Pse nuk po të shkruan “ai”? Përgjigjen ta kthen një djalë

-Pse nuk më shkruan? Nuk e kuptoj?

-Çfarë gabimi kam bërë?

-Ç’po ndodh me jetën time, Ufff. Nuk e kuptoj?

Nëse ndonjëherë i keni bërë këto pyetje vetes, teksa rrini paksa si budallaqe me celular në dorë, duke pritur që “ai dikushi” t’ju shkruajë. Uluni dhe lexoni.

Ka disa arsye pse “ai”, nuk po ua kthen mesazhet, le t’i shohim bashkë.

Thjesht është i zënë

Mos e dëgjoni shoqen që u thotë gjithmonë “kush të do gjen kohë” e fraza të ngjashme si këto. Ka njerëz që punojnë dhe janë të zënë gjatë ditës, tregohuni të duruara.

Nuk ka ndonjë gjë për të të thënë

Burrat nuk e ndiejnë nevojën që të hyjnë në biseda të pafundme, ashtu si vajzat. Nëse nuk ka ndonjë gjë për të të thënë, ai nuk do të shkruajë.

Burrat nuk mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë

Ndryshe nga truri i grave, truri i burrave mund të përballojë vetëm një aktivitet në një moment të caktuar. Nëse një burrë sheh futboll, apo punon, truri i tyre do të jetë i fokusuar vetëm te ky aktivitet. Mos e merrni personale, thjesht, kështu janë burrat.

Nuk po thua asgjë interesante

E dimë që është e vërteta e thënë ashpër, por nëse një djalë nuk ju përgjigjet do të thotë se nuk po thoni asgjë interesante. Mos u trembni, kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqeni thjesht nuk është i interesuar për temën në fjalë.

Thjesht nuk ka nerva

Ka raste për shembull, kur përtoni t’i shkruani mamit, ose nuk keni nerva? Po sigurisht që ka, por kjo nuk do të thotë se nuk e doni më mamin në jetën tuaj. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me djemtë. Kështu që merreni lehtë  dhe qetësohuni!

Po burrat ç’mendojnë gjatë seksit?!

Dihet që të bërit seks, ose të bërit dashuri, quajeni si të doni është një eksperiencë e bukur. Gjithsesi gratë, teksa janë të angazhuara në eksperiencën fizike janë gjithnjë kurioze që të mësojnë se çfarë është duke menduar partneri pikërisht në ato momente.

Në fakt, ajo që duan të dinë gratë është: “Çfarë mendojnë burrat kur bëjnë seks?”

Duhet ta pranojmë që dhe gratë teksa bëjnë seks e lenë ndonjëherë mendjen të fluturojë, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo, nëse partneri gjatë seksit mendon ndonjë gjë larg frazës “Sa e mirë që është partnerja ime”, i ziu të gjejë vrimë të futet.

Qetësohuni gra! Partneri juaj në shtrat mendon vetëm për ju, më saktë për t’ju kënaqur në maksimum. Nga ana tjetër dyshojnë gjatë gjithë kohës nëse shtiremi ose jo.

Kështu që nëse bëni pjesë tek “silenciozet” partnerit mund t’i ngelë hatri. Nga ana tjetër, mund të mendojnë edhe për punën, kjo vetëm kur ka ndonjë çështje të rëndësishme të pazgjidhur vërdallë.

Mund të mendojnë edhe për ish-in, por mos u alarmoni, janë thjesht mendime kalimtare.

“Të lumtur në jetë të jetëve”, vetëm për 5 vite

Në librin e tij “ Gafat e Lumturisë”, psikologu spanjoll Rafael Santandreu  thotë se qenia njerëzore nuk është e projektuar për të qenë monogame nga ana biologjike, gjithsesi rrënjët e problemit janë më të thella se kaq.

Ai e ka përshkruar dashurinë si një ndjesi jo të natyrshme, ndaj dhe njerëzit e përjetojnë aq keq dhe  çuditshëm. Sipas tij e vetmja ndjesi e natyrshme është dëshira për marrëdhënie seksuale.

