Pse Victoria Beckham trembet për fëmijët ?

Familja Beckham çdo herë na jep portretin e një familjeje ku çdo gjë shkon në mënyrë perfekte. Disa ditë më parë, Viktoria mblodhi familjen në Javën e Modës në Londër. Të gjithë bashkë ndoqën në pasarelë, se si veshjet e krijuara nga Victoria parakalonin para syve të gjithë botës.

Instagramin e tij David Beckham, nuk ka nguruar të shprehë dashurinë për fëmijët. Në një postim ai ka shkruar ” Fëmijët e mi janë shumë cool”.

Në fakt të gjithë duken në super formë. Gjithsesi, përtej suksesit që arriti Viktoria me sfilatën, ka diçka që e shqetëson stilisten, prezenca e fëmijëve të saj në rrjetet sociale.  

Në fakt, prezenca e fëmijëve në rrjetet sociale është një problem që sot e vuajnë shumë prindër, herët ose vonë, ata gjenden përballë përgjegjësisë për të zgjedhur nëse do t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga bota e egër e internetit, apo do t’i lejojnë të ekspozohen. Me sa duket, edhe familjet e personave të famshëm, kalojnë në të njëjtat vështirësi, ashtu si të gjitha familjet. Të paktën kjo u vu re nga një intervistë e  dhënë për  CNBC.

Fëmijët e mëdhenj të çiftit Beckham, Brooklyn, 19 vjeç, Romeo 17 vjeç dhe Cruz 15 vjeç  kanë të gjithë profile në rrjetet sociale dhe Victoria Beckham është pak e frikësuar, në lidhje me atë që mund të ndodhë online.

“Mendoj se jemi një familje shumë e bashkuar dhe fëmijët shpesh mund të gjykohen për atë që u pëlqen, ose për atë që mund të publikojnë.  Ata nuk e dinë që gjykohen, janë thjesht fëmijë, por  njerëzit komentojnë çdo gjë që mund të nxjerrin online. Kjo është një situatë relativisht e re për ne, na duhet ende të mësohemi”, tha stilistja. 

Në fakt, Victoria dhe David Beckham, e kanë marrë disi me sportivitet futjen e fëmijëve në rrjetet sociale. Madje disa vite të shkuara David i ka bërë një koment epik djalit të tij Brooklyn në Instagram. Nga ana tjetër Viktoria nuk nguroi që të shfaqej në një video TIC TOC me djalin e saj Romeon.

A kanë shkrirë vërtet akujt mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës?

Në daljen e fundit televizive të Alketa Vejsiut në Euronews Albania, pikërisht tek Ilva Tare, ajo që në krye të herës foli për aleaten e saj të vetme, veten dhe foli për mbështetësin e vetëm, të shoqin. Ndërkohë që ishim mësuar të dëgjonim Alketën të falenderonte Verën për gjithçka kishte arritur në jetë për nga ana profesionale.

Për herë të parë ajo flet për mentorin e saj të parë, që përsëri nuk ishte Vera, por Tani i Top-it dhe ai që së fundmi përmendet ngado prej saj, folësi publik Tomi Robinson. Vera u përmend sigurisht, por ndryshe nga herët e tjera, ajo duket si një mikeshë e ngushtë, një histori dashurie 20-vjeçare e quan ajo dhe që u kurorëzua me vajtjen e Verës në platenë e Sanremos, për të parë Alketën.

Por siç u tha edhe nga Ilva, Vera nuk u pa të bëjë asnjë urim për “nxënësen e saj”. Në fakt, të duket sikur Alketa tani “ecën vetë” dhe gjithçka ka arritur është vetëm dhe vetëm merita e saj.

Gjatë këtyre 20 viteve Vera Grabocka  dhe Alketa Vejsiu kanë qenë një binom i pandarë, mirëpo pas Festivalit  në RTSH diçka u kris mes tyre. Në debat e sipër, njerëzit dyshuan për një përplasje fatale, që do të  shpërbënte përgjithmonë lidhjen e fortë në bërthamën e atomit Vera-Alketa.

Mirëpo vetë regjisorja disa ditë më parë publikoi një foto në Instagram ku vlerësonte Alketën dhe suksesin e saj. Pas postimin të Grabockës njerëzit sikur morën frymë, “nuk paska asnjë krisje mes Verës dhe Alketës”.

