Nashi Argan bën bashkë blogerët

Në datën 26 shkurt 2020, Nashi Argan lancioi linjën e saj të re të produkteve profesionale për kujdesin e flokëve.

Nashi Argan është krijuar në vitin 2010 dhe është një linjë produktesh profesionale për flokët, e prodhuar për të përmbushur nevojat e kujdesit të përditshëm, thjesht dhe në mënyrë efektive.

Formulat e tij janë pasuruar me kombinime të çmuara të elementeve natyrale organike (vajrat e certifikuar Argan, Spinosa, Kernel dhe vajrat e linit), që i bëjnë flokët si mëndafshi.

Eventi u organizua te Padam Butique Hotel dhe ishin të ftuar emra të njohur të showbizit, blogerë të njohur shqiptarë etj.

Atmosfera e mbrëmjes dhe produkteve të sapo prezantuara sillet edhe në fotot që do të publikojmë më poshtë.

Digjet dordoleci në Gjirokastër, qyteti i kalldrëmtë rifeston karnavalet

Hera e parë kur janë bërë karnavalet në Gjirokastër, ka qenë viti 1905. Nga kjo periudhë mbërrijnë edhe fotografi të cilat vërtetojnë nga ana historike, zhvillimin e eventit shumë qytetar për kohën. Më tej kjo traditë u zbeh, për t’u shuar fare.

Këtë vit, organizuar nga Bashkia e qytetit, u rikthyen karavalet në qytetin e kalldrëmeve të gurta dhe me ç’bëhet e ditur, është një organizim i cili pretendon t’i kthejë historinë e munguar qytetit, por për më tepër, të thithë edhe më shumë turistë. Dy ditë zgjatën karnavalet e Gjirokastrës dhe kulmuan me djegien e dordolecit, si simbolikë e së keqes dhe kthimi i mirësisë në qytet. Tradita e do që kjo festë t’i paraprijë këmbimit të stinëve.

Fëmijët e shkollave të qytetit i dhanë ngjyra feste rrugëve të qyetetit të kalasë.

Festimet e këtij viti edhe pse u dukën paksa të drojtura, nëse vëmë re maskat e pakta, si çdo gjë që sillet për herë të parë mbas shumë kohe, sigurisht që do të gjejë rrugën tradicionale të simotrave të veta në vendet e tjera që nuk e kanë shuar kurrë.

Vlen të përmendim se karnavalet janë festuar historikisht në Korçë, (të gjithë e dimë se ky qytet thirret edhe si qyteti i karnavaleve), por edhe në Shkodër.

Vip revista

Takim mes poetëve shqiptarë në Ambasadën Suedeze

Sot u zhvillua takimi mes poetëve, i organizuar nga ambasada suedeze në Tiranë, nën përkujdesjen e ambasadores së Suedisë në Shqipëri, Elsa Håstad.

Në qendër të këtij takimi ishte promovimi i librit “Enciklopedia e Mërgimit”, të autorëve shqiptarë me banim në Suedi, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku. Të pranishëm në këtë takim ishin poetë, shkrimtarë, përfaqësues të shtëpive botuese në Tiranë, gjuhëtarë, gazetarë dhe dashamirës të poezisë dhe autorëve.

Ambasadorja suedeze hapi eventin duke thënë se “të mbledhësh poetët bashkë është magjike”. Ajo e mbylli fjalën e saj me leximin e një poezie në anglisht nga libri “Enciklopedia e Mërgimit”. Atmosfera në ambasadë ishte e ngrohtë dhe mikpritëse dhe njerëzit e letrave diskutuan rreth problematikave që poezia në veçanti dhe libri në përgjithësi, paraqesin sot.

Të dy poetët treguan për iniciativën dhe rrugëtimin që bëri poezia e tyre, deri në konkretizimin në letër.

Sanremo 2020, ja si do të vishet Alketa Vejsiu dhe prezantueset e tjera

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nata e parë e mbajtjes së Festivalit më të madh të muzikës italiane, Sanremo, që këtë vit do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Sigurisht që krahas kuriozitetit për t’u njohur me këngëtarët që do të marrin pjesë në festival, skenografinë, buxhetin e plot detaje të tjera, shumë kërshëri ka edhe për 10 prezantueset femra, të cilat do të jenë në krah të prezantuesit të njohur, Amadeus. Emrat e prezantueseve tashmë janë bërë publike, por ka mbetur pa u thënë se si do të vishen ato në netët e festivalit.

 Sot mediat italiane kanë zbuluar emrat e stilistëve që do të veshin moderatoret e Sanremos. Tgcom24 shkruan se Amadeus do të vishet nga Gai Mattiolo, dhe do të ketë dy kostume për çdo natë. Ndërsa, sa i përket vajzave, ato kanë zgjedhur stilistë të ndryshëm, nisur nga preferencat e tyre. Një nga prezantueset më të vjetra të televizioneve italiane, Antonella Clerici, ka zgjedhur të vishet me fustanet e stilistit italiano-libanez, Tony Ward; gazetarja dhe moderatorja sportive, Diletta Leotta, e cila do të jetë prezantuese në natën e parë, ka zgjedhur të vishet me markën Etro; Francesca Sofia Novello do t’ia besojë veshjen e saj Alberta Ferretit, ndërsa Emma D’Aquino do të vishet nga Antonio Grimaldi dhe Ferragamo. Një tjetër prezantuese, Laura Chimenti ka përzgjedhur stilisten Federica Tosi dhe Sylvio Giardina, por ka edhe marka të tjera që mbeten top sekret.

 Ndërkohë, mediat italiane përmendin edhe prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila ka zbuluar se një prej fustaneve, do të jetë nga marka e saj Class, ndërkohë që fustanin tjetër ia ka besuar stilistit, Valdrin Sahiti. Gjithashtu, Alketa do të ketë edhe një fustan të tretë në natë e tretë të festivalit, i cili do të jetë i firmës Dolce & Gabbana.