njerëzit që kanë zakonin t’i prekin flokët me duar dukr i hedhur për sipër. Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se, po ta lidhim me proporcione dhe simetri, linja qendrore nxjerr në pah fytyrën edhe më shumë. Duke mos e “errësuar atë”, siç ndodh në fakt me vijën anësore.

Kjo është arsyeja pse, veçanërisht për fytyrat këndore, vija anësore është më e përshtatshme. Nga ana tjetër, është ideale për fytyrat e rrumbullakëta ose linjat katrore, sepse tenton t’i zgjasë, duke u dhënë më shumë impuls.

Vija anësore ndërkohë, ofron një zgjidhje më pak të prerë dhe vendimtare për fytyrat me tipare këndore. Zbut konturet e fytyrës, duke “shtrënguar” tëmpthat. Kur “ekzagjerohet”, domethënë, ndahet edhe më larg vijës qendrore, gjeneron një efekt mbushjeje në fytyrat drejtkëndëshe dhe të zgjatura. Këto të fundit, ndryshe nga fytyrat e rrumbullakëta ose katrore, kanë nevojë për horizontalitet. Sidoqoftë, mbetet shumë e këndshme, nëse i shtoni vëllim kupës së kokës dhe flokëve në përgjithësi, krijoni një pamje elegante, si një diva e viteve ‘40.

Të paktën kështu mendojnë ekspertët. Sipas nesh, ndajeni nga të doni, për më tepër njeriut i pëlqen ndryshimi, kështu qe, ç’rëndësi ka nga e vë festen, na falni, nga e ndan flokun?!

8 maska flokësh të përgatitura në kushte shtëpie

Maskat janë një produkt themelor për kujdesin e flokëve tanë: një ilaç i vërtetë për të shpëtuar flokët! Por si të zgjidhni të duhurin? Si ta përgatisim atë? Të gjitha këshillat se si të krijoni maska ​të bëra vetë, të përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve.

Një udhëzues se si të krijoni maska ​​flokësh me të vërtetë profesionale “bëji vetë”. Ka shumë produkte që mund të përdorni për të krijuar maska ​​flokësh në kushte shtëpiake: ne tani do t’ju ofrojmë tetë metoda të ndryshme për të gjitha llojet e flokëve!

Maska për flokë në kushte shtëpie

Këtu është një koleksion i pasur i maskave të flokëve të të gjitha llojeve (të drejtë, kaçurrelë, të dredhur, të stresuar, të lyer etj.). Do t’ju ndihmojnë të kujdeseni për flokët tuaj, të thjeshta dhe efektive që përgatiten direkt në shtëpi.

Maskë për flokë të dëmtuar

Lini dy lugë tërshëre të zhytyra për rreth një orë në një enë që përmban qumësht të nxehtë. Filtroni gjithçka. Lëreni të ftohet, aplikojeni në flokë dhe lëreni për një çerek ore. Shpëlajeni plotësisht me shampo neutrale të holluar mirë në ujë. Flokët do të jenë më të fortë që nga aplikimi i parë.

Maskë për flokë të brishtë

Përzieni një kavanoz të vogël me kos me një lugë mjaltë, përhapeni në mënyrë të barabartë në të gjithë gjatësinë e flokëve, mbështilleni me qese ushqimore dhe lëreni për rreth një orë. Shpëlajeni dhe lani me një shampo forcuese. Efekti përfundimtar do të jetë flokë të bukura dhe të fortë.

Maskë ushqyese flokësh

Përzieni dy lugë bajame pluhur me dy lugë vaj bajameje të ëmbël. Shpërndani përzierjen në flokë nga baza në funde, duke i mbështjellë ato në qese transparente dhe mbuloni gjithçka me një peshqir të ngrohtë. Prisni gjysmë ore para se të laheni me një shampo ushqyese.

Maskë për flokë të thatë

Vaji i ullirit ekstra i virgjër siguron shkëlqim dhe butësi të flokëve. Kështu që është mirë, një herë në muaj ose çdo dy javë, të masazhoni disa pika në flokë të thatë, përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. Lëreni të veprojë brenda natës dhe lajeni me kujdes. Flokët tuaj do të jenë me një shkëlqim unik.

Maskë për flokë të trajtuar

Përgatitni një krem ​​me tre lugë mjaltë dhe tre lugë ujë të ngrohtë, shpërndajeni në mënyrë të barabartë mbi flokë dhe prisni një orë para se të laheni me një shampo të butë. Për të ruajtur aromën, zgjidhni një shampo me mjaltë. Pas këtij trajtimi, flokët do të jenë aq të bukur, sa edhe natyralë.

Maskë për flokë “pa jetë”

Nëse keni problemin e flokëve të thatë dhe “pa jetë”, limoni është shumë i dobishëm për zbutjen dhe ushqimin e flokëve. Hidhni gjysmën e një limoni të shtrydhur në ujin e shpëlarjes dhe lajini. Përsëriteni aplikacionin disa herë. Rezultati është flokë me shkëlqim dhe jetë!

Maskë për të pasur flokë të artë

Ky ilaç është shumë i lashtë, gjithmonë i dobishëm dhe efektiv për ata që duan të kenë flokë bjondë si ari. Lag flokët me birrë, masazhoni përgjatë gjithë gjatësisë dhe lërini të veprojnë për dhjetë minuta. Lani me një shampo të përshtatshme për flokë të verdhë dhe me reflektime të lehta.

