1-vjetori i Zërit sjellë emocione të rralla në familjen e Elitës dhe Gjikos!

Djali i Elita Rudit dhe Gjikos feston sot ditëlindjen e parë. Nuk kishte se si për këtë moment special, mami Elita të mos bënte një urim në Intagram.

Ajo ka publikuar një video me të gjitha çastet e kaluara me të birin që nga lindja e deri në pushimet e fundit të kaluara në Itali.

“Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit! Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes!! Të don nana dhe babi sa më s’ka!! E paq shëndeti e dashurinë gjithë jetën! Urime Zëri jonë”, shkruan Elita.

Pak më pas, moderatorja ka publikuar edhe disa foto në Instastory nga festa e organizuar për të birin. Mami Elita ka menduar që gjithçka të jetë perfekte për të birin, nga dekori tek surprizat e përgatitura.

Ndërkohë Gjiko po ashtu ka zgjedhur të postojë disa imazhe të Zërit dhe bashkëshortes. Ndoshta fansat presin edhe një urim publik nga ai, i cili nuk dihet nëse do të jetë aq emocionues sa i Elitës.

Rihanna mbush 32-vjeç, por mbetet një adoleshente e përjetshme

Këngëtarja e njohur Rihanna vazhdon t’i ngjajë asaj të 16 viteve më parë. Ajo ruan ende freskinë e moshës kur Jay Z e zbuloi në ishujt Barbados.

Këngëtarja sot feston 32-vjetorin dhe linjat e saj janë po aq seksi sa në adoleshencë. E njohur si ‘Bad Girl’ në muzikë, Riri i përket shenjës së peshqve dhe kjo ditëlindje e ka gjetur në një datë speciale si: 20.02.2020.

Edhe pse sipas astrologëve, bazuar planeteve është momenti i duhur për t’u martuar, këngëtarja vazhdon të jetë single. Prej disa kohësh, ajo është ndarë me biznesmenin Hassan Jameel dhe ka hequr dorë nga muzika. Fansat mezi po presin një rikthim në skenë të ‘bishës së zezë’ dhe luten në rrjetet sociale, që të vijë sa më shpejt. Nuk na mbetet veçse të kryqëzojmë gishtat!

Bieta Sulo tregon si është të jesh një grua e zakonshme shqiptare

Edhe  gratë e ekranit janë të zakonshme. Moderatorja e ‘Ftesë në Pesë’, Bieta Sulo na e tregoi pa e pasur nevojë të bënim kërkime në website ‘lifestyle’ apo të prisnim fotot e paparacëve.

Një grua që kthehet në shtëpi në orën 19:00 nga një ditë e lodhshme pune  dhe i mbeten aq shumë gjera për të bërë sa nuk mjafton alfabeti i gjuhës shqipe për t’i renditur. Të gatuash darkën, të takosh fëmijët, nga ana tjetër bashkëshortin, të mendosh se çfarë do të bësh ditën tjetër në punë, të merresh me shtëpinë apo t’i mohosh vetes palestrën dhe shoqërinë…

‘Mbaron punën, në 7 në shtëpi, ç’të bësh më parë: a) të gatuash drekën, që të hash darkë, b) të takohesh me djalin dhe të luash me të, c) të prrallisësh me burrin për gjërat e ditës, ç) të vazhdosh postimet e punës në Instagram, d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit, dh) të vesh rrobat për të larë, e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je ne tv, ë f g gj h i j … y) të shohësh një film, z) t’i bësh një tel prindërve se të kanë shkruar gjithë ditën, zh) janë nja 14 grupe shoqërore në wap që të kane shpallur në kërkim, … si përfundim unë sapo bëra a) & ç) Po ti? Ps.mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare’, shkruan Bieta përkrah videos në Instagram.

Ufff! Vetëm sa nisëm të mendojmë disa prej tyre, u lodhëm!

Ndërkohë moderatorja ka zgjedhur të gatuajë darkën për bashkëshortin Alban Dudushi duke mos pritur më gjatë për të tjerat. Ju filloni të mendoni çfarë do të bëni mbrëmjen e sotme…

Ja si dukej Michelle Obama në mbrëmjen e maturës

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një foto nga mbrëmja e maturës.

