Mareni për te Për’Puthen i bie nga Kina

Intervistë ekskluzive me Maren Hoxhën

Ai do të mbahet mend për hyrjen në studio me sheqer dhe piper në duar: piperin për Antonetën dhe sheqerin për Inën. Ka deklaruar se ka shkuar te emisioni Për’Puthen për Antonetën, ndërkohë, ajo që s’është thënë për të, është se ai mbërrin në emisionin e ndjekur masivisht, pas pjesëmarrjes në disa filma si aktor. Revista Vip realizoi me të një intervistë.

Kush është Mareni i para “Për’puthen”?

Unë jam një djalë 25-vjeçar. Kam mbaruar shkollën për IT në Durrës. Mbas një vit qëndrimi në Amerikë, u ktheva për të kryer studimet e larta në vendin tim. E ndërkohë që vazhdoja studimet, dëgjova për një audicion që bëhej nga regjisori Fatmir Koçi dhe thashë: pse jo? Shkova dhe fitova. Më dhanë rolin e një kapo-bande, rol i rëndësishëm për një 19-vjeçar. Duke qenë se bashkëpunimi i parë shkoi mirë, regjisori më kërkoi edhe për një të dytë, “Elvis walks home”, rolin e një ushtari serb.

Ndërkohë, rrahjet e zemrës gjatë kësaj periudhe?

 A, ju doni të dini për dashurinë e parë?! Sigurisht. Kam qenë 18 vjeç kur u dashurova për herë të parë, por nuk zgjati shumë sepse ajo u transferua jashtë vendit. I mbajtëm kontaktet edhe për pak kohë, por nuk po funksiononte më. Largësia bëri të vetën.

Kur erdhi filmi tjetër “Balkan Blood”?

Edhe këtë herë me audiencë të hapur. Regjisori Shu Hau ishte në kërkim të plotësimit të kastit me aktorë shqiptarë. Duke qenë se aktorit kryesor kinez i duhej një krahë i djathtë, atëherë më zgjodhën mua.

Ku u bënë xhirimet?

Në Petrelë, te Vila e Zogut në Durrës dhe në portin e Vlorës.

Të gjitha rolet me personazhe negative. Çfarë kanë parë regjisorët te ty?

Regjisorët kanë intuitën e zbulimit të karakterit të personazhit që duan, në fytyrën e aktorit. Ndoshta të dy regjisorët panë këtë tek unë. Nuk është e thjeshtë të luash personazhet negative.

Si ishte të punoje me regjisorin kinez?

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Regjisori ishte tepër komod, edhe pse unë ndihesha shumë i frikësuar. Roli ishte me përgjegjësi dhe ia dola.

Nga filmi kinez drejt e te “Për’puthen”, pse kjo zgjedhje?

Doja të provoja edhe një eksperiencë të gjallë televizive. Ku i dihet, ndoshta deri në fund përputhem me Antonetën. (qesh)

Si është kjo eksperiencë e re?

 Krejt ndryshe nga filmi. Po vë re se njerëzit më njohin më shumë si Mareni i Për’puthen se djali i filmave.

 Përse i dhurove Inës sheqer dhe Antonetës piper?

Doja ta bëja hyrjen time më komike, por me sa u pa, u keqkuptua nga të dyja vajzat.

Është e vërtetë se ke shkuar në emision vetëm për Antonetën? Nuk do të dalësh asnjëherë me Inën dhe Edonën?

Më pëlqen të fokusohem e të bëj për vete vetëm një vajzë, dhe ky është mesazhi që dua të jap edhe për djemtë e tjerë të moshës sime.

Çfarë do të ndodhë me të ardhmen tënde, duke qenë se të dy djemtë e familjes (edhe vëllai yt) aspirojnë filmin?

Unë së shpejti do t’i bashkohem familjes sime në Amerikë. Synimi im është Hollivudi. Duket si ëndërr e madhe, por pse jo? Sot mund të arrihet gjithçka; punë, pasion, pak fat dhe besoj se mund të realizohet.