Që jeta romantike të funksionojë duhet ndërruar partneri sipas një agjende të caktuar, sipas një shifre arbitrare të vendosur prej tij, partneri duhet zëvendësuar çdo 5-vjet.

Ai thotë se në mënyrë që kjo ide të funksionojë njerëzit duhet të lenë mënjanë idenë “ Bashkë në jetë të jetëve”

Santandreu i qëndron besnik  idesë së tij, duke thënë se kjo  nuk është e vlefshme për të gjithë. Gjithsesi kërkon kohë për t’u provuar dhe për t’u parë nëse funksionon.

Të dekodifikosh burrat

Dje festuam Shën Valentinin, sot le t’i rikthehemi pak dramave. Shpesh vajzave u lindin dyshime në lidhje me partnerët e tyre. Kjo duke qenë se shpesh, ato nuk e kuptojnë natyrën e tyre, kështu që priren të krijojnë edhe mendime të paqena.

Vajzat që janë në një marrëdhënie dhe që nuk kanë pasur ndoshta shumë eksperiencë me djemtë, e gjejnë veten duke pyetur veten nëse veprimet e tyre i pëlqejnë partnerit, apo dhe pyetje të tjera që lindin në situata të tilla.

Për t’ua bërë punën pak më të lehtë u kemi përmbledhur 3 sjelljet bazë të burrave, që shërbejnë edhe për t’i kuptuar këta të fundit, si dhe shpjegimin përkatës.
Nëse bën një premtim, ai do ta mbajë atë

Nëse djemtë marrin një angazhim me ty edhe në mënyre sipërfaqësore, pavarësisht se kanë instinktin e gjuajtjes do ta mbajnë premtimin dhe do të qëndrojnë besnikë.

Nuk i pëlqen që t’i kujtosh gabimet.

Partnerit tuaj nuk i pëlqen që t’i kujtoni vazhdimisht gabimet.

Duhet të jesh e kujdesshme që të mos e bësh të ndjehet keq për diçka të kaluar. Nëse e ke falur për një gabim, bën mirë dhe ta harrosh. Situata të tilla kanë shkatërruar shumë çifte.

Ai si të gjithë meshkujt e tjerë e urren të kërkojë ndihmë

Në ADN-burrat kanë një pjesë të konsiderueshme të asaj që mund të quhet “Bëji punët vetë”, kështu që kur vjen puna për të kërkuar ndihmë ata nuk do ta bëjnë kurrë.

Në raste të till do t’ju duhet që t’i kuptoni dhe që ti ndihmoni pa ua kërkuar ata dhe pa i bërë që të ndjehen të padobishëm.

Mos e çoni nëpër mend të bëni këto veprime sot

Erdhi dita e të dashuruarve. Nëse jemi organizuar siç duhet tashmë duhet të kemi çdo gjë gati për këtë ditë. Darka duhet të jetë e prenotuar dhe dhurata për njeriun e zemrës duhet të jetë gati dhe e paketuar. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të relaksohemi dhe të shijojmë mbrëmjen, sigurisht pa harruar disa rregulla. Më poshtë do t’ju rendisim gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë ditës së Shën Valentinit.

Të harrosh

Edhe nëse Shën Valentini mund të jetë një festë që ju pëlqen nuk duhet ta harroni. 14 Shkurti mund të jetë një shpikje e marketingut, por dashuria nuk është. Nëse nuk doni ta festoni të paktën kënaqeni partnerin me një urim, me një gjest afeksioni ose diçka të tillë.

Të gabosh me look-un

Për një mbrëmje dyshe duhet të keni pamjen e duhur dhe të përshtatshme. Kodi i veshjes duhet të respektohet gjithnjë. Vishuni bukur dhe me stil. Gjithsesi mos e teproni. Vishuni sipas ambientit ku do të shkoni dhe mundohuni mos ta ekzagjeroni.