Gjithsesi në ajër ndihet një lloj skepticizmi ka skepticizëm pas intervistës së fundit të  moderatores, ku Vera Grabocka, më shumë se sa si udhëheqëse në karrierën e saj portretizohet si fanse, që e duartroket në rresht të parë.

Ben Affleck rrëfehet për dashurinë

Në një intervistë me zemër të hapur Ben Affleck ka rrëfyer pengun e tij më të madh, duke folur për divorcin me Jennifer Garner. Aktori, duke folur me sinqeritet të plotë tha se pengu më i madh që ka është divorci, nga ana tjetër ai ka shtuar se turpi është një nga ndjenjat më toksike e më të frikshme.

“Nuk  ka asgjë të mirë ndjesia e turpit. Është një ndjesi e tmerrshme toksike që të ul vetëbesimin dhe të bën të jesh i neveritur nga vetja”, tha ish protagonisti i Batman.

Affleck ndër të tjera foli edhe për problemet e tij me alkoolin si dhe për ndihmën që i ka dhënë ish-bashkëshortja gjatë periudhave të vështira. Ndër të tjera, aktori ka rrëfyer se kjo është hera e parë që ai është esëll pas shumë kohësh.

Gjatë kësaj periudhe në SHBA ka dalë një film që flet  disi për problemet e Ben Affleck. The Way Back trajton historinë e një ish-basketbollisti të alkoolizuar që kërkon të marrë veten.

Në fakt, Affleck u tregua shumë i sinqertë në rrëfimin e tij për New York Times, duke treguar edhe mbi  fajin që ka ndierë mbi vete  gjatë  periudhës së divorcit.

Kush është burri më i bukur në botë?! Të paktën sipas shkencës…

Robert Pattinson është burri më i bukur në botë, sipas shkencës të paktën. Ylli i Twilight, ka fytyrën më perfekte dhe proporcionale, bazuar në matjet që tregojnë një fytyrë të bukur e simetrike, të paktën nga ana shkencore. Pattinson është i pari në listën e burrave me fytyrën më simetrike në botë, duke lënë kështu pas figura si Brad Pitt, apo George Clooney

Për të llogaritur se cili është burri më i bukur në botë, kirurgu plastik Dr. Julian De Silva, kërkoi ndihmën e shkencës dhe përdori hartën e simetrisë, për të përcaktuar nivelin e bukurisë së burrave të Hollywood-it, sipas teknikave antike helene.

Pasi nxori të dhënat, mjeku arriti në rezultat. Robert Pattinson ka fytyrën më pranë perfektes, me një shkallë përputhshmërie prej 92.15%. Ndërsa tiparet e tij më të bukura, janë sytë, hunda dhe mjekra.

Pas tij renditeshin, Henry Cavil, Bradley Cooper, Brad Pitt dhe disa personazhe të tjerë.

Në fakt, Cavill e bëri garën akoma më të fortë, duke qenë se u rendit i dyti me 91.64%, nga ana tjetër, ylli i A Star is Born, Bradley Cooper u rendit i treti. Në vend të katërt qëndron Brad Pitt, i ndjekur nga George Clooney.

12 vite shtet, këta janë dardanët ambasadorë

Kosova është një ndër shtetet më të rinj në botë, por edhe pse me vetëm 12 vite mbi supe numëron shumë më shumë suksese.

Zyrtarisht sot ‘tokën e dardanëve’ e njohin 116 shtete, një pjesë prej të cilave kanë kënduar, kërcyer dhe dëfryer me ritmet, këngët apo ndeshjet  e paharruara. Mirëpo që këto kufij të kapërceheshin, kontibutin kryesor e kanë pasur padiskutim personazhet e njohur me gjak shqiptar, të cilët janë komentuar pafund. Ka pasur edhe nga ata që janë cilësuar si ‘tradhtarë’, pasi kanë zhvilluar karrierën në një vend tjetër. Kemi qenë ne nga ana tjetër e ekranit, që  i kemi gjykuar, sharë dhe në fund jemi krenuar se ‘i kemi tanët’.

Revista Vip ju rikujton disa prej tyre, nga më ‘IN’ e momentit e deri tek ata më me eksperiencë.

