Benetton i bashkohet nismës solidarë të industrisë së modës

Pavarësisht ditëve të errëta që po jetojmë industria e modës vazhdon të ndihmojë në përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Pas donacioneve dhe projekteve të shtëpive të tjera të modës, tashmë edhe Benetton ka vendosur t’iu bashkohet këtyre të fundit.

Familja Benetton ka vendosur të dhurojë tre milionë euro për të mbështetur projektet si dhe nevojat urgjente të katër institucioneve spitalore, në Itali. Paratë do të shkojnë për katër spitale në, Treviso, Milano, dhe Romë.

Një gjest ky për t’u vlerësuar, bashkuar edhe me veprimet e shtëpive të tjera të modës.

Më herët Gucci ka bërë me dije se ka gati afro një milion maska për rajonin e Toskanës në Itali, si dhe është gati të realizojë edhe 55 mijë kostume të posaçme, sapo të marrë lejë nga autoritetet.

Maska po prodhohen edhe në fabrikat e Balenciagës si dhe të Yves Saint Laurent gjithmonë duke respektuar rregullat e emergjencës sanitare.

Prada nga ana tjetër i është përgjigjur kërkesës së Toskanës dhe ka vendosur të realizojë 80 mijë këmisha mbrojtëse për mjekët si dhe 110 mijë maska, të cilat mendohet se do të realizohen në kohë rekord.

Për të paduruarit, si t’i lyeni flokët pa dëme në shtëpi

E dimë, parukieret janë pushim dhe ju ka dalë rrënja e flokëve, duhet t’i lyeni por si, kur, ku? Mos u shqetësoni mund t’i lyeni flokët në shtëpi, nëse jeni të paduruar sigurisht.

Çfarë të keni kujdes

Kur të zgjidhni një bojë flokësh mos anashkaloni alergjitë e mundshme. Para se ta aplikoni një sasi të vogël boje fillimisht në qafë, nëse nuk ndodh gjë vazhdoni me procedurën, nëse fillon t’ju skuqet pjesa ku keni vendosur bojën thjesht harrojeni si ide.

Gjatë lyerjes së flokëve duhet të mbroni lëkurën, kështu që mos harroni të vendosni barriera në ballë, tek veshët dhe tek sytë, kështu do të evitoni dhe njollat.

Është shumë e rëndësishme që të respektoni edhe kohën gjatë të cilës duhet të mbani bojën në flokët tuaj. Tejkalimi i kësaj kohe nuk do ta bëjë ngjyrën të duket më e bukur, por thjesht do të dëmtojë flokët tuaja.

 Nëse keni vendosur të merrni riskun e madh të dekolorimit të flokëve në shtëpi, (ju lutem mos e bëni) duhet të keni parasysh se ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq, por nëse e keni ndarë mendjen, po u ndihmojmë

  1. Mos filloni kurrë nga rrënja drejt majave të flokut, zona e skalpit nxehet shpejt dhe dekoloranti vepron më shpejt në rrënjë, kështu që këtë zonë të flokëve këshillohet ta lyheni në fund.
  2. Matni me saktësi maksimale përzierjen e pluhurit të dekolorantit dhe holluesin e bojës.
  3. Mos përdorni kurrë hollues me volum 40 në shtëpi.
  4. Ndani flokët në seksione të vogla që lyerja të jetë e njëtrajtshme.
  5. Përdorni toner, pas dekolorimit. (nëse nuk dëshironi të dukeni si zog pule)
  6. Thjesht duroni edhe pak, sa të hapen parukeritë

Meqë po rrini në shtëpi, po u sugjerojmë disa maska për fytyrën

Nëse jeni mërzitur dhe mendoni se nuk keni çfarë të jepni më në shtëpi dhe doni të eliminoni veten nga sfida e karantinës, uluni në divan, ose në kolltuk dhe hidhini një sy këtyre maskave të fytyrës  që mund t’i bëni në kushte shtëpie, tani që keni kohë dhe që po qëndroni në shtëpi.