Dhurata

Mund të na sugjerojnë shumë tipe dhuratash për festën e të dashuruarve, por mundohuni të shmangni dhuratat klishe. Nëse e dimë se çfarë dëshiron partneri dhe nëse buxheti na e lejon mund t’i bëjmë dhuratë atë çka ka dëshiruar prej kohësh. Nëse nuk kemi mundësi mund të mjaftojë thjesht një kartolinë.

Të mos sillesh mirë në tavolinë

Rregullat e mirësjelljes duhen ndjekur çdo ditë, jo vetëm në ditë të shënuara. Kur të jeni në  restorant mundohuni të flisni me zë të ulët dhe të mos i drejtoheni me arrogancë kamerierit. Bëni mirë të kurseni kritikat edhe për ushqimin e servirur.  

Të ndash llogarinë

Kjo nuk është mbrëmja e duhur për të treguar pavarësinë. Edhe nëse jeni feministe. Sot duhet të respektoni rregullat e vjetra dhe ta lini partnerin të bëjë kavalierin. Nëse nuk keni shumë buxhet, zgjidhni një vend të këndshëm që kushton më pak,ose thjesht gatuani në shtëpi.

Si të shpëtoni nga varfëria pas divorcit

Një divorc, mund të jetë i dhimbshëm si nga ana emocionale, ashtu dhe nga ana financiare. Gjatë dhe pas divorceve shumë persona të përfshirë kalojnë në kolapse financiare për arsye të ndryshme. Duke filluar që nga pagesa e avokatit dhe e seancës gjyqësore, e deri tek ndarja e pasurisë mes partnerëve, apo dhe pagesat që dyfishohen tashmë pas ndarjes. Më poshtë po u listojmë disa truqe, që do të mund t’ju shpëtojnë nga varfëria pas divorcit.

Gjeni një ndërmjetës

Gjeni një ndërmjetës që do t’u ndihmojë të merreni vesh me ish- partnerin tuaj, sa i takon financave. Kjo përfshin bisedën me ish-partnerin, si dhe arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me financat. Nëse dëshironi që të kurseni sado pak para nëpër sallat e gjyqeve, do të bëni mirë që pjesën financiare ta zgjidhni jashtë këtyre sallave.

Ndryshoni testamentin

Nëse kohë me parë keni bërë një sigurim jete, duke vendosur ish-in tuaj në listë si përfitues në rast se ndodh që ju të humbni jetën në ndonjë aksident, ka ardhur koha që ta ndryshoni atë dokument. E njëjta gjë vlen edhe për testamentin, kërkoni një trashëgimtar tjetër.

Hiqeni ish-partnerin nga dokumentet

Divorci është  një  mundësi për t’ia filluar nga e para, kështu që filloni duke analizuar çdo dokument. Nëse emri i ish-it tuaj është në dokument, shfuqizojeni dhe nxirrni një dokument të ri, vetëm me emrin tuaj. Shihni me kujdes dhe kujdesuni që emri i personit të fshihet. Ju nuk do të dëshironit që ai të vazhdonte të merrte përfitime prej jush

Krijoni një plan financiar

Si fillim, konstatoni nevojat  që do të keni tashmë që stili juaj i jetesës ka ndryshuar si pasojë e divorcit. Pas kësaj programoni buxhetin, për  periudhën që është më e përshtatshme për ju dhe vazhdoni jetën. Është e rëndësishme që të jeni shumë precizë, pasi në raste të tilla gabime të vogla sjellin kaos financiar.

Nevojat biologjike dhe pamundësia fizike

Seksi dhe personat me aftësi të kufizuara ngjajnë si dy terma në ekstremet e një drejtëze.  

Megjithëse për pjesën më të madhe të njerëzve këto terma janë të papërputhshëm, për personat me aftësi të kufizuara si dhe për familjet e tyre çështja e seksualitetit është një problem më vete.

