Akademia Framesi rrëmben kupën e eventit ndërkombëtar

Në datat 16-17 shkurt, në qytetin e Lezhës u zhvillua show i parukerisë, një event ndërkombëtar me pjesëmarrje nga e gjithë bota.

Zhanret në të cilat u garua ishin: flokët, make-up, thonjtë, stilime flokësh.

Studentët e akademisë Framesi Albania, nën drejtimin e maestro Gazmend Ujkashi, një nga pedagogët më të mirë në botë sa i përket zhvillimit të talenteve të reja në fushën e parukerisë dhe make-up, me punën e tyre fantastike, fituan kupën e këtij eventi si akademia më e mirë në botë, për vitin 2020.

Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishin akademi japoneze, turke, koreanojugore, finlandeze, spajolle, kosovare, argjentinase, braziliane etj.

Më keq se “Balena Blu”, “Thyerja e Kafkës”, trendi që po tmerron prindërit

Një trend i ri i rrezikshëm ka filluar të bëhet viral mes adoleshentëve në rrjetin social TikTok. “Skull Breaker Challenge”, ka alarmuar prindërit dhe mjekët në mbarë botën, pasi “sfida” e rrezikshme shpesh herë mund të çojë edhe në dëme të rënda fizike.

Budallallëku i fundit me prejardhje online përfshin tre persona, të cilët vendosen në rresht dhe kërcejnë në të njëjtën kohë. Kur personi që është në mes është në ajër, dy personat anash tij i venë stërkëmbëshin. Kështu ai do të humbë ekuilibrin dhe do të bjerë në tokë me shpinë dhe shpesh herë dhe me kokë.

Adoleshentët mendojnë se është “gallatë” të xhirosh e të shpërndash video të tilla, por mjekët dhe prindërit janë shumë të shqetësuar dhe duhet të themi se kanë shumë të drejtë.

Valerie Hodson një nënë nga Arizona, postoi në Facebook, foto të djalit të saj, i cili kishte rënë viktimë e sfidës mizore. Ajo shtoi se djali i saj kishte frakturë në kokë, çarje në fytyrë, si dhe prerje rreth gojës.

I really contemplated posting this, but I feel there needs to be awareness of this malicious cruel viral prank. On…

Posted by Valerie Hodson on Saturday, February 8, 2020

“Ai u shemb në tokë, humbi ndjenjat kishte rënë me fytyrë”, shpjegon nëna. “Kujdestari i shkollës vrapoi drejt tij, teksa dy djemtë që e hodhën në tokë qeshnin, ndërsa djali im qëndronte pa ndjenja në asfalt.”

Mjeku Nathan Richards, i specializuar në pediatri tha se sfida në fjalë mund të rezultojë edhe fatale.

“Kjo sfidë mund të lidhet me një seri traumash, që mund të jenë shumë të rrezikshme, disa prej tyre madje mund të rrezikojnë edhe jetën e fëmijës. Ndër pasojat që mund të ketë fëmija janë: hematomat, frakturat në kafkë, thyerja e qafës, frakturat në qafë, tronditje, gjakderdhje rreth trurit, paralizë, madje dhe vdekje.”

Xhino Zavalani fiton 30 mijë euro në emisionin italian “Avanti un altro”

Mbrëmjen e 19 shkurtit, në emisionin Italian “Avanti un altro”, drejtuar nga i famshmi Paolo Bonolis dhe Luca Laurenti, një djalë me origjinë shqiptare fitoi shumën prej 30 mijë eurosh dhe bëri të shpërthejnë më në fund fishekzjarrët në studion televizive të Canale 5.

Për ata që nuk e kanë ndjekur kurrë ketë emision, fituesi del nga një seri pyetjesh, të cilave do të duhet t’u përgjigjet mbrapsht, mbas dy alternativash të prezantuara, d.m.th.: quhet përgjigje e saktë e kundërta e përgjigjes së saktë. Pra konkurrenti shqiptar arriti dje t’u përgjigjej “saktë” të gjitha pyetjeve.

Xhino Zavalani, banues në Alviolo, provincë e Komos, 26- vjeçar dhe student i juridikut,  si dhe konsulent komunal, kishte në dispozicion 175 mijë euro, por duke qenë se nuk arriti t’I kalonte hapat në 150 sekondat e para, bllokoi shifrën prej 30 mijë eurosh. Dhe sigurisht, ishte ky momenti dhe xhirua e fundit e përgjigjeve në këtë pjesë të fundit të programit që e bëri fitues.