Maskë për pjesën e syve

Qëndrimi i stërgjatë në shtëpi, për shumë ditë nuk është i shëndetshëm as për pjesën rreth syve, duke qenë se është edhe pjesa më delikate e fytyrës. Duke qenë se nuk keni kontakt me diellin dhe ajrin, kjo zonë e lëkurës mund të duket jo shumë mirë këto kohë. Për të rregulluar këtë problem të vogël që mund të keni mjafton të përzieni një lugë argjilë të kuqe, një lugë uje si dhe një lugë vaj kokosi, ose vaj bajame. Me një furçë lyeni pjesën rreth syve dhe lëreni për 15 minuta, më pas hiqni maskën me pak pambuk dhe në fund aplikoni krem hidratues.

Maska për pikat e zeza

Nëse ke lëkurë mikse, ose të yndyrshme duhet ta dish tashmë se sa të bezdisshme janë pikat e zeza. Për t’i thënë lamtumirë, të paktën për pak kohë do t’ju duhen këto përbërs. Përzieni dy lugë me kos natyral, pak majdanoz dhe gjysmë kastraveci. Përziejini mirë ingredientët derisa të krijohet një formë e lëngshme dhe pasi të keni larë fytyrën shpërndajeni masën në gjithë sipërfaqen e saj. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni.

Maskë për lëkurën e thatë

Aleati juaj në këtë rast është mjalti i cili bashkohet me dy lugë kanellë dhe shërben për të  hequr të gjitha papastërtitë nga fytyra juaj. Përzieni mirë një lugë mjaltë me dy lugë kafeje kanellë dhe aplikojeni në fytyrë pa harruar edhe zonat periferike të saj. Lëreni për 10 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Si të dukesh si yll hollywood-i me robdishan

Robdishani është protagonist në disa prej skenave më të dashura të kinemasë. Nga Merlin Monroe, tek Audrey Hepburn e Sophia Loren kanë qenë të shumta divat e kinemasë botërore që kanë xhiruar skena duke mbajtur veshur një të tillë.

Kështu pra, le të bëjmë dhe ne si divat e kinemasë dhe t’i japim klasikut robdishan vendin që meriton. Në fakt robdishani i bardhë prej kohësh është lidhur  me feminilitetin, stilin dhe hijeshinë. Një fakt që mund të vërtetohet edhe nga interpretimi i Julia Roberts në filmin Pretty Woman.

Të gjithë e kujtojmë këtë film, jo vetëm për veshjet e shkëlqyera, por edhe për skenat ku Vivian shfaqet nudo në Beverly Wilshire Hotel, me pak fjalë edhe një robdishan i thjeshtë mund të hyjë në tendencat e modës.

Pse vitamina C bën mrekulli për lëkurën tuaj

Është pothuajse e pamundur të gabosh kur vjen puna tek konsumimi i vitaminës C : ti mund të ushqehesh me të, ta pish atë dhe nëse nuk keni alergji, aplikojeni atë në lëkurën tuaj. Njerëzit në rrjetet sociale janë duke folur për këtë dhe efektet e saj në lëkurë janë të mrekullueshme. Nga aknet tek njollat , vitamina C nënkupton kurim dhe pasi të mësosh më shumë rreth saj , ti nuk do mund të jetosh më asnjë ditë pa të!

     Ajo rigjeneron qelizat.

Para të gjithave, studimet shkencore tregojnë që vitamina C është një antioksidant potent që do të thotë se luan një rol aktiv në procesin e rigjenerimit të qelizave të dëmtuara. Gjatë një diete të shëndetshme, kur e aplikon direkt në lëkurë, ajo nxiton procesin për një  shërim më të shpejtë.

  Bllokon elementet e padëshiruara.

Nëse një dietë e pasur më antioksidantë lufton radikalet e lira për sistemin imunitar, vitamina C bën të njëjtën gjë për lëkurën tuaj. Ajo përthithet shpejt nga lëkura dhe bllokon efektet e dëmshme të rrezeve ultraviolet dhe ndotjes së ajrit, sipas studimeve.

 Ndihmon të trajtosh aknet.

Sipas studimeve, vitamina C parandalon inflamacionin, i cili ndihmon në shërimin e plagëve dhe zbut skuqjen. Vitamina ka shumë përqindje acidi dhe kur e aplikon direkt në lëkurë, ajo do të shkaktojë prodhimin e kolagjenit.

Redukton efektin e plakjes.

