Muzeu i mbyllur nga koronavirusi, hajdutët vjedhin pikturën e Vincent van Gogh

Një pikturë e Vincent van Gogh me vlerë afro 6 milion euro është vjedhur nga një muze holandez, i cili aktualisht është i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 ‘Parsonage Garden’ u vodh nga muzeu Singer Laren në Laren të Holandës, në orën 3 të mëngjesit të 31 marsit.

Kur hajdutët thyen dyert e muzeut, alarmet u aktivizuar, mirëpo derisa erdhi policia hajdutët u larguan.

Nga hetimi  i deritanishëm piktura e Van Gogh është piktura  e vetme e vjedhur në muze.  Piktura ishte pjesë e ekspozitës ‘Pasqyra e shpirtit’ një ekspozitë me më shumë se 70 piktura me bojëra uji dhe vizatime  nga artistë holandezë të shekulli XIX.

Gjatë një konference për shtyp drejtori i muzeut, Jan Rudolph de Lorm, u shpreh  se ai ishte “jashtëzakonisht i inatosur” nga humbja e pikturës, e cila ishte marrë hua nga Muzeu i Groningerit. Piktura u vodh në ditëlindjen e 167-të të Van Gogh.

Në ditën ndërkombëtare të teatrit kujtojmë ikonat e aktrimit në Shqipëri

Teatri është  një term  që vjen nga greqishtja dhe  nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku.

Teatri vështirë mund të qëndrojë   me një definicion të vetëm. Fjala greke theatron rrjedh nga folja “shikoj”, andaj para së gjithash tërheq vëmendjen në këtë aspekt. Mirëpo është më shumë se aq, mbledh një grumbull ndjesish që shpesh nuk mund të shpjegohen.

Gjithsesi sot, në ditën ndërkombëtare të Teatrit duam t’i themi faleminderit atyre që ndër vite janë munduar të na japin pak nga pluhuri magjik i artit, aktorëve shqiptarë më të spikatur ndër vite.

Aleksandër Moisiu
Me siguri duhet ta keni dëgjuar emrin e tij të përmendet krah rolit të Hamletit, roli më i famshëm i karrierës së tij. Moisiu ka qenë një ndër ata aktorë me origjinë shqiptare që ka lënë shenjë në historinë e teatrit botëror. Aq shumë e shtangte publikun sa shpesh herë, këta të fundit ngrinin nga interpretimet e tij dhe nuk çoheshin dot për të duartrokitur.
Gjenialiteti i tij u ka bërë përshtypje edhe shkrimtarëve të mëdhenj të cilët kanë shkruar këto fjalë për të “Zëri dhe gjestet e Moisiut na prezantojnë me diçka deri tani të paparë në skenën e Evropës.”  Franz Kafka. “Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu është lindur posaçërisht për të interpretuar Princin e Danimarkës.” Max Brod. “E përshëndes Aleksandër Moisiu-n të cilit i jam përgjithmonë mirënjohës, si një nga interpretuesit më brilante të personazheve të mi.” Luigi Pirandello. “Një Burrë Jugu, gjithmonë një Burrë Jugu. Për të mos ngrirë ai e merr diellin e shtetit të tij kudo që shkon. Kurdo që je me të do të mësosh diçka të re për jetën dhe botën e tij.”  Stefan Zweig

 
Sandër Prosi
Ai lindi Shkodër, ne janar te vitit 1920 dhe në vitin 1947 merr pjese ne konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Në karrierën e tij, legjenda e aktrimit shqiptar numëron mbi 100 role të interpretuara në teatër dhe kinema.Artisti nëpërmjet monologut te brendshëm zbërthente gjithë shqetësimet, dhe mendimet e personazhit. Një artist me profil krijues tepër fin, tepër të  veçantë dhe elegant. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetëm ne atë çka ai bën, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja.  Ai i depërton ne thellësi  roleve, deri ne skutat me te errëta të  tyre duke zbërthyer deri në  detaje  psikologjinë e personazhit.
Kadri Roshi
Është  konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit qëndron si emblemë në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar. Me plot 180 role në teatër dhe kinema, Kadri Roshi e ka shkruar emrin në librin e artë të aktorëve shqiptarë.
Tinka Kurti
“Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, ajo  ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.
Roland Trebicka
E kush nuk i ka përdorur ndonjëherë batutat e komedisë ‘Pallati 176’. Roli më i spikatur i aktorit që arriti të thyente çdo parashikim në shikueshmëri. Me 500 shfaqje në shtatë vite si dhe me qindra transmetime live, komedia ende sot, vazhdon të tërheqë shikues. Natyrshmëria e Trebickës në role ka bërë që shpesh ta identifikojmë edhe me emrat e tyre, si dhe me batutat.