Edhe herë të tjera në emisionin e Bonolisit janë prezantuar shqiptarë, banues në Itali, nga province të ndryshme, por që nuk kanë arritur të kalojnë etapat e emisionit, për të qenë më pas fitues.

Skandali tronditës në Fier: Mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen, bëhet ndërmjetësues dhe për kolegët e tjerë

Prej ditësh në media po bën bujë një lajm tronditës, ku një mësues në shkollën e mesme artistike ‘Jakov Xoxa’, në Fier ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Rasti i denoncuar në emisionin investigativ ‘Stop’ dëshmon se si profesori i muzikës, Agron Bego ofrohet ta ndihmojë nxënësen me mungesat, në këmbim të intimitetit.

Së fundmi, ngjarja ka marrë përmasa edhe më tronditëse, pasi janë publikuar dëshmi të tjera nga kjo shkollë. Një ish-nxënëse ka rrëfyer se është ngacmuar nga pedagogu në fjalë.

 ‘Nga mesi i vitit shkollor, arriti situata deri aty sa edhe na prekte, duke qenë se ne merreshim me Kanto, duhet të kishim të zhvilluar diafragmën, që ndodhet në bark. Mendonte se na kontrollonte diafragmën dhe na prekte në zonat intime’, është shprehur ajo.

Ngjarja merr edhe më shumë nota dramatike, në momentin që një tjetër nxënës tregon rastin e shoqes së klasës, që mësuesi ka ndërmjetësuar për një lidhje intime mes saj dhe një kolegu të tij. 

Pavarësisht se 63-vjeçari ndodhet tashmë në qeli për veprën penale ‘Ngacmim seksual’, tronditëse është heshtja e mësuesve të tjerë, të cilët jo vetëm që nuk kanë reaguar, por edhe u kanë kërkuar nxënësve të mos tregojnë.

Burime për Revistën Vip bëjnë me dije se Shoqëria Civile do të organizojë një protestë ditën e martë përpara Drejtorisë Arsimore në Fier.

Ngjarja që tronditi mbarë opinionin: Policja vret prindërit, vëllezërit dhe veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur rreth dy orë më parë në Gjilan të Kosovës.

Mësohet se një police ka vrarë dy prindërit Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca dhe dy vëllezërit e saj Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca. Në fund 45-vjeçarja, Valdete Bllaca ka vrarë edhe veten me armë zjarri.

Sipas medieve kosovare, bëhet me dije se policja kishte pak kohë, që ishte shkarkuar nga detyra.

Shkak për këtë janë bërë problemet e thella psikologjike, të cilat Bllaca kishte shfaqur.

Një pistë që ngre edhe më shumë dyshime është posedimi i armës, pasi nuk dihet ende se ku e ka marrë për të kryer krimin.

Ndërkohë grupi hetimor dhe policia janë duke punuar për të zbardhur këtë ngjarje të plotë, e cila ka lënë pasoja në mbarë opinionin.

Valdete Bllaca

D&G financon kërkimet kundër koronavirusit

“Ndjenim se do duhej të bënim diçka për të luftuar këtë virus të tmerrshëm, që duke u nisur nga Kina, po godet gjithë njerëzimin”.

Domeniko Dolcie dhe Stefano Gabbana kanë vendosur të bëjnë një donacion të rëndësishëm për Humanitas University për të mbështetur një studim të koordinuar nga Prof. Alberto Mantovani që mund të qartësojë mekanizmat e përgjigjes së sistemit humanitar te koronavirusi Sars-CoV-2.

Sipas Vogue Italia, objektivi i studimit, i realizuar në bashkëpunim me virologët Elisa Vicenzi dhe Massimo Clementi të Universitetit Vita-Salute San Raffaele, është të vendosen bazat në zhvillimin e mjeteve diagnostikuese, si biomarkatori i ashpërsisë së sëmundjes dhe terapitë e reja.

Dy pyetjet të cilave do t’u përgjigjet programi i kërkimeve:

1.  A e njohin molekulat e imunitetit të lindur me funksione të ngjashme me antikorpet, koronavirusin Sars-CoV-2 dhe a luajnë një rol mbrojtës në ruajtjen nga infeksioni?

2.  A mund të  jenë ato tregues të përparimit dhe ashpërsimit të sëmundjes te pacientët?

“SARS-CoV-2 – shpjegojnë profesoresha Elisa Vicenzi dhe profesor Massimo Clementi, virologë dhe docent të Universitetit Vita-Salute San Raffaelo- i përket familjes të koronavirusit.

