A do të ketë një episod special të Friends?

Ka javë të tëra që përflitet rimbledhja e kastit të Friends. Ditë më parë ka ardhur ajo që fansat mezi po prisnin, komfirmimi i parë konkret i një projekti në lidhje me këtë.

Duket se finalja e Friends nuk është finalja e vërtetë: nga çiftet, Ross-Rachel është ribashkuar më në fund, por Joey në këtë kuadër nuk ka pasur fund të lumtur dhe spin-off-i dedikuar atij nuk pati shumë efekt.

Gjithsesi, një episod i vetëm që tregon se ç’ka ndodhur me 6 pjesëtarët mitik të “Friends”-ave nuk ka vetëm arsye emotive. Në fakt, në lojë janë paratë dhe, Friends, pavarësisht sa të “vjetër” janë, është një seri që shihet dhe rishihet shumë edhe sot, gjë që e shtyu Warner Bros të tërheq licencat nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që t’i ketë të gjitha për vete.

Me sa duket të gjashtë aktorët e serisë origjinale: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, kanë arritur një marrëveshje me Warner Bros për një speciale, që mund të zgjasë rreth një orë. Sipas Deadline, secili nga aktorët do të paguhet rreth 3/4 million dollar për “shfaqjen speciale”, i cili do të shfaqet në kanalin HBO Max

Për Wall Street Journal, shifra do të rrotullohet rreth 2.5 milion dollarëve, një shifër gjithsesi e madhe. Krijuesja dhe produktori i serisë origjinale, Marta Kauffman dhe David Crane, do të jenë të përfshirë në projekt.

Tani aktorët kanë filluar të ngacmojnë opinionin publik nëpër profilet e tyre Instagram dhe në kuadrin e kësaj, kujtojmë rastin e Jennifer Aniston, e cila “rastësisht” publikoi një foto me të gjithë miqtë e Friends, në profilin e saj. Nuk besojmë se 16 milion like-t e marra në këtë foto, kanë lënë indiferent Warner Bros, lidhur me riaktivizimin e mundshëm të kastës televizive prej gjashtë personazhesh kaq të dashura për publikun.

Çifti shqiptar i modelingut sjell linjën e veshjeve “Beyonce”

Shenjat e para drejt modelingut botëror dhe rrugës për në “Hollywood” i dhanë dyshja Kujta dhe Meri Berisha. Fustani i realizuar prej tyre, krejt papritur u shfaq i në profilin e Instagramit të Beyonce. Aq i pabesueshëm na u duk ky moment, sa filluam të dyshonim nëse realisht diva që e kishte veshur apo jo. Kritika e mirëpriti dhe për të kanë shkruar disa nga tabloidet e njohura botërore si: DailyMail, Metro, Vanity Fair.

Nxitur nga ky sukses, së shpejti do të dalë në shitje prej tyre linja më e re “Beyonce”, me të njëjtën stil si krijimi i tyre i parë. Çmimet do të jenë nga më të ndryshmet dhe shumë shpejt persona nga e gjithë bota do të kenë mundësinë t’i blejnë online veshjet e kësaj linje.

“Do të dalë një linjë për Beyonce, afërsisht tek ky stili, do të rrimë në një thjeshtësi, do të ketë kosto të ndryshme dhe do të hapet online për të gjithë botën”, zbuloi Kujta në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Robert Berisha i “Dashnores” tregon sa paguhet në koncerte

Çdo gjë që del nga goja e Robert Berishës kthehet në lajm, kjo është pak por e sigurt.

Pas deklarimeve të fundit maskiliste në intervistën e bërë në emisionin ‘Prive’, lidhur me këngën “Dashnores”, etiketuar si një mesazh i koduar drejtuar ‘Annës’ së Nora Istrefit, Roberti është treguar një “burrë shifrash”.

Ai ka folur për shuma marramendëse në emisionin “Treshat”.

“Shuma më e vogël që kam marrë është pa lekë fare, ndërsa shuma më e madhe është në Amerikë, i kam disa dasma atje dhe paguhem 10 mijë dollarë për një koncert”, ka deklaruar Roberti.