Fotot që fshehin kuptimin pas fjalës mëmësi

Të kujdesesh për pasardhësit e tu është vërtetë një punë pa asnjë pushim.

Dashuria e pakushtëzuar dhe durimi i pakufizuar bashkojnë nënat nga e gjithë bota. Por nënat e kafshëve nuk janë aq të ndryshme nga ato njerëzore. Ata duhet të kapërcejnë shumë beteja pasi që kotelet dhe këlyshët kërkojnë po aq vëmendje sa foshnjat njerëzore.

Drejt vendimit, kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar  ka marrë vendimin sa i përket Lojërave Olimpike të Tokyos të programuar për t’u zhvilluar nga 24 korriku deri në 9 gusht të këtij viti, të cilat janë nën kërcënimin e koronavirusit.

Për momentin nuk mendohet  për anulimin e eventit, por vetëm për shtyrjen e tij. Hipotezat që janë ngritur në lidhje me shtyrjen e eventit sportiv janë tre: Lojërat  Olimpike do të shtyhen në  fund të muajit gusht, në tetor, ose do të shtyhen për në vitin 2021, madje ka zëra që flasin edhe për një shtyrje në vitin 2022.

Në rastin  e parë flitet për zhvillimin e Lojërave nga 25 gushti deri në 6 shtator, data që janë të destinuara për Lojërat Para-olimpike.  Ndërsa sa i përket rastit të dytë, ekziston një precedent me Lojërat Olimpike që zhvillohen në vjeshtë dhe bëhet fjalë për Lojërat e 1964 të zhvilluara pikërisht në Tokyo.

Skenari më i keq i mundshëm nga ana tjetër, në rast se nuk normalizohet situata është shtyrja e Lojërave Olimpike në vitin 2021, mbase dhe në vitin 2022.

Koronavirusi, trajnieri i Arsenalit i infektuar, lojtarët futen në karantinë

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit,  ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi  u bë i ditur nga mediat britanike, ndërsa disa lojtarë të Arsenal janë vendosur  në karantinë.

Shkak për infektimin dyshohet se është bërë Presidenti i Olympiacos Evangelos Marinakis, i cili në 27 shkurt ka zbritur në fushë në përfundim të ndjeshjes mes Arsenalit dhe Olympiacos dhe ka takuar lojtarë si dhe anëtarë të stafit të skuadrës angleze.

Disa ditë më parë, presidenti i Olympiacos rezultoi pozitiv ndaj testit që iu bë në Athinë.

Gjithsesi nuk dihet ende nëse trajneri i Arsenalit e ka marrë virusin nga ai, apo nga dikush tjetër duke qenë se në Angli ka shumë raste të të prekurve me Covid-19.

Koronavirusi, Kristiano Ronaldo në karantinë

Cristiano Ronaldo  do të qendrojë në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira, pasi shoku i skuadrës së Juventusit Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Portugezi ka  fluturuar  në atdheun e tij për të vizituar nënën, e cila kohët e fundit pësoi një goditje në tru dhe me sa duket tani do t’i duhet që të qëndroje për të paktën dy javë.

Ronaldo dhe Rugani ndanë një dhomë zhveshje të dielën, kur Juventusi mundi Interin 2-0 në një ndeshje pa tifozë.

Ndërsa mësohet se pas rezultatit pozitiv të futbollistit janë futur në karantinë të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të.

Koronavirusi, FSHF vendos Superligën në karantinë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, pas paraqitjes së dy rasteve të para me koronavirus në vendin tone u morën masa të rrepta për përballimin e situatës. Një nga vendimet e marra është edhe anulimi i aktiviteteve sportive e kulturore.

Me këtë rast dhe pasi në vendin fqinj, Itali, janë marrë masa drastike edhe për futbollin, të cilat përfshijnë edhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, edhe në vendin tonë, FSHF ka njoftuar se ndeshjet e kampionatit kombëtar do të zhvillohen pa spektatorë.

Ndër të tjera janë dhënë njoftimet se ndeshjet Skënderbeu-Kukësi dhe ndeshja Vllaznia- Partizani, do të zhvillohen pa tifozë. Pritet vendimi i FSHF-së për të gjitha ndeshjet që do të pasojnë.

Attimi, restoranti që ndërron menunë çdo 3-4 muaj

Attimi është restoranti me shijen më të përzgjedhur, në zemër të Tiranës, në të cilin shef Lorisi përkujdeset me dashuri dhe pasion për secilën pjatë. Nëse e pyet atë se pse njerëzit duhet ta frekuentojnë restorantin e tij, ai të përgjigjet jo thjesht për këtë, por sesi kuzhina është një evolucion i vazhdueshëm.

