Eugenia e Jorkut prezanton Augustin e vogël, por shikoni çfarë mban në kokë

Jack Brooksbank dhe Eugenia e Jorkut kanë bërë zyrtar në botë, August Philip Haëke Brooksbank, i lindur në 9 Shkurt, direkt nga shtëpia, pa praninë e bliceve të bezdisur të fotografëve. Princesha mbante një rreth flokësh 200 £

Krenaria dhe emocionet ishin të qarta e të dukshme në sytë dhe lëvizjet akoma të ndrojtura të Jack Brooksbank dhe Eugenia të Jorkut, për t’i prezantuar botës djalin e tyre, August Philip Hawke Brooksbank. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes, çifti zbuloi emrin (dhe nuk është një emër dosido, por emri i një perandori që nderohej si zot) dhe publikoi ​​imazhin e parë. Një periudhë kohe, e cila është traditë e Windsor-ve (Harry dhe Meghan morën katër ditë, Kate dhe William një javë për George-in e vogël). Një kohë, mbi të gjitha, në të cilën janë përzier edhe ngjarjet e Harry dhe Meghan, të cilët janë divorcuar përfundimisht nga working royals, gjë që me siguri ka nervozuar (ose jo) Kate dhe William, meqënëse do të jenë ata të dy që do të marrin përsipër për të zhvilluar edhe këto aktivitete.

Eugjenia e Jorkut dhe rrethi i kokës, që të kujton kurorën

Lumturia që shfaqet nga dy prindërit në foton e postuar në Instagram është ngjitëse. Babai mban në krahë foshnjën mbretërore, ndërsa Eugenia e Jorkut e ledhaton atë. Princesha ka një veshje ngjyrë kremi lehonie dhe një mantel bezhë. Në kokë mban një rreth të madh kadifeje të rrumbullakosur të ngjashëm, po ta mendosh pak, me një kurorë. Ngjyra është një mustardë e ndezur, e dizajnuar nga stilistja Jennifer Behr. Është një nga aksesorët e saj më ikonë, të quajtur “Thada”, dhe në sajt është shitur jo më pak se 204 paund.

Falenderimi zyrtar, por nga shtëpia

“Duam t’ju prezantojmë August Philip Hawke Brooksbank“, njoftoi çifti njoftoi në profilin e Instagramit, emrin e të parëlindurit më 9 shkurt, në 8 të mëngjesit.

“Faleminderit për shumë mesazhe të mrekullueshme. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri për këtë krijesë të vogël, fjalët nuk mund ta shprehin. Ne jemi të entuziazmuar që jemi në gjendje t’i ndajmë këto fotografi me ju”.

Nuk munguan falenderimet për maminë dhe për të gjithë personelin që u kujdes për foshnjën dhe nënën, në ditët pas operacionit cezarian të lindjes.

Foshnja, e cila në kohën e lindjes peshonte 3 kg dhe 600 gram, aktualisht është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës Elizabeth. Ashtu si Harry dhe Meghan, Jack dhe Eugenia gjithashtu kanë vendosur të mos i nënshtrohen ritit të fotografëve jashtë spitalit, si Kate Middleton, Lady Diana dhe vetë Sarah Ferguson.

Duket sikur Kate dhe William e kanë rrugën të pastër drejt kurorëzimit, meqënëse të gjithë të tjerët po hiqen mënjanë me të gjitha detajet.

Recommended Posts