Kujt i je mirënjohës për çfarë ke bërë deri tani dhe djalin që je?

Dua të falenderoj tim atë që më ka mbështetur në çdo hap timin! Ka fare pak kohë që e humba babin, por do të punoj fort për ta bërë krenar për mua.

Dua t’ju falenderoj edhe ju të revistës Vip, për intervistën.

Skandali i ‘Për’Puthen’, Albani: “Nuk kam thyer ndonjë rregull”

Ditën e diel, në Për’Puthen tek e Diell në Top Channel plasi debati  mes Albanit dhe gjithë të tjerëve. Shkaku ishin mesazhet që kishte shkëmbyer Albani me një vajzë, e cila ishte e gatshme të paguante, për të pasur një dhurues të materialit gjenetik për një fëmijë të dëshiruar.

Të gjithë protagonistët e emisionit filluan të diskutojnë rreth ngjarjes dhe të japin opinionet e tyre. Duket sikur edhe produksioni ka ndërmend ta penalizojë Albanin, por nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrin.

Ne e intervistuam Albanin, për të kuptuar më mirë se si janë zhvilluar ngjarjet.

Ti njihesh tashmë si Albani i Për’puthjes, po kush je ti në të vërtetë?

-Edhe pse njerëzit më etiketojnë si Albani i Për’puthen, unë vazhdoj të jem ai që kam qenë, një i ri i zakonshëm, me ca ambicie për të shkuar përpara. Për mua asgjë s’ka ndryshuar.

Po bëhet zhurmë e madhe pas ngjarjes së fundit, të së dielës kur u diskutuan mesazhet e tua me një vajzë që ishte e gatshme të paguante për një fëmijë, duket se opinionet  janë ndarë më dysh. Po ti si ndihesh?

– I cenuar privatisht . Megjithatë, nga natyra jam tip kurioz  dhe vëzhgues, dhe të them të drejtën më intrigoi fakti se deri ku do të shkonte kjo histori. Pse një vajzë e re nuk po i drejtohej bankës së spermës, për sa kohë ishte e gatshme të paguante dhe kërkonte ta blinte atë privatisht. E dyta, si ka mundësi që nuk kishte asnjë djalë rreth vetes, për t’ia arritur qëllimit të saj, qoftë edhe pa pagesë. Gjithsesi, cenimi i privatësisë më ka lënë shije aq të hidhur, sa vështirë ta harroj lehtë.

U diskutua në studio për një masë që do të marrë produksioni. Ti je i gatshëm për çfarëdolloj mase të jetë ajo?

– Unë e pranova në studio. Në këtë moment jam i gatshëm për gjithçka, sepse nuk mendoj se kam thyer ndonjë rregull sa i përket  produksionit. Mund të kem thyer ndonjë rregull moral, por me mbështetjen e njerëzve në rrjetet sociale, më rezulton se as këtë nuk e paskam thyer. Edhe pse, dua të theksoj se kjo është një çështje shumë delikate.

Ina u shpreh se ndihej shumë e zhgënjyer nga ty. Si ndihesh në lidhje me këtë? Çfarë ke ndërmend të bësh për ta rifituar besimin e saj?

– Në fakt java ka qenë shumë e nxehtë dhe nuk kam arritur dot të komunikoj me Inën, përveçse në studio. E kuptoj zhgënjimin e saj, jam duke menduar. Ende nuk e kam një ide, por do të luftoj për ta rifituar në një formë besimin e saj.

Ti u shprehe se kishe nevojë për para. A nuk iu paguan mjaftueshëm Top Channel?

Ne nuk paguhemi fare, por kjo nuk ka të bëjë me faktin që unë kërkova lekë aty.

Po planet e tua për të ardhmen?