Ajo është bërë nostalgjike ndaj vitit 1982 dhe ka sjellë imazhin e një ndër momentet më të rëndësishme të jetës.

Larg gurave dhe xixave shumë ngjyrëshe të maturanteve të sotme, Michelle vezullon me fustanin prej sateni kombinuar me një xhaketë.

Lehtësisht vihet re që class-i i zonjës Obama i paska rrënjët nga e shkuara.

Fansi ‘i çmendur’ gdhend Era Istrefin në trup

Një fans i dashuruar me Era Istrefin ka gdhendur portretin e saj në trup.

Me këtë gjest, ai ka fituar zemrën e këngëtares së hitit ‘BonBon’, aq sa kjo e fundit ka ngelur pa fjalë dhe e ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj.
“Unë jom Era edhe koha jeme o tu ardhë”, thoshte dikur biondia ‘rebele’ në këngën e saj dhe mbase erdhi dhe koha e saj.

E imagjinoni një Soni bionde?!

Soni Malaj është njohur si ajo vajza e skenës, besnike e flokëve të gjatë si ‘Rapunzel’.

I surprizoi të gjithë në vitin 2016, kur zgjodhi të ndikohej nga Kim Kardashian. Soni publikoi në rrjetet sociale një foto me paruke bionde. Komentet më të shumta ishin negative; fansat nuk ishin mësuar ta shikonin këngëtaren me këtë transformim.

Sot kanë kaluar plot 4 vite nga ai postim dhe Soni nuk guxoi të transformohej kurrë më si atëherë.

Por ja ku mori iniciativën ta rikthente edhe një herë pamjen e dikurshme.

Juve si ju duket një Soni bionde?!

Albano Bogdo humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një lajm të trishtë.

Përmes një dedikimi në ‘Instagram’, ai ka treguar se ka humbur një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë të familjes.

Albano ka publikuar një foto të gjyshes së ndjerë dhe i drejton disa fjalë vërtetë prekëse. Ndër të tjera Bogdo thekson se nuk mjaftojnë miliona herët, që i ka thënë të dua.

“Tani, fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vetë, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thënë sesa të dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa të bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo”, shkruan aktori dhe ka marrë komente të shumta ngushëlluese.

Së fundmi, Albano është pjesë e spektaklit të humorit ‘Klanifornia’ dhe rolet e tij kanë rezultuar të suksesshme.

Nën gjurmët e të atit, vajza e Robert Alias ‘lë pa fjalë’ Belgjikën (VIDEO)

Talentet shqiptare në botë po thyejnë gjithmonë e më shumë barriera.

Të parat që me muzikën dhe stilin e tyre kanë fituar shumë zemra janë: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Mirëpo ka edhe talente të vegjël, të cilët po bëjnë që të kthehen shumë koka.

Më e fundit është vajza e artistit Robert Aliaj, Gala që ka mahnitur jurinë e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë.

Ka qenë vetë Roberti që e ka publikuar këtë moment në Instagram, ku shprehet tepër i emocionuar.

“Faleminderit për suportin dhe vëmendjen për çupën time, rrushen e jetës time”, shkruan këngëtari përkrah videos, në të cilën shfaqet performanca e të bijës dhe anëtarët e jurisë të surprizuar.

Mesa duket, Gala ka vendosur të ndjekë gjurmët e babait dhe ne nuk na mbetet t’i urojmë veçse suksese!  

Elvana shkrin akujt e Islandës

Pasi i vuri flakën skenës së festivalit të këngës, Elvana Gjata me sa duket ka shkuar të shkrijë edhe akujt në Islandë.

Në fotot e fundit, që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, artistja shqiptare shfaqet më në formë se kurrë.

Duket sikut po sfidon të ftohtin brenda një sipërfaqeje ujore të kristaltë, ndërsa pozon për kamerën.

Nuk e dimë nëse këngëtarja ka udhëtuar drejt Islandës për të xhiruar videoklipin e ndonjë këngë të re, apo thjesht për të pushuar. Sido që të jetë, fotot janë vërtet të kuruara bukur dhe urojmë ta ketë shijuar udhëtimin.