Çfarë është vamping e si t’i mbrojmë adoleshentët nga interneti

Vamping është moda, e cila ka të bëjë me orët e shumta të natës që adoleshentët kalojnë në mediat sociale. Por, cilat janë arsyet dhe si mund t’i ndihmojnë prindërit, fëmijët e tyre?

Adoleshentët nuk heqin dorë nga mediat sociale. As natën. Vamping është moda e të kaluarit natën në internet. Ashtu si vampirët, ata qëndrojnë zgjuar deri në dritën e parë të agimit, për t’u socializuar, chat-uar dhe mbajtur lidhje me përdoruesit e tjerë të rrjetit. Dhe paraadoleshentët nuk janë imune.

Pak info për trendin

Trendi ka lindur në SHBA por tani është i përhapur kudo. Sipas të dhënave të mbledhura nga specialistë të fushës, 6 në 10 adoleshentë deklarojnë se shpesh qëndrojnë zgjuar deri në agim, duke biseduar dhe duke luajtur me miqtë ose të dashurën / in.

Arsyet

Një nga arsyet kryesore që i çon adoleshentët në vamping, sipas psikologëve, është dëshira për të qëndruar të lidhur me të tjerët, për të komunikuar. Dhe periudha e veçantë në të cilën po jetojmë, kur fëmijët ndihen të irrituar dhe të izoluar, kontribuon në rritjen e shkallës së fenomenit. Për më tepër, mungesa totale e kontrollit mbi jetën dhe të ardhmen e tyre shumëfishon shqetësimin që ata ndiejnë. Dhe kështu lind nevoja për të mbushur këto boshllëqe me ato që mund të kontrollojnë, sipas tyre. Natën, larg syve të prindërve, ekziston ai dimension “shkeljesh”, që më parë ndodhte me daljet jashtë shtëpisë.

Rreziqet e vamping për adoleshentët

Dihet se nga ana fiziologjike, ndalimi i gjumit ndikon në ritmet jetësore të secilit prej nesh, e aq më tepër të fashës së adoleshentëve. Efektet janë shumë shqetësuese dhe reflektohen me humbjen e vëmendjes, nervozizmin, mungesën e efektivitetit për të bërë gjëra. Kështu kemi hyrë në një lak psiko-fiziologjik. Kur ritmet e gjumit-zgjimit prishen, dobësia fizike kthehet edhe në lodhje emocionale. Ankthi rritet dhe, në rastet më të rënda, çon në depresion. Zhytet edhe më shumë në një botë virtuale, ku ndihesh i sigurt përballë dobësive të tua. Por pasojat do të reflektohen në performancën e përgjithshme në jetë dhe në marrëdhëniet shoqërore. Në rastet ekstreme, e gjitha kjo çon në një tendencë për vetëvrasje, paralajmërojnë ekspertët.

Si të ndihmohen adoleshentët

Veçanërisht për të vegjlit është mirë të jepen rregulla shumë precize për përdorimin e mjeteve dixhitale. Është e nevojshme të përcaktohet se sa kohë dhe si, i riu mund të qëndrojë i lidhur në internet lirisht. Është mirë të mbahet gjithmonë në vëzhgim, për të parë se si po zbatohen rregullat.

Rekomandohet gjetja e kompromiseve, në vend të urdhrave të prera dhe shtrëngimeve të imponuara, në mënyrë që ato të mos shkelen siç është tendenca. që të gjesh kompromise sesa imponime, në mënyrë që të mos shkelë.

Lejojini lidhjen me të tjerët, por kujdes që kjo të mos bëhet kafazi nga i cili i mituri nuk mund të dalë dot më.  

Recommended Posts