Rita Ora
Rita Ora është cilësuar si ‘ ambasadore e popullit shqiptar në botë’. Ndonëse ka një nënshtetësi britanike, ajo nuk nguron të flasë kurrë hapur për origjinën e saj. Rita ka kënduar këngë shqiptare, ka kërcyer valle popullore në televizione ndërkombëtare apo në studio të njohura televizive ka reklamuar edhe ushqimet tradicionale si flija. Në një rast ajo ka tentuar t’i mësojë shqip një prezantuesi. Para 12 viteve, ajo realizoi edhe këngën “Shine Ya Light” dedikuar pavarësisë dhe një shteti të ri që u bë pjesë e pavarur e një botë.
Fadil Berisha:
Fotografi Fadil Berisha është nga veteranët,  që ka çarë kufijtë  e Kosovës dhe i ka bërë të gjithë të flasin për vendlindjen e tij. Ai është  konsideruar si një nga fotografët më e mirë në botë.  Shumë personalitete ndërkombëtare kanë kaluar të paktën një herë nag studio e Berishës, ngs Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, e deri tek Donald Trump. Ai  është  edhe fotogarfi zyrtar i ‘Miss Universe’.
Dua Lipa
Dua Lipa është lindur dhe rritur në Londër, por origjina e saj është nga Kosova.  Ajo vjen nga një familje me gjak artistik, pasi babai i saj Dukagjin Lipa ka  qenë  muzikant.  Kur Dua ishte 11 vjeçe, familja e saj vendosi të rikthehej në Kosovë. Pavarësisht këtij fakti, pesë vjet më vonë bukuroshja bëri gati valixhet dhe u nis e vetme në Londër.Ajo i kishte synimet e qarta, do të bëhej pjesë e tregut ndërkombëtar dhe ia doli. Dua nuk resht së foluri për vendin e saj, Kosovën, në asnjë rast. Madje këngëtarja ka pasur edhe një lidhje me një prej djemve më të pëlqyer të skenës shqiptare, Ledri Vulën.
Lorik Cana:
Kjo listë është e pafundme. Por Revista Vip ka zgjedhur si qershia mbi tortë futbollistin Lorik Cana, pasi ai është patrioti numër 1 i të gjitha kohërave . Loriku ka deklaruar se ëndrra e tij në sirtar është Shqipëria e Madhe. Në trupin e futbollistit gjen disa tatuazhe, të cilat i dedikohen vendit të origjinës. Së fundmi, dashuria e tij ndaj atdheut është pasqyruar edhe në emrat e fëmijëve. Cana i ka pagëzuar të dy me emra ilirë Boiken dhe Enkeleida.  Në aspektin profesional, ai  është zgjedhur  ambasador i UNICEF-it bashkë me lojtarë të kalibrit Beckam dhe  Ronaldo.
Era Istrefi
Ndryshe nga rastet më sipër, Era Istrefi karrierën e ka nisur në Prishtinë. Ajo debutoi në botë me këngën ‘Bon Bon’, i cili u kthye në hitin e 2016 dhe dëgjohet ende sot. Era tashmë është bërë pjesë e industrisë muzikore ndërkombëtare, duke treguar stilin e saj unik dhe përfaqësuar denjësisht Kosovën. Dua ka arritur të shënojë historinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë pasi vitin e kaluar ishte femra e parë e nominuar për pesë çmime në British Awards, prej të cilëve mori dy në shtëpi.
Granit dhe Taulant Xhaka:
E kur jemi tek bota e futbollit, janë të shumtë emrat që kanë fituar  sukses në botë. Po ne ndalim tek dy më të komentuarit. Vëllezërit Xhaka janë jo vetëm të spikatur për talentin e tyre, por edhe për patriotizmin e treguar. E kush nuk ka parë qoftë edhe një herë shqiponjën tonë në fushën e Zvicrës? Graniti dhe Taulanti kanë marrë vëmendje edhe për pamjen  e tyre. Kush është ajo vajzë, që nuk e ktheu një herë kokën kur dëgjoi emrat e vëllezërve? Epo bukuri shqiptare i thonë…
Majlinda Kelmendi 

 Majlinda Kelmendi është një xhudiste shqiptare nga Peja, që ka shënuar historinë e këtij sporti me përfaqësimin dinjitoz të trojeve shqiptare. Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Në Lojërat Olimpike 2016, ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoj një medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.
Luan Krasniqi: 
Luan Krasniqi është boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë, i cili për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Ai është me origjinë nga Juniku i Kosovës dhe këtë e ka treguar në shumë media gjermane duke fituar edhe më shumë zemra.

“Po ti më hongsh m*tin”, oops! Marina Vjollca “harron” kamerat dhe i kthehet Albano Bogdos (VIDEO)

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të momentit. Prej disa kohësh ajo moderon spektaklin e humorit ‘Klanifornia’ në Tv Klan.