Disa përbërës të kësaj familjeje shkaktojnë infeksione jo të rënda të aparatit të sipërm respirator, ndërsa të tjerë, si: Sars- CoV, Mers-CoV dhe i riu Sars-CoV-2 janë në bazë të sëmundjeve të rëndësishme, të cilat shkaktojnë vdekjen.

Kapaciteti i disa subjekteve të infektuara për t’u shëruar më me shpejtësi, apo për të pasur infeksione më pak agresive mund të varet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe përgjigje të lindura, çka kontribuon në bllokimin e sulmit të virusit në qeliza, apo ndalimin e shumimit viral mbas infeksionit.

Nga kjo vjen ideja për të testuar molekulat imunitare të lindura për të verifikuar aktivitetin e tyre viral dhe për të kuptuar në çfarë mënyre ndërveprojnë me Sars-CoV-2, duke qartësuar për shembull nëse interferojnë me përgjigjen e qelizave të infektuara nga virusi me mekanizma edhe të panjohur. Kjo mund të hapte portat për gjetjen e strategjive të dobishme për pacientët.

Përplaset urbani i ‘Tiranës së Re’ me makinën e Policisë, plagosen tre pasagjere

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet me dije se një autobus i linjës ‘Tirana e Re’, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere: F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe.Mësohet se tre shtetaset janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nudizëm dhe gjak në qendër të Milanos

Trupa të zhveshur dhe “të gjakosur” të shtrirë në sheshin San Babila në qendër të Milanos kundër javës së Modës. Aktivistët e shoqërisë animaliste Hiene Vegane në hapje të javës së Modës, që nis më 18 shkurt, për të denoncuar që çdo vit në sektorin botëror të lëkurëve vriten më shumë se 1 miliard kafshë.

Aksioni i aktivistëve me titullin “lëkura e vërtetë, vdekje e vërtetë!” shënjestron vëmendjen dhe sensibilizimin e stilistëve dhe medieve mbi dhunën që fshihet mbas përdorimit të lëkurëve për të  prodhuar çanta, këpucë, rripa dhe aksesorë.

Rreth 15 aktivistë janë zhveshur nudo  pasditen e datës 16 shkurt në qendër të sheshit milanez. Lakuriq, të vendosur pranë njeri-tjetrit dhe të lyer me bojë të kuqe si simbolikë e gjakut të derdhur nga kafshët, viktima të industrisë së lëkurëve.

 Çdo vit industria e lëkurëve vret 1 miliard kafshë

“Nëse është e vërtetë se gjithmonë e më shumë brand-e më në fund heqin dorë nga peliçet, sensibilizimi lidhur me lëkurën është akoma shumë larg. Çdo vit, në fakt, në sektorin botëror të artikujve të lëkurës vriten më shumë se 1 miliard kafshë”, shpjegon shoqata. “Dhe problemi nuk është te numri, por mënyra. Vëmendja drejt vrazhdësisë së industrisë ushqimore sa i përket kafshëve është bërë mjaft e mprehtë, por ka ende nga ata që harrojnë ngacmimet, të cilat vijnë në përditshmëri nga një tjetër realitet i nënvizuar, siç është p.sh. ajo e modës dhe produkteve të lëkurës në veçanti.”

“Jo vetëm gjarpërinjtë, krokodilët dhe strucët – kujtojnë aktivistët, por edhe miliona bagëti pësojnë heqjen e brirëve dhe kastrimin, shpesh pa qetësues, ngarkohen nëpër kamionë me tufa dhe transportohen në therore ku edhe vriten, me raste ende të gjallë.”

Aleksandra Di Lenge, presidentja e “Iene Vegane” ka deklaruar se: “Në 2020 kemi mundësi dhe detyrim moral t’i japim zë, atij që nuk ka, siç ka thënë çmimi Oscar Joaquin Phoenix. Të zgjedhësh një jetë jo të përgjakshme nuk është e drejtë, por detyrim”.

Gëzuar Dardani!

Kosova, gjysma tjetër e shqipes feston 12 vjetorin e pavarësisë. Shteti më i ri në botë, e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, pas vitesh të tëra nën hegjemoninë serbe.

Në vitin 2008, nga Parlamenti i Kosovës do të shpallej Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ngjarje kjo që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës,” shkruhet në Deklaratën e Pavarësisë.