– Deri tani kam qenë i bllokuar me emisionin, por sikurse duhet menduar seriozisht e ardhmja, vendosa së fundmi të investohem në një biznes timin, një qendër masazhesh. Shohim si do të shkojë!

Një mesazh, apo diçka që të ka ngelur pa thënë  dhe që dëshiron ta thuash patjetër? 

Falënderoj  gjithë ndjekësit e mi që më kanë suportuar me komente pozitive. Unë jam njeri i ndjeshëm, mbase nuk e kam përcjellë dot këtë te njerëzit, por në përgjithësi kam ndjekur komentet që më bëhen. Diku kam reflektuar, diku jam nervozuar, por në fund të fundit kam vendosur të ndjek rrugën time.

Ju falënderoj për intervistën, duke qenë se është e para për mua!

Ekskluzive, Nevina Shtylla mes televizionit dhe kinemasë

Nevina Shtylla, është një nga prezantueset më të dashura për publikun. Kjo falë ëmbëlsisë dhe qetësisë që tregon kur flet. E kurorëzuar Miss Shqipëria në vitin 2010, Nevina ka ditur si t’i ngjisë shkallët e karrierës pa bërë shumë zhurmë duke u ngjitur gjithnjë e më lart. Sot e shohim çdo javë në krah të Edi Manushit, tek PËR’PUTHEN. Mirëpo, projektet për prezantuesen nuk mbarojnë aty. Sivjet Top Channel, i besoi maratonën e çmimeve Oscar, një përgjegjësi shumë e madhe për çdo njeri të ekranit. Ndër të tjera Nevina është e angazhuar edhe në një projekt tjetër të cilin na e ka rrëfyer pak më poshtë në një intervistë ekskluzive për Revistën VIP

Top Channel të zgjodhi ty për të ndjekur në transmetim të drejtpërdrejtë ndarjen e Oscar-ve, ishte më shumë kënaqësi apo përgjegjësi?

Mund të them se ishte një ndërthurje e te dyjave por ne ketë rast, përgjegjësia e madhe e shtonte edhe me tepër kënaqësinë. Ne një transmetim live dhe maratone është gjithnjë i vështire sikur dhe thjeshte për te ruajtur te njëjtin ritëm ore pas ore. Ndihem e privilegjuar qe drejtuesit e Top Channel ma besuan ketë projekt prestigjioz.

Si ishte si eksperiencë?

Emocionuese! Kishte kaluar pak kohe që kur kisha  ndierë  për here te fundit entuziazmin e një transmetimi live dhe me kishte marre malli.

E nisim me tapetin e kuq. Revista të ndryshme botërore ishin me sy e veshë mbi yjet që parakalonin aty dhe nisën të bënin listimin e personazheve të veshur më mirë dhe atyre më keq; e ke ti një listë tënden për të dy rastet?

Unë nuk mund ta klasifikoj veten si shumë  të dhënë  pas fashion, e aq me pak te jem kritike, por duke u bazuar në  shijet e mija personale, një nga look-et më të preferuara ishte ai i Scarlett Johansson. Mu duk një stil të cilin do ta kisha zgjedhur dhe vetë me shumë  kënaqësi. Nga ana tjetër, veshja që ndoshta mu duk me pak e përshtatshme  ishte ajo e Billie Eilish. Edhe perse me Chanel dhe e klasifikuar si ndër me të bukurat ose qe i përshtatej tipit te këngëtares, mendoj se nuk ishte e duhura për eventin.

Çfarë të emocionoi më shumë gjatë transmetimit?

Çdo here qe fitues shpallej një nga filmat e preferuar ndjeja një gëzim te madh. Momenti i “In Memorial” ishte pa diskutim shume emocionues për te gjithë shikuesit. Ndoshta mund te përfshi ne këtë përgjigje edhe perfomancën e Eminem. Është një artist qe e vlerësoj dhe dukshëm nuk jam e vetmja.

A ishte filmi fitues i njëjtë me atë që ishte favoriti yt?