Maska e flokëve gështenjë – ringjallni reflekset

Zieni një grusht gjethe panje për një çerek ore, lëreni për një orë dhe më pas filtrojeni. Shtoni dy lugë gjelle uthull molle në ujin me gjethe panje dhe përdorni ujin vetëm në shpëlarjen e fundit. Ky trajtim do të nxjerrë në pah ngjyrën natyrale gështenjë.

4 aksesorët që do të lulëzojnë flokët tuaja këtë pranverë!

Përveçse janë trende sezonale, aksesorët e flokëve janë mënyra më e mirë për të zbukuruar dhe për ta bërë unike edhe prerjen më të thjeshtë. Më të dëshiruarat për pranverën 2021? Kapëse Bijoux, shirita koke të rrumbullakosur dhe harqe

Të ndara midis viteve ‘80/’90 dhe epokës së Regency, aksesorët e flokëve 2021 ju bëjnë të dëshironi të luani me flokët tuaj, duke i pasuruar, thurur dhe zbukuruar ato. Të shquara mirë në pasarela, por edhe në profilet sociale të personave të famshëm, janë këto detajet që “ia ngrenë moralin” edhe modeleve disi të mërzitshme të flokëve. Midis gjërave të domosdoshme të verës, kapëse dhe shufra, perla, gurë dhe shirita e rrathë të butë, një stil liceistesh.

1. Karficat bizhu

Të thjeshta, por efektive, karficat bizhu, por edhe me ngjyra, janë rishfaqur, pas viteve ‘90, kur goditën në zemër të gjitha vajzat, që tani janë gra, të cilat u rritën me seritë televizive si Streghe dhe Beverly Hills, gati për t’i vendosur përsëri. Ikonike dhe simbol i një epoke, sot karficat e flokëve janë përsëri në qendër të vëmendjes, duke u bërë një nga aksesorët e flokëve të pranverë-verë 2021.

Tashmë të ekspozuara në flokët e disa nga it girl si Chiara Ferragni dhe Lucy Hale, klipet i japin një prekje të çmuar dhe ngjyre edhe bishtit më të thjeshtë në majë të kokës. Ideale për çdo ditë, ato janë gjithashtu një truk i shkëlqyer për të luftuar “flokët në ditë të keqe” dhe janë zgjedhje e përsosur edhe për video-telefonatat. 

2. Rrethi i rrumbullakosur i kokës

Trendi nisi nga Prada në 2019, dhe vazhdon të jetë edhe sot domosdoshmëri. Edhe pse është ndër aksesorët më të dëshiruar dhe të blerë të flokëve 2021, ka rregulla për ta vendosur deri në përsosmëri.

E para: rrethi i fryrë i kokës është perfekt nëse dëshironi të luani me kontraste kromatike dhe materialet. Për bjondet platin, një model në velvet të zezë është ideale, ndërsa në flokë kafe dhe të kuq, kontrasti është i pazëvendësueshëm në një blu të theksuar, ndoshta në saten.

Rregulli numër 2, kushtojini vëmendje edhe shtatit: shiriti i kokës së rrumbullakosur është në të vërtetë i mirë, nëse jeni veçanërisht e gjatë, ndërsa të imtat mund të zgjedhin modele më pak të trasha dhe materiale më të hollë. Sa i përket ngjyrave, drita jeshile për kreativitetin, luani me ngjyrat, por me elegancë dhe maturi.

3. Scrunchie, kapëse flokësh në stilin e viteve 80-të

Një kthim i shkëlqyeshëm midis aksesorëve të flokëve në pranverë-verën 2021 edhe për scrunchie, të njohur edhe thjesht si një kapëse për flokët bisht. Me një pamje të lakuar dhe të butë, ato janë shumë më tepër sesa llastikët, janë detajet e vërtetë të stilit. Shumë të dashur në versionin e tyre prej kadifeje, ato janë ideale për sezonin e pranverës dhe menjëherë i japin hairstyle-it një joshje vintazh.

E përsosur për ata që duan të mbajnë flokët lart, scrunchies nuk shtrëngohen shumë, duke shmangur kështu nyjet dhe flokët e djegur. Cilat modele flokësh janë më të përshtatshme? Ato më të thjeshta si bishti i lartë, topuzi i çrregullt etj.

4. Gurë, diamante dhe perlat nga e kaluara

Direkt nga seti i Bridgerton, i cili tani ka bërë namin në Netflix, dhe nga epoka e Regency, gurët, teminat, perlat, gërshetat dhe endjet e flokëve rreth aksesorëve janë tendenca për pranverë-verën 2021. Mënyrë romantike dhe oborri mbretëror që, nëse do të dini ta miksoni dhe t’i gjeni dozat e duhura, do të japë hijeshi dhe përsosje edhe për flokët më bashkëkohorë.

Këshillë shtesë: cilindo aksesor flokësh të zgjidhni, vaji i arganit është perfekt për të gjallëruar dhe rregulluar flokët. Kjo konfirmohet gjithashtu nga Marc Pilcher, hair-stilist i Bridgerton, i cili përdori këta përbërës natyralë për të ushqyer, lagështuar dhe luftuar efektin “ashpërsi”, në mënyrë që flokët të bëhen më të lehtë për t’u krehur.

Pra a jeni gati për një flokë tip Daphne Bridgerton?