Shpesh herë prindërit, ose të afërmit e tyre i çojnë personat me aftësi të kufizuara tek punonjëset e seksit, kjo për t’u garantuar një ndër të drejtat themelore, e shprehur kjo edhe në Kartën e të drejtave të njeriut. Mirëpo kjo metodë, nuk sjell shumë rezultate pozitive. Pikë së pari, inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore, së dyti punonjëset e seksit mund që të refuzojnë që të kryejnë marrëdhënie seksuale me personat që kanë aftësi të kufizuara. Një tjetër problem që konstatohet është edhe çmimi për të cilin ofrohet ky shërbim, në një rast të tillë një personi  raporti intim mund t’i kushtojë 3000-4000 euro.

Si pasojë e kësaj, shumë djem dhe vajza që kanë aftësi të kufizuara, dalin të traumatizuar nga eksperiencat me punonjëset e seksit. Shpesh herë eksperienca të tilla përjetohen në mënyrë dramatike prej tyre.

Një mënyrë tjetër përmes së cilës familjet i ndihmojnë të afërmit e tyre është duke i masturbuar këta të fundit. Në fund të ditës seksualiteti i personave me aftësi të veçanta është një problem që duket në pamje të parë shumë i çuditshëm, por këta persona kanë të drejtë që të kenë një jetë seksuale. Jo më kot, dy instinktet bazë të njeriut janë erosi dhe thanatosi, përkatësisht seksi dhe vdekja.

Si të keni sukses në takimin e parë,sipas vajzave

Takimet e para mund të  jenë shumë stresuese. Në disa raste mund të nervozohemi aq shumë sa të dalim nga vetja dhe të bëjmë veprime të pakontrolluara. Për vajzat, takimi i parë veç emocioneve dhe pritshmërive, shoqërohet edhe me një listë këshillash mbi atë çka duhet bërë para, që takimi i parë të shkojë vaj.

Ne mblodhëm këshillat, që kanë dhënë disa vajza në vetë të parë, sa i përket takimeve të para romantike dhe po i sjellim këtu për ju. Shpresojmë të kaloni bukur në takim.

Filloje bisedën para se ta takosh

Shko më herët në vendin e takimit dhe përpiqu të fillosh një bisedë përmes mesazheve. Zgjidh vendin ku do të ulesh me mençuri, duhet të ndjehesh rehat, ulu dhe dërgo një mesazh për t’i bërë të ditur personit tjetër që po e pret. Përpiqu të komentosh diçka, a të flasësh për ndonjë temë interesante. Kështu , kur të vijë personi me të cilin keni takimin do të vazhdoni bisedën interesante dhe nuk do të flisni për gjëra klishe të tipit: ” Po si i ke nga shtëpia”

Hidh një parfum me aromë të veçantë

Gjithmonë merrni me vete parfumin. Një nga shqisat më të stërvitura është nuhatja, kështu që duhet të keni një aromë që të mbahet mend.

Shko te kafeneja e lagjes

Mbase mund të duket pak e çuditshme në lexim të parë, pasi  mund të mos  doni të ekspozoheni shumë, por mendoni pak.  Kjo bar kafe është një vend ku ndjeheni rehat, kamerieri  dhe banakieri iu njohin, kështu që do t’ju trajtojnë më mirë se në vendet e tjera. Mund ta shfrytëzoni këtë mundësi edhe për t’i bërë përshtypje personit që po takoni.

Ha diçka edhe kur nuk të hahet

Duhet të hash diçka patjetër. E dimë që je nervoze dhe nuk të hahet, ose mendon, se nuk të hahet, por duhet të hash diçka patjetër. E para, ti nuk e di nëse do të hash gjatë takimit, e dyta nëse pi alkool do të mund ta përballosh më mirë me stomakun plot, sidomos nëse i kthen gotat shpejt e shpejt.