Herë pas here, Marina përfshihet edhe në role të ndryshme aktrimi, përkrah emrave të afirmuar të skenës si: Albano Bogdo, Julian Deda apo Visjan Ukcenaj.

Mirëpo, të shtunën që lamë pas duket se bukuroshja bionde ‘ka dalë’ paksa nga vetja, pasi në rolin e radhës ka përdorur një shprehje banale.

Në një prej  skenave ajo dhe Albano paraqiten si një çift ‘tirons’, të cilët kishin dalë me makinë për të festuar Shën Valentinin.  Gjatë këtij momenti moderatorja përdor edhe shprehjen ‘Më hongsh m*tin’, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe ovacione në publik.

Dialogu në rol:

Albano: Hë mi gruje, çar bone ti?

Marina: Mirë ere burrë, po ti si gdhive?

Albano: Mirë u gdhiva, si pasha. Po ti?

Marina: Si pashalleshë.

Albano: Po ta hongsha zemrën!

Marina: Po ti më hongsh m*tin! (Qesh) Dëgjo se jam me nerva me ty. Më ke lënë tërë natën dhe më ke lënë të fle zbathur, ma ke marrë jorganin.

Kujtojmë që më herët, Marina ka bërë pjesë të aktrimit edhe bashkëshortin e saj Getoar Selimi, i cili u shfaq në teatrin e Klanit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Pas heqjes së reçipetave, Ivanka Trump provokon sërish

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ivanka Trump  është fotografuar e veshur me hixhab gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse ditën e shtunë në Forumin Global të Grave në Dubai, ku zhvilloi dhe një takim me princin e kurorës, sheikun Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Imazhet e Ivankës e veshur me hixhab pranë Xhamisë së Madhe të sheikut Zayed kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ka pasur nga ata, që e kanë komplimentuar, por edhe nga ata që e kanë cilësuar si gënjeshtër mbështetjen e saj ndaj grave myslimane.

Disa mbështetës të Donald Trump u shprehën se ajo duhej të protestonte, në vend që të përpiqej të kënaqte udhëheqësit myslimanë.

Kishte dhe të tjerë, të cilët u shprehën se në rast se ky respekt ishte i vërtetë, Ivanka duhet të jetë e gatshme t’i flasë të atit për kulturën e besimit.

Kujtojmë që bukuroshja bionde është komentuar gjithmonë për veshjet e saj. Në një rast kur ishte pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, krahu i djathtë i Trump shkoi me një këmishë pa reçipeta. Kjo veshje është cilësuar shumë provokuese për një ngjarje kaq serioze si Asambleja e OKB-së në Nju Jork.

Lajm bombë, Lulzimi i Për’puthen përgënjeshtron lajmin

Lulzim Jashari, konkurrent në emisionin Për’Puthen, ka telefonuar në redaksinë tonë, për të përgënjeshtruar një lajm të publikuar nga një media online. Media në fjalë, përmes një video-je të vjetër ka ngritur pretendimin se Lulzimi është i martuar. Ndërkohë Lulzimi përplaset edhe me opinionistin e Përputhen, Olti Curri, i cili ka publikuar lajmin në fjalë, në faqen e tij të Instagramit.

Ndërkohë, vetë Lulzimi i indinjuar ka deklaruar: “Të gjitha sa shkruhen janë gënjeshtra. Jam shprehur gabimisht me termin bashkëshorte, duke menduar për bashkëjetuesen e asaj periudhe. Kam qenë model  ndaj dhe më kanë marrë në intervistë në televizionin Tribuna. Në atë kohë kam qenë në një marrëdhënie me një vajzë dhe kemi tre-katër vite të ndarë. Më bën përshtypje publikimi i menjëhershëm i Olti Currit në faqet e tij në rrjetet sociale, pa e konfirmuar së pari me mua, por me siguri vjen pas përplasjes sime të djeshme me të në studio.”

Media, që ka publikuar lajmin, “News Bomb”, ndër të tjera ka shkruar:

“Programi ‘përputhen’ vazhdimisht ka ngritur debate dhe intriga. Por ajo që nuk pritej është që një nga konkuretët e ‘Përputhen’ na paska qenë i martuar!