Shefi i Attimi-t e ka merak respektimin e sezonalitetit të produkteve. Në mendimin e tij profesional ai vë theksin te freskia e produkteve që përdoren, për të arritur më pas në ekuilibrin e shijeve. Ndaj edhe ai aplikon risinë e ndërrimit të menuve çdo 3-4 muaj, me qëllim që të shfrytëzojë freskinë e frutave dhe perimeve.

Produktet që preferohen të përdoren te Attimi vetëm në verë, janë qershia dhe luleshtrydhet. Edhe pse tashmë ato mund të gjenden në të gjitha stinët, shef Loris preferon origjinalitetin e tyre sezonal. Dimëroret mandej janë kungulli i ëmbël dhe gështenjat.

Produktet përpara se të bëhen pjatat që ne preferojmë vijnë të përpunuara pak, në masën që shef ynë i Vip-it e quan masën e duhur, pa ekzagjeruar, pasi nuk duhet të humbasin vlerën e tyre.

Attimi është restoranti i cilësisë, ndaj tavolinat aty janë të vendosura me një sistem të zgjedhur me kujdes nga mikpritësit.

Nga shefi Loris i Attimi-t vjen edhe një urim për ditën e Gruas: Sa më shumë Gra shefe në të ardhmen!

Attimin mund ta gjeni në: rrugën Ismail Qemali, pranë kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri, sigurisht në Bllok

Nr. tel: 0697964710

www.attimi.al

Hachiko bashkohet me të zotin, shtatorja e re përlot Japoninë

Në Universitetin e Tokios i është bërë homazh një prej qenushave më të famshëm në histori, Hachikos. Qeni në fjalë u bë i famshëm për besnikërinë e tij, pasi çdo ditë priste të zotin në stacionin e Shibuya, ai qëndroi jashtë stacionit duke pritur të zotin për vite edhe pas vdekjes së tij. Pas shumë vitesh, Hachiko është sërish i lumtur bashkë me mikun e tij më të mirë.

Shtatorja e re, nuk është bërë vetëm në nder të Hachikos, por edhe në nder të Hidesaburō Ueno, profesori i fakultetit agrar për 20-vite. Përmes kësaj statuje adhuruesit e historisë së Hachikos do të mund të shohin edhe njëherë bashkë, miqtë që u ndanë prej vdekjes.

Historia e qenushit është shumë prekëse dhe e njohur në mbarë botën, kjo edhe falë filmit të Richard Gere, Hachiko, miku yt më i mirë. Pas vdekjes së papritur të birësuesit të tij, Hidesaburō Ueno, në vitin 1925, Hachiko rrinte duke e pritur në stacionin e trenit për plot 10-vite, ashtu si bënte kur ai ishte gjallë, por nuk e pa më kurrë aty.

Pas vitesh të tëra pritje Hachi vdiq në 8 mars të vitit 1934, fiks në vendin ku priste prej vitesh pronarin e tij. Aq e rëndë ishte vdekja e tij për Japoninë, sa qeveria vendosi një ditë zie kombëtare në nder të besnikërisë e devotshmërisë së Hachit.

Përgjimet që çuan Hemingway-n drejt vetëvrasjes

Mjaftoi vetëm një fjali, që bota të hapte sërish faqet e vetëvrasjes së Hemingwejt. Shkrimtari i veprës “Plaku dhe deti” vrau veten  në 2 korrik të vitit 1961, 50 vite më parë.

Hotchner, i cili është dhe autori i biografisë me titull ‘Papa Hemingway’, u është kthyer sërish motiveve që e çuan shkrimtarin drejt aktit ekstrem. Mes arsyeve që u diskutuan në atë kohë u renditën kanceri terminal, problemet ekonomike si dhe zënkat me të shoqen.

Në fakt, sipas autorit të biografisë së shkrimtarit të madh arsyeja e vërtetë e vetëflijimit të Heminguejt fshihet pas një raporti me 127 faqe të FBO-së. Shkrimtari i veprës “Lamtumirë armë”, ka vrarë veten, pasi ndjehej i kontrolluar nga shërbimet sekrete amerikane.

“Ai e ndjente veten të vëzhguar, mendoj se kjo ka ndikuar që t’i rritet ndjesia e ankthit dhe të arrijë deri në vetëvrasje”, shprehet Hotchner.  Në fakt qysh në vitet 40′, deri në vdekjen e tij me urdhër të J. Edgar Hoover, Heminguej do të survejohej nga shërbimet sekrete amerikane, për shkak të dashurisë së tij të madhe për Kubën. Një miku i tij i ngushtë rrëfen se edhe telefonata e fundit e shkrimtarit ishte e përgjuar.