Ne këtë edicion beja tifozllëk te madh për dy filma. Për JoJo Rabit, sepse jo e gjithë audienca kishte arritur te vlerësonte fabulën, stilin dhe komedinë e filmit dhe i trembesha një gjykimi jo shume objektiv, por për fat kjo nuk ndodhi. Arriti te merrte çmimet e merituara për aq sa ofronte e përfaqësonte.

I dyti dhe me i pëlqyeri nga unë ishte pa diskutim Parasite, fituesi i madh dhe mese i merituar. Një moment qe është shënuar ne histori tashme dhe qe fal shume shprese për kinematografinë përtej USA.

Po për aktorin dhe aktoren më të mirë ç’mund të na thuash?

Nga dy te përzgjedhurit, jam plotësisht dakord me Joaquin Phoenix si fitues. Nuk kishte asnjë dyshim për këtë. Nga ana tjetër rikthimi i suksesshëm i Renee Zellweger u vlerësua nga akademia. Ne opinionin tim, do te kisha preferuar Saoirse Ronan.

Çfarë mendimi ke për fustanin e Natalie Portman?

Zgjedhje e duhur dhe i shkonte shume fizionomisë  se saj.

Sa filma ke parë ti nga të nominuarit?

Kam ndjekur pjesën me te madhe te tyre ende pa mu besuar ky projekt. Ne javët e përgatitjes plotësova listën e nominimeve ne kategoritë kryesore dhe atyre me te favorizuarve ne kategoritë e tjera.

Ç’mendim ke për Oscarin e këtij viti, a ishte ai në vazhdën e viteve të tjera?

Duke u ndaluar tek fituesi i madh i mbrëmjes nuk me mbetet asnjë kritikë. Të gjithë skeptikeve iu vërtetua e kundërta dhe ndoshta ky ishte një nga ato vite ku do ketë me pak kontestime ndaj fitueseve te çdo kategorie. Nuk mund te them ne 100% por ne mënyre dominuese këtë here opinioni i masës është se statujat shkuan tek fituesi i merituar.

A ndihesh komode në drejtimin e Për’Puthen, në krahë të eksperiencës së Edi Manushit?

Edi pa diskutim është një figure e konsoliduar, karizmatik dhe shume e dashur për publikun. Tashmë mund ta quaj dhe një mik shume të mirë timin, me të cilin është gjithnjë kënaqësi  të punosh. Ndonëse për mua tashme janë bërë 10 vite pjese e televizionit dhe 5 vite ne mediet më të fuqishme e më në  zë  të vendit, ka gjithnjë për të mësuar e për të përmirësuar.

Një projekt të bazuar tek dashuria e kemi diskutuar gjatë me Edin që në sezonin e shkuar. Për fat PerPuthen erdhi ne kohën e duhur e me një format që mori menjëherë vëmendjen e audiencës. Ndihem mire që mu besua mua drejtimi i këtij reality krah Edit qe çdo gjë e bën edhe më komode.

Ti po angazhohesh së fundmi edhe në kinematografi, cilat planet e tua për të ardhmen? A janë ambicioze ato? Ku do ta shohim Nevinën pas Pwr’puthen?

Per’Puthen do të vijoje deri ne fund të sezonit dhe do te rikthehet edhe sezonin e ardhshëm televiziv. Angazhimi ne Tv është full time ndaj me duhet ta menaxhoj kohen edhe mes projekteve te tjera. Aktualisht kemi nisur punën për realizimit e filmit te ri. Do te jete një rikthim i imi ne aktrim ne rol kryesor dhe njëkohësisht do te mbaj edhe pozicionin e producentes. Këtë here behet fjale për një karakter tërësisht ndryshe, ne një zhanër te pa prekur me pare nga unë ndaj jam shume e entuziazmuar. E quaj si një sfide me veten këtë realizim. Detajet do t’ia le një momenti tjetër por shume te afërt.