Atë ditë, të gjitha ekranet ishin kthyer nga Dardania e janë ende të freskëta kujtimet nga momenti historik kur Kosova u shpall sovrane dhe e pavarur

Aktivitetet e programuara për sot, janë si çdo vit vizita në kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz dhe vizita në varrin e Ibrahim Rugovës. Gjithashtu pritet dhe një seancë solemne në Parlament, ndërsa  qysh herët në mëngjes është ngritur flamuri dhe është kënduar himni. Duke ndjekur traditën e festës është zbuluar dhe pamje e re e Neë Born, emblema e pavarësisë së Kosovës, këtë vit do t’i dedikohet  përkrahjes e fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Po presim ende urimet e yjeve të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Dua Lipa, Rita Ora dhe  personazhe të famshëm ende nuk kanë uruar. Shpresojmë që të kenë menduar ndonjë surprizë kuptimplotë për pavarësinë, ashtu sikurse ishte urimi i Dua Lipës e Bebe Rexhës disa vite të shkuara për pavarësinë e Shqipërisë më 28- Nëntor.

Ndër vite, personazhe të njohur shqiptarë e jo vetë m kanë zgjedhur ta urojnë Kosovë n duke bërë me duar shenjën e shqiponjës. Më poshtë po u sjellim disa foto të personazheve të famshëm të huaj e shqiptarë, të cilët kanw festuar me simbolin e shqiponjës. Mbas plisit të lashtë, me sa duket edhe shenja e shqiponjës është po aq e lashtë.

Sytë e shqiptarëve, sot bien mbi Dardani.  Ata gëzojne, festojnë e lotojnë për Kosovën, e kështu ka për të qenë në jetë të jetëve.

Gëzuar Dardani! 

Kush do ta fitojë Sanremon?!

Pasi i pamë të gjitha në Sanremon e këtij viti, që nga veshjet e çuditshme të Achille Lauros në netët e festivalit, te hyrja ceremoniale e Robeto Benignit me një bandë frymore, e deri tek konflikti në skenë i Bugo dhe Morghan, na ka mbetur të mendojmë vetëm për fituesin.

Në fakt, në një festival me ngjarje siç është Sanremo, diskutimi i fituesit fillon që kur shpallet lista e këngëtarëve. Megjithatë, ajo që është vënë re sivjet në listat ku parashikohet fituesi i Sanremos është edhe ndryshimi i shpeshtë i tyre, bashkë me koeficientet përkatës.

Para se të fillonte festivali i Sanremos, në krye të listave qëndronte Anastasio, ndërsa në netët  e festivalit, renditja e  pretendentët për fitore ka ndryshuar çdo ditë, ndikuar kjo edhe nga renditja  që publikohet në mbyllje të çdo mbrëmjeje tw Sanremos, bazuar nw votat e jurive respektive.

Nëse do të krahasojmë këtë Sanremo, me festivalet e bëra në dy vitet e fundit, ka një diferencë. Në vitin 2018, Ermal Meta dhe Fabrizo Moro u diskutuan që do të fitonin festivalin e Sanremos  pa filluar ende gara dhe ashtu ndodhi. Ndërsa  në vitin 2019, fitoi Mahmood me Soldi, këngë që renditej e 13-ta në listat e kompanive të basteve.  Ultimo, këngëtari që renditej i pari në listat e kompanive të basteve  përfundoi i dyti.  Në fakt, vitin e shkuar veç surprizës Mahmood, renditja  përfundimtare, për shtatë pozicionet e para ,nuk ishte shumë e ndryshme nga renditja që ishte parashikuar në kompanitë e basteve.

Ajo që po ndodh  sivjet është ndryshimi i shpeshtë i këtyre listave. Nëse dy ditë më parë Elodie renditej e para, sot ajo renditet e treta. Artistja e re e dalë nga skena e Amici-t, është kaluar në renditje nga Francesco  Gabbani, i cili renditet në krye, i ndjekur nga Diodato,  që u votua maksimalisht mbrëmjen e djeshme nga gazetarët e pranishëm në Ariston. 

Ky Sanremo pritet që ta forcojë edhe më tepër idenë e “fituesit surprizë”, kjo nisur nga konkurrenca e fortë mes artistëve dhe ndryshimet e shpeshta në renditjen  e këngëtarëve.  Edhe në rrjetet sociale, listat që proklamojnë fituesit ndryshojnë shumë nga njëra- tjetra. Sigurisht, ka disa emra artistësh që përmenden më shumë se të tjerët, por në përgjithësi askush nuk di të thotë se cilat janë tre këngët që do të jenë në podium. Thënë këtë nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse të presim shpalljen e fituesit, pa e ditur nëse do të ketë, ose jo ndonjë katapultim fituesi nga fundi i listës.