Një shoqe duhet t’iu marrë në telefon gjatë takimit

Kjo bëhet për çështje sigurie. Sa herë dilni me dikë për herë të parë dikush duhet ta dijë ku jeni. Nga ana tjetër, vajzat vdesin që të ndajnë eksperiencat me mikeshat e tyre, kështu që do të ndjeheni më të qeta duke e ditur se dikush është aty për ju.

Sindroma e Otellos, kur xhelozia shndërrohet në patologji.

Mendoni se partneri ju tradhton?

Çdo rrethanë të bën të besosh që je viktimë e një tradhtie?  Ndoshta vuan nga xhelozia e sëmurë dhe ke nevojë për ndihmën e një profesionisti.

Nëse na flasin për Sindromën e Otellos, ndoshta mendja jonë zhvendoset në Anglinë e Shekspirit dhe në tragjedinë e tij mitike, por nëse flasim për xhelozinë e sëmurë, ndoshta na mbetet mbrapa literatura e gjeniut të letrave dhe zhvendosemi në epokën aktuale ku në një masë të madhe ose më të vogël kemi vuajtur xhelozinë brenda çiftit, në mjedisin e punës ose edhe rrethin familjar.

Sindroma e Otellos nuk është as me shumë, e as me pak veçse dyshimi i vazhdueshëm se partneri ynë nuk po na qëndron besnik dhe e kalojmë kohën duke kërkuar prova për ta konfirmuar. Ankth, nervozizëm, zemërim, të qara të pakontrolluara ose depresion janë simptomat e një personi (mashkull ose femër) që vuan nga kjo patologji e quajtur xhelozi e sëmurë dhe që duhet të trajtohet nga një specialist.

Ata që vuajnë nga kjo patologji rezultojnë të jenë persona kontrollues dhe që nuk mund të dominojnë mendimet e tyre dhe si pasojë as impulse. Pikërisht për këtë fundi kthehet në një tragjedi, ashtu siç edhe shkruajti dramaturgu anglez në kohën e tij.

A kanë një profil të caktuar personat që vuajnë nga Sindroma e Otellos?

Siç e përmendëm edhe më sipër, kjo sindromë mund të prekë të dyja gjinitë, por janë burrat ata që vuajnë më shumë nga ky çrregullim. Zakonisht kanë një profil kontrollues, vetëvlerësim të ulët, janë persona të pasigurtë ose ndoshta kanë kaluar më parë në një situatë të ngjashme, që i provokon të kenë këtë xhelozi të vazhdueshme.

Problemi qëndron kur kjo i çon drejt ekstremit, në atë formë që nuk na dëmtojnë më vetëm ne, por edhe personin mbi të cilin projektojnë këto pasiguri. Palogjikshmëria është karakteristika që drejton (udhëheq) jetën dhe xhelozitë patologjike drejt pikës, ku mjafton një vonesë nga orari i zakonshëm i kthimit në shtëpi ose thjesht ndryshimi i parfumit, për të nxitur një reagim ku xhelozia është protagonist i diskutimit.

 Si të njohim xhelozinë patologjike?

Edhe pse çdo person është i ndryshëm, ekzistojnë disa aspekte të Sindromës së Otellos që e karakterizojnë atë, duke qenë një model që zakonisht përsëritet tek ata që vuajnë prej tij.

– Janë vazhdimisht në gatishmëri dhe i vëzhgojnë me detaje zakonet e partnerëve të tyre.

– Kanë një perceptim të gabuar të ngjarjeve të përditshme të partnerit të tyre, duke kërkuar për një justifikim ose një situatë pabesie. Diçka që gjithmonë e gjejnë.

– Përfshijnë një person të tretë në histori, një ish-të dashur, një shok pune, fqinjin etj.

 Zgjidhja është të shkoni tek specialisti

Hapi i parë për të evituar që sëmundja të kushtëzojë jetën tonë, është të pranojmë se kemi një problem. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për të dhe mbi të gjitha të kemi të qartë se me ndihmën e një profesionisti, patologjia mund të shërohet.