Ndërsa jemi në temën e kolagjenit, le të mos harrojmë ndikimin e saj në tendosjen e lëkurës. Dihet që sa më shpejt ta përfshini serumin e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme për lëkurën, rezultatet më të mira do t’i merrni në planin afatgjatë.

  Trajton njollat.

Vitamina C është e njohur për kufizimin e prodhimit të melaninës e cila shkakton njolla të errëta dhe hiperpigmentimin. Është gjithashtu efikas në heqjen e rrathëve poshtë syve nëse përdoret rregullisht.

 Hidraton lëkurën.

Lëkura juaj humbet lagështinë e saj gjatë ditës. Dhe rezultatet tregojnë se fosfati i magnezit askorbyl, një derivat i vitaminës C, luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e lagështisë në lëkurën tuaj. Plus, duhet të mbani mend që të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë për të ndihmuar që lëkura të duket më e bukur.

Hile për t’u veshur sipas formës së këmbëve

Trendet mund të na tundojnë sidomos kur vjen fjala tek veshja, mirëpo jo çdokujt i shkon çdo gjë. Sot do të flasim për këmbët dhe format e tyre, si dhe për veshjet që duhet të vishni për t’i berë të duken sa më mirë.

Nëse keni këmbë të holla
Shumë gra ëndërrojnë të kenë këmbë të holla, por shpesh herë duhet edhe që të balancojmë pjesën e sipërme dhe pjesën e poshtme të trupit, gjithsesi mos u shqetësoni kemi disa këshilla për ju.
Shmangni takat e trasha, pasi do të duken jashtëzakonisht të mëdha për këmbët tuaja.
Zgjidhni taka me majë të rrumbullakët, pasi takat me majë do t’i bëjnë këmbët tuaja të duken shumë të mëdha.
Nëse keni gjunjë të dalë, ose këmbë shumë të  bardha
Vishni funde që i mbulojnë gjunjët
Shmangni fundet e shkurtër dhe veshjet me shumë detaje
Shmangni këpucët në ngjyrë të errët nëse këmbët tuaja janë shumë të zbehta.
Nëse dëshironi që këmbët tuaja të duken më të gjata
Shmangni çizmet e shkurtra, pasi ato presin këmbën tuaj tek kyçi dhe e bëjnë të duket më e shkurtër.
Nëse vishni funde, apo fustane pa geta zgjidhni këpucë ngjyrë nude, pasi ato do të krijojnë një lloj linje në vazhdimësi të këmbës suaj.
Vishni pantallona dhe fundje me prerje  të lartë.

Industria e modës i bashkohet luftës kundër Covid-19

Edhe industria e modës ka zbritur në fushë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ata janë angazhuar jo vetëm duke dhuruar donacione për kauzën, por kanë marrë masa konkrete me prodhimin e maskave të domosdoshme për ata që punojnë në vijën e parë të betejës me virusin.

Gucci ka bërë me dije se ka gati afro një milion maska për rajonin e Toskanës në Itali, si dhe është gati të realizojë edhe 55 mijë kostume të posaçme, sapo të marrë lejë nga autoritetet.

Maska po prodhohen edhe në fabrikat e Balenciagës si dhe të Yves Saint Laurent gjithmonë duke respektuar rregullat e emergjencës sanitare.

Ndërsa objektivi është që të prodhohen 3 milion maska, të cilat do të shkojnë për spitalet në Francë.

Prada nga ana tjetër i është përgjigjur kërkesës së Toskanës dhe ka vendosur të realizojë 80 mijë këmisha mbrojtëse për mjekët si dhe 110 mijë maska, të cilat mendohet se do të realizohen në kohë rekord, prodhimi i tyre ka filluar më 18 mars dhe do të përfundojë në 6 prill.

Pesë këshilla grimi për gratë e moshës mbi 40-vjeç

Keni kaq kohë që po përdorni produkte makeup-i, por së fundmi keni vënë re që produktet nuk po funksionojnë si më parë? Këtu keni disa këshilla mbi përdorimin e makup-it që do t’ju bëjnë të dukeni më të reja.