Këngëtari i “Dashnores” ka thënë më herët se vazhdon t’i ruajë marrëdhëniet me ish-bashkëshorten dhe i është vlerësues dashurisë së saj. A mos duhet t’i ishte edhe pak më tepër mirënjohës për 10 mijë eurot dhe emrin e krijuar?!

“Po ti më hongsh m*tin”, oops! Marina Vjollca “harron” kamerat dhe i kthehet Albano Bogdos (VIDEO)

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të momentit. Prej disa kohësh ajo moderon spektaklin e humorit ‘Klanifornia’ në Tv Klan.

Herë pas here, Marina përfshihet edhe në role të ndryshme aktrimi, përkrah emrave të afirmuar të skenës si: Albano Bogdo, Julian Deda apo Visjan Ukcenaj.

Mirëpo, të shtunën që lamë pas duket se bukuroshja bionde ‘ka dalë’ paksa nga vetja, pasi në rolin e radhës ka përdorur një shprehje banale.

Në një prej  skenave ajo dhe Albano paraqiten si një çift ‘tirons’, të cilët kishin dalë me makinë për të festuar Shën Valentinin.  Gjatë këtij momenti moderatorja përdor edhe shprehjen ‘Më hongsh m*tin’, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe ovacione në publik.

Dialogu në rol:

Albano: Hë mi gruje, çar bone ti?

Marina: Mirë ere burrë, po ti si gdhive?

Albano: Mirë u gdhiva, si pasha. Po ti?

Marina: Si pashalleshë.

Albano: Po ta hongsha zemrën!

Marina: Po ti më hongsh m*tin! (Qesh) Dëgjo se jam me nerva me ty. Më ke lënë tërë natën dhe më ke lënë të fle zbathur, ma ke marrë jorganin.

Kujtojmë që më herët, Marina ka bërë pjesë të aktrimit edhe bashkëshortin e saj Getoar Selimi, i cili u shfaq në teatrin e Klanit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Skandali i ‘Për’Puthen’, Albani: “Nuk kam thyer ndonjë rregull”

Ditën e diel, në Për’Puthen tek e Diell në Top Channel plasi debati  mes Albanit dhe gjithë të tjerëve. Shkaku ishin mesazhet që kishte shkëmbyer Albani me një vajzë, e cila ishte e gatshme të paguante, për të pasur një dhurues të materialit gjenetik për një fëmijë të dëshiruar.

Të gjithë protagonistët e emisionit filluan të diskutojnë rreth ngjarjes dhe të japin opinionet e tyre. Duket sikur edhe produksioni ka ndërmend ta penalizojë Albanin, por nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrin.

Ne e intervistuam Albanin, për të kuptuar më mirë se si janë zhvilluar ngjarjet.

Ti njihesh tashmë si Albani i Për’puthjes, po kush je ti në të vërtetë?

-Edhe pse njerëzit më etiketojnë si Albani i Për’puthen, unë vazhdoj të jem ai që kam qenë, një i ri i zakonshëm, me ca ambicie për të shkuar përpara. Për mua asgjë s’ka ndryshuar.

Po bëhet zhurmë e madhe pas ngjarjes së fundit, të së dielës kur u diskutuan mesazhet e tua me një vajzë që ishte e gatshme të paguante për një fëmijë, duket se opinionet  janë ndarë më dysh. Po ti si ndihesh?

– I cenuar privatisht . Megjithatë, nga natyra jam tip kurioz  dhe vëzhgues, dhe të them të drejtën më intrigoi fakti se deri ku do të shkonte kjo histori. Pse një vajzë e re nuk po i drejtohej bankës së spermës, për sa kohë ishte e gatshme të paguante dhe kërkonte ta blinte atë privatisht. E dyta, si ka mundësi që nuk kishte asnjë djalë rreth vetes, për t’ia arritur qëllimit të saj, qoftë edhe pa pagesë. Gjithsesi, cenimi i privatësisë më ka lënë shije aq të hidhur, sa vështirë ta harroj lehtë.

U diskutua në studio për një masë që do të marrë produksioni. Ti je i gatshëm për çfarëdolloj mase të jetë ajo?