Konkurenti nga Kosova Lulzim Jashari është një nga personat që kërkon dashurinë në Top Channel por ajo çfarë ka bërë përshtypje është se Lulzimi paska qenë i martuar edhe nuk ka treguar asgjë për këtë mardhënie.”

Nga redaksia e revistës VIP

Vetëvritet ish e dashura e Princ Harry-t

Në vitin 2009, ajo u përfol për një histori të mundshme dashurie me princ Harry-n, ndërsa 11 vite më vonë prezantuesja e njohur u gjet e pajetë. Shkaku mendohet se ka qenë vetëvrasja.

Një ditë pas Shën Valentinit, Caroline Flack u gjet e vdekur. Familja e saj tha për Daily Mail se  rrethanat e vdekjes së saj ishin ende të paqarta, ndërsa mediat britanike shkruajnë mbi një vetëvrasje të mundshme.

Ajo u bë e njohur në Britani si prezantuese televizive. Nga ana tjetër, në vitin 2009, famës së saj do t’i peshonte edhe një lidhje dashurie me princ Harry-n në atë kohë vetëm 25 vjeç. Ata filluan të dilnin shumë hapur, derisa marrëdhënia e tyre u bë publike dhe me sa duket dalja hapur bëri që çifti t’i jepte fund. “Pasi histori u bë publike, aq ishte.Unë nuk isha më Caroline Flack, prezantuese televizive. Unë isha Caroline Flack e dashura e çmendur e princ Harry-t,”shkruan Caroline në autobiografinë e saj.

Së fundmi Flack, zuri faqet e para të shtypit britanik në dhjetor të vitit të kaluar. Prezantuesja e Love Island dhe X Factor u arrestua pak kohë pas Krishtlindjeve, e akuzuar për sulm fizik. Caroline Flack, kishte sulmuar të dashurin e saj Lewis Burton, në apartamentin e saj. Burton u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra.

Pas këtij incidenti, ajo u zhduk nga sytë e publikut. Gjatë vigjiljes së Krishtlindjes, ajo iu drejtua fansave me një mesazh.

“Më këshilluan që të mos hyj në rrjetet sociale, por dëshiroja të uroja të gjithë ata, që u treguan të sjellshëm me mua sivjet një Krishtlindje të gëzuar. Të gjitha këto hetime e spekulime, janë shumë për një njeri, që përballet i vetëm me to. Unë nuk do të hesht, kam një histori për të treguar dhe një jetë për të vazhduar. Do të marr pak kohë, për t’u rikuperuar dhe për të nxjerrë mësime nga kjo situatë,” ka shkruar Caroline, gati dy muaj para vendimit fatal.

Shtatë  javë më vonë, ajo postoi sërish në Instagram. Flack hodhi në rrjetet sociale një foto me qenushin e saj nga koha e kolegjit, disa orë pas postimit prezantuesja u gjet e pajetë.

Sër Elton John mes lotëve ndërpret koncertin

Elton John është detyruar të ndërpresë koncertin e tij në Zelandën e Re, për shkak të pneumonisë.

Siç thekson BBC, artisti në mes të performancës në Mount Smart Stadium të Auckland nuk e ka pasur më të mundur të këndojë si pasojë e humbjes së zërit. Shfaqet i turbulluar dhe ndërpret performancën. Gati të shkrehet në lot, I drejtohet publikut me fjalët: “Nuk mundem të këndoj, duhet të iki, më vjen keq!”.

Pikërisht në këtë moment nga publiku dëgjohen ovacione, të cilat do ta shoqëronin këngëtarin 72-vjeçar deri në daljen nga skena, i shoqëruar nga njerëzit e stafit të tij.

Në rrjetet sociale Sër Elton John ka falenderuar “të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në koncertin e mbrëmjes në Auckland”.  Ai konfirmoi se ishte diagnostikuar me pneumoni dhe edhe pse ishte kështu, ishte përpjekur të bënte spektaklin më të mirë të mundshëm.

“Këndova dhe bëra muzikë me zemër”, shprehet ai, “derisa zëri im nuk doli më. Jam i zhgënjyer, thellësisht i turbulluar dhe i keqardhur. Dhashë gjithë ç’kisha. Ju falenderoj pafund për mbështetjen tuaj dhe gjithë dashurinë që më ofruat gjatë mbrëmjes së djeshme. Ju jam mirënjohës thellësisht!”

Këngëtari është kontrolluar nga një mjek në mesin e koncertit, ndërkohë që nuk arriti dot të përmbyllte këngën “Daniel”.