Djali i Guljem Radosë, dedikim të atit: “Do ndrijnë akoma sytë e tu…”

Djali i Guljem Radosë, aktori Redi Radoja i ka dedikuar të atit një status prekës në rrjetin social, Facebook.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …”, shkruan Redi Radoja në statusin e vet në Facebook.

Aktori Guljem Radoja u nda nga jeta sot, më datën 5 maj, pas luftës me koronavirusin Covid-19. Ai gjendej prej disa ditësh i intubuar në spitalin covid “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Guljem Radosë i ishte akorduar çmimi “Artist i Merituar”, për kontributin e tij në skenën shqiptare.

Recommended Posts