“Çdo ditë një Shën Valentin”, Alban Skënderaj emocionon sërish

Alban Skënderaj ka ditur gjithnjë të na emocionojë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe kësaj here.

Kantautori shqiptar, pasi na dhuroj hitin “Unë dhe ti” në një Shën Valentin të shkuar, Skënderaj ka menduar sërish që të na sjellë një hit romantik në ditën e të dashuruarve.

Kënga “Çdo ditë një Shën Valentin” erdhi si dhuratë për fansat e shumtë të artistit.

Me tone të ëmbla e romantike, Albani si gjithmonë i këndon dashurisë në mënyrën e tij unike.

Familja e këngëtarit është duke kaluar momente të gëzuara pas ardhjes në jetë të djalit dhe me sa duket nga krijimtaria artistike e Skënderajt dashuria mes tij dhe Miriam Canit vazhdon të lulëzojë. I urojmë suksese Albanit dhe gëzuar dashurinë çdo ditë .

Recommended Posts