– Unë e pranova në studio. Në këtë moment jam i gatshëm për gjithçka, sepse nuk mendoj se kam thyer ndonjë rregull sa i përket  produksionit. Mund të kem thyer ndonjë rregull moral, por me mbështetjen e njerëzve në rrjetet sociale, më rezulton se as këtë nuk e paskam thyer. Edhe pse, dua të theksoj se kjo është një çështje shumë delikate.

Ina u shpreh se ndihej shumë e zhgënjyer nga ty. Si ndihesh në lidhje me këtë? Çfarë ke ndërmend të bësh për ta rifituar besimin e saj?

– Në fakt java ka qenë shumë e nxehtë dhe nuk kam arritur dot të komunikoj me Inën, përveçse në studio. E kuptoj zhgënjimin e saj, jam duke menduar. Ende nuk e kam një ide, por do të luftoj për ta rifituar në një formë besimin e saj.

Ti u shprehe se kishe nevojë për para. A nuk iu paguan mjaftueshëm Top Channel?

Ne nuk paguhemi fare, por kjo nuk ka të bëjë me faktin që unë kërkova lekë aty.

Po planet e tua për të ardhmen?

– Deri tani kam qenë i bllokuar me emisionin, por sikurse duhet menduar seriozisht e ardhmja, vendosa së fundmi të investohem në një biznes timin, një qendër masazhesh. Shohim si do të shkojë!

Një mesazh, apo diçka që të ka ngelur pa thënë  dhe që dëshiron ta thuash patjetër? 

Falënderoj  gjithë ndjekësit e mi që më kanë suportuar me komente pozitive. Unë jam njeri i ndjeshëm, mbase nuk e kam përcjellë dot këtë te njerëzit, por në përgjithësi kam ndjekur komentet që më bëhen. Diku kam reflektuar, diku jam nervozuar, por në fund të fundit kam vendosur të ndjek rrugën time.

Ju falënderoj për intervistën, duke qenë se është e para për mua!

Sanremo 2020, fituesi

Pesë net garë, pesë net art, u kurorëzuan finalen e sotme me zgjedhjen e fituesit të Festivalit të Sanremos.

Nata finale ishte edhe një herë spektakël e festë. Krahas Amadeus dhe Florellos u kthyen në skenë Sabrina Salerno, Diletta Leotta. E bashkë me to prezantoi në natën e sotme edhe Francesca Sofia Novello.

Të ftuarit e natës përmbyllëse ishin Biagio Antonacci, Gente De Zona, Wilma De Angelis, Vittorio Grigolo, Cristiana Capotondi, Edoardo Pesce dhe Mara Venier, që siç edhe e kishte premtuar, i zbriti shkallët e larta të skenës e zbathur, me këpucët në dorë. Duhet thënë se shkallët e skenografisë së Sanremos, kanë shkaktuar ndrojë në të gjitha netët për prezantueset gra të tij.

Në garë, mbas renditjes së madhe sipas jurive, renditje që mori edhe fërshëllima nga salla, mbetën tre këngë: Pinguini Tattici Nucleari, Francesco Gabbani, Deodato, të cilat u rifutën në votimin përfundimtar, për të diskutuar çmimin e madh midis tyre.

Vendi i tretë shkoi për Pingini Tattici Nucleari; çmimin e kritikës Mia Martini dhe çmimin Lucio Dala e rrëmbeu Diodato, çmimin e tekstit më të mirë e fitoi Rancore, çmimin e kompozimit më të mirë, Tosca. Çmimin Tim të internetit dhe vendin e dytë në Sanremon e 70-të e fitoi Francesco Gabbani.

Dhe vendi i parë i përket Diodato, me këngën Fai rumore, ai që deri sot pasdite ishte renditur i dyti në listën Eurovision.

Edicioni i 70-të i festivalit legjendar të muzikës italiane, do të mbahet mend për shumëçka.

Ngjitja në skenë e artistëve italiane si Zucchero, që ngriti sallën peshë, bashkimi i Ricchi e Poveri, të cilët ngjallën nostalgji te gjithkush që është rritur me muzikën Italiane, janë disa nga gurët e çmuar që do t’i marrim me vete nga ky festival.

Stonimi i sinqertë i Tiziano Ferro-s është një tjetër moment që do të kujtohet, sidomos për këmbënguljen e artistit në sjelljen e materialeve të vështira të repertorit të muzikës italiane.