1. Kujdesuni për lëkurën

Investoni në produkte, të cilat do ta  bëjnë lëkurën tuaj të qëndroje e hidratuar dhe e tërhequr. Periudha e të 40-tave shoqërohet me një sërë ndryshimesh në lëkurë kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Rekomandojmë përdorimin e serumeve me vitaminë të mirë C,  patjetër edhe një krem kundër diellit.

2. Përdorni fondatinë të lëngshme

Me kalimin e viteve lëkura bëhet më e thatë, prandaj rekomandojmë përdorimin e fondatintës likuide për një pamje natyrale , për të mos nxjerrë në pah linjat më te thella të fytyrës, rreth ballit, syve etj..

Për një pamje sa më të njëtrajtshme , për përhapje zgjidhni një furçe të butë .

3. Mos harroni blush-in

Përdorimi i blush në rutinën e makeup i jep fytyrës një ndriçim të menjëhershëm. Bëni kujdes në përhapjen e blush-it , në mollëzat e fytyrës . Në veçanti rekomandojmë tonet e pjeshkës për një look natyral.

4. Eksperimentoni me sytë

Për tu dukur sa më të çlodhura, në sy përdorni tone të ngrohta mat. Gjithashtu kthimi i qerpikëve do t’ju ndihmojë ti jepni syve ndriçimin dhe theksin e duhur .

5. Tregoni kujdesin e duhur edhe ndaj vetullave

Vetullat kane tendencë të bëhen më të holla veçanërisht ne skajet e tyre, me kalimin e viteve. Për këtë sugjerojmë t’i mbushni ato me një laps që përshtatet edhe me ngjyrën e flokëve tuaja. Për një pamje sa më të qartë të vetullave , përfundoni duke i krehur me furçën përkatëse .

Dua Lipa sjell koleksionin pranverë-verë, në bashkëpunim me markën e njohur

Pas suksesit të koleksionit të parë Dua Lipa dhe  Pepe Jeans London  kanë lançuar edhe një koleksion të dytë, spektakolar për sezonin pranverë-verë 2020. Të frymëzuar nga moda e viteve 80′,90′ dhe dielli i Los Angeles ata kanë sjellë krijime të ndërtuara mbi veshjet ikonë të atyre viteve, xhinsi Denim.

Materiali që ka hyrë në histori është pjesë thelbësore e historisë së markës. Kjo vërtetohet edhe nga pika ku starton koleksioni, xhinset me ngjyra, që u zbuluan paraprakisht në videoklipin e këngës Physical të Dua Lipës. Në koleksion nuk mungojnë as xhaketat, fundet, si dhe pantallonat e shkurtra.

Koleksioni është pasuruar edhe me xhaketa oversize, me bluza të shkurtra, si dhe me minifunde me detaje në ngjyrë metali. Të gjitha këto veshje janë përdorur edhe për albumin Future Nostalgia, që pritet të hidhet në treg në 3 prill, nga Dua Lipa.

Fushata Balenciaga, modelet sfilojnë nën shi

Çdo vit Balenciaga sjell në pasarelë elemente të cilat bëjnë të mbahet mend gjatë. Edhe kësaj here, gjatë prezantimit të koleksionit Vjeshtë-Dimër 2020, shtëpia e njohur e modës, veproi njëlloj.

Të ftuarit për të ndjekur sfilatën u futën në një dhomë e cila të jepte iluzionin e një ambienti të përmbytur. Më pas në pasarelë u shfaqën modelet që ishin veshur me veshje totalisht të zeza me forma e silueta të ndryshme. 

Në tavanin e sallës ku u bë sfilata projektoheshin shpesh herë elemente të ndryshme të natyrës si uji, që simbolikisht sillej me ngjyrën blu dhe e kuqja, që simbolizonte zjarret. Të tilla gjetje janë përdorur edhe për të treguar gjendjen aktuale të planetit. Në fakt edhe skena e mbushur me ujë, nuk ishte thjesht një efekt i bukur vizual, ishte një qendrim për keqpërdorimin e planetit nga njerëzit dhe jo vetëm.

Sa i përket koleksionit në fjalë, Gvasalia solli në pasarelë kostume dhe pallto me forma të ekzagjeruara  të shpatullave. Nga ana tjetër në pasarelë u prezantuan edhe veshje që tregonin siluetën e modeleve, si dhe veshje sportive, apo modele lëkure, dhe veshje me ngjyra të ndezura.