Të shkosh tek psikiatri ose psikologu dhe të fillosh psikoterapie do të jetë fillimi i një procesi të gjatë dhe mund të jetë e nevojshme përdorimi i medikamenteve, gjithmonë të caktuara nga specialisti.

Pacientët që vuajnë nga Sindroma e Otellos janë jashtëzakonisht të dyshimtë, prandaj zakonisht në terapi nevojitet gjithashtu ndihma e një familjari ose të afërmi për të mbikëqyrur vazhdimin e trajtimit çdo ditë. Edhe pse xhelozia e sëmurë është një sëmundje më e përhapur nga sa mendojmë, ka shumë pak pacientë qe ndjekin konsultat. Zakonisht, ata përpiqen ta zgjidhin atë vetë, duke vazhduar me marrëdhënien, pavarësisht sesa e dëmtuar është.

Burrat rrëfejnë, si, qysh, tek vendosën të divorcohen

Martesa është e vështirë dhe për fat të keq shumë pak çifte arrijnë që ta çojnë në fund premtimin, “derisa vdekja të na ndajë”. Sipas statistikave të fundit, nga 1000 persona 2,9 prej tyre do të divorcohen.

Zakonisht njerëzit divorcohen, pasi dalin në përfundimin se kjo do të jetë gjëja  më e shëndetshme për të gjitha palët e përfshira në proces. Megjithatë, vendimi për t’u divorcuar merret në mënyra të ndryshme. Disa mund të vendosin që të divorcohen në një çast, pa pasur asnjë mendim më herët, e disa të tjerë do ta mendojnë gjatë këtë vendim. Në kuadër të kësaj  gjashtë burra kanë rrëfyer se si e kuptuan që dëshironin të divorcoheshin, më poshtë ndiqni  tregimet e tyre.

Jeta jonë seksuale nuk ekzistonte

 Ne nuk kishim kryer marrëdhënie për rreth 6 muaj. Si fillim, mendova se ndodhte për shkak të jetës së ngarkuar mes punës dhe fëmijëve. Duke menduar kështu, vendosa që të organizoj një fundjavë romantike jashtë qytetit. Dolëm për të ngrënë darkë dhe shkuam në hotel. Nuk dëshironte që të kryenim marrëdhënie. Në atë pikë  e kuptova që kishte përfunduar çdo gjë.

Më kontrolloi telefonin

E kapa gruan time duke më kontrolluar telefonin. Ajo e kishte bërë edhe më herët këtë veprim dhe në atë kohë ka pasur shumë zënka dhe debate rreth kësaj teme.  Ajo nuk e përsëriti më , për një kohë të caktuar, por kur ndodhi sërish kuptova që kishte mbaruar.  Unë kurrë nuk e kisha tradhtuar, as nuk kisha bërë ndonjë gjë që ajo të mos kishte besim tek unë. Pse të kaloja gjithë jetën me një grua që nuk ka besim tek unë?

Ajo e tha e para

E dija që nuk kishte më dashuri mes nesh, por kishim fëmijë dhe nuk është se kishim shumë debate më njëri-tjetrin. Gjithsesi, kur ajo më tha se dontë të divorcohej, kuptova se të njëjtën gjë dëshiroja dhe unë.

U bëra  xheloz për divorcin e dikujt tjerër

Një kolege e imja më tha se po divorcohej. U bëra menjëherë xheloz, jo për të por për divorcin e saj. Isha xheloz për faktin që ajo do të jetonte jashtë një martese, kështu që vendosa të divorcohem edhe unë.

Nuk kishim për çfarë të bisedonim

Të premte ne kishim ditën e takimeve. Takoheshim çdo javë të premte dhe bisedonim. Një të premte vura re se nuk kishim se çfarë t’i thonim më njëri-tjetrit. Këtë ide në fakt e kisha prej disa kohësh. Në fakt edhe mund ta shpëtonim marrëdhënien