Monologu perlë i Benigni-t, artistit që di të bëjë botën të qajë e të qeshë njëheri, na bëri të kujtojmë edhe njëherë bukurinë dhe madhështinë e asaj që e kemi pasur gjithnjë para syve tanë, por nuk kemi dashur ta shohim për atë që është, dashurisë. Do të mbahet mend edhe për skualifikimin e Morgan e Bugo, pas incidentit në natën e katërt, duke lënë skenën mbas një mosmarrëveshjeje midis tyre.

Kjo Sanremo do të mbahet mend edhe për pjesëmarrjen në të, të moderatores së ekraneve tona Alketa Vejsiu.

Nuk e dimë nëse do të ishte e njëjtë pa prezencën e Fiorellos, por edicioni i 70- të i Sanremos së Amadeus, sot mbylli siparin, për të mbetur njëmë shumë në atë që gjithmonë ka qenë. Sepse Sanremo è Sanremo!

Fiorello puth live Tiziano Ferron

Fiorellos nuk i del e keqja! Nga nata e parë e Sanremos ka krijuar trendin e fjalëve gjeneraliste që mbarojnë me – izëm (ismo). Sikurse Amadeus u akuzua për seksizëm (sessismo), Fiorello, ironikisht, në çdo dalje të tij ka një fjalë të re, ose edhe më shumë.

Sonte, në natën e katërt ishte “bacismo”. Për fat të keq, fjala nuk mund të vijë në të njëjtën mënyrë si në italisht, por meqë jemi shumë-gjuhë-folës, në përgjithësi, këtej nga ne kuptohet. Gjithsesi, për korrektësi është si me thënë “puthizëm”, fjalë e krijuar nga puthje + izëm.

Mirëpo, çfarë ndodhi mes Fiorellos dhe Tizianos?

Ka dy ditë që rrjetet sociale po çahen nga komentet dhe hashtagët. E nisi Tiziano Ferro me fansat e tij, duke u shpërndarë hashtagun #Fiorellostattezitto, (Fiorelo qepe gojën), ndoshta edhe për të justifikuar pak veten për këngët e paarritura, si pasojë e të kënduarit në orë të vona. Duhet thënë se ky festival, për herë të parë përfundon rreth orës 2 të natës, e ndoshta edhe më vonë. Në të vërtetë, Fiorello u ndie i fyer dhe ishte një hap larg largimit nga Sanremo. Ai u shpreh se nuk është gjë e bukur të të vënë fansat kundër dhe se në rrjetet sociale kishte marrë sharje me fjalë të rënda. Gjithsesi, Tiziano Ferro i dërgon një letër me ndjesën e tij dhe sot, të dy kënduan këngën “Solamente tu”.

Në fund të interpretimit, Fiorello e puth në buzë. Sigurisht që e gjithë kjo shkaktoi ilaritet dhe ndoshta shërbeu për të qetësuar fansat e njëri-tjetrit, por edhe për të shkrirë pak akujt mes tyre.

Disa zëra nga tabloidë italianë thonë edhe se e gjithë kjo mund të ketë qenë një demonstrim i sajuar në kuadrin e ditës ndërkombëtare kundër bulizmit dhe kibrobulizmit, që ishte në datën 7 shkurt. Kush e di!

Një gjë është e sigurt mbas Sanremo è Sanremo, se në ditët që jetojmë, për të bërë spektakël e marrë audiencë, po shfrytëzohet gjithçka. Apo kështu ka qenë gjithmonë?!

Pse e braktisi skenën, këngëtari i Sanremos

Në mes të natës së katërt të Sanremos ndodhi ajo që i druhet çdo drejtues festivali.

Bugo, një nga këngëtarët konkurrent, i cili këndonte në duet me Morgan, la skenën dhe këngën të papërfunduar. Ai iku në mënyrë demonstrative nga një konflikt me këngëtarin tjetër, Morgan, i cili po këndonte me një tekst të ndryshuar prej tij dhe që e kishte në copa letre. Fjalët e këngës ishin fyese e kërcënuese për këngëtarin tjetër Bugo. Ky i fundit mori një nga letrat e shkruara dhe u largua nga skena duke e lënë Morgan vetëm. Kënga u ndërpre dhe në skenë me shpejtësi u kthye Amadeus i shoqëruar nga dy drejtuesit e tjerë, Fiorello dhe Antonella Clerici. Këngëtari nuk pranoi të rikthehej më në skenë dhe kështu gara rivazhdoi pas disa minutash e dueti u skualifikua.

Sigurisht që nuk ishte një skenë që të linte shije të mirë, por disa ngjyra mospërputhjesh mes dy këngëtarëve u panë që mbrëmjen e shkuar, në natën e tretë të festivalit.

Disa nga fjalët që po recitonte Morgan me zë të stonuar ishin: “Le brutte intenzioni, la maleducazione, la tua brutta figura di ieri sera, la tua ingratitudine, la tua arroganza, fai ciò che vuoi mettendo i piedi in testa. Ma tu sai solo poi provare invidia. Certo non dico che è una forma d’arte. Tu ringrazia il cielo sei su questo palco, rispetta chi ti ci ha portato dentro e questo sono io”

Me mbylljen e natës së katërt, u mbyll edhe gara për një nga këngët pjesëmarrëse. Gjëra që ndodhin!

Fansat italianë të Dua Lipas ndihen të tradhtuar nga Sanremo

Vetëm një këngë këndoi Dua Lipa sot në Sanremo, në natën e katërt. Asnjë intervistë, asgjë! Për të gjithë ata që kanë ndjekur netët e festivalit deri në orët e para të mëngjesit, kjo u duk shumë e çuditshme. Askush nga të ftuarit nuk ka pasur një performancë kaq të shkurtër. Fansat e këngëtares me famë botërore, por edhe vajzës me origjinë shqiptare, janë ankuar nëpër rrjetet sociale nga e gjithë kjo. Në tabloidet italianë thuhet se ky ka qenë vendimi i Amadeus, megjithëse edhe vetë këngëtarja në një intervistë kishte lajmëruar fansat e saj se do të ishte për një performancë shumë të shkurtër në Sanremo.

“Sonte do të kem një dalje shumë shumë të shkurtër, me shumë mundësi nuk do të arrijë të them asgjë”, është shprehur ajo.

Ndërsa ndjekësit e saj kanë qenë thuajse të zhgënjyer: “5 minuta sikur t’i hiqeshin qyfyreve të Fiorellos dhe t’ia jepje Dua Lipas, është shumë kjo? Fali, nuk të meritojnë”, thuhej në faqen e Twitter gjatë festivalit Sanremo 2020.

Shpresonim të gjithë një performancë më të gjatë nga Dua, dhe mbase edhe një përshëndetje alla shqiptare, por me sa duket kohët televizive janë shumë të shtrenjta për të gjithë.

Ronaldo vs Rodriguez, kush fiton… kamerat

Në natën e tretë të Sanremos prezantonte edhe Georgina Rodriguez, e fejuara e Kristiano Ronaldos. Megjithëse nuk ishte shumë e artikuluar dhe as nuk e zotëronte italishten, edhe “Ronaldina” e bëri pjesën e vetë të show-ut. Sytë e të fejuarit të saj, që ishte sigurisht në sallë, ndiqnin me vëmendje gjithçka ndodhte në skenë. Dukej sikur edhe Kristiano e kuptonte se ajo nuk se ishte në vendin e duhur në atë skenë. Sigurisht që vajza argjentinase është e bukur, por a s’ka ardhur koha që “kukullat” të mos dalin në skenë vetëm për të tilla, të paktën nëpër kompeticione të këtyre përmasave?

Kamerat dukeshin në gatishmëri për çiftin dhe sigurisht, fokusi më shumë ishte tek ai që italianët e quajnë “alien” të Juventusit.

Gjithsesi, Rodriguez performoi tangon argjentinase për herë të parë në jetën e saj, dhe u shpreh se për këtë meritë kishte edhe CR7, që e kishte ndihmuar me provat në shtëpi. Në fund të performancës, lulet që Amadeus i dhuroi bashkëprezantueses së tij, ajo ia dhuroi bashkëshortit, yllit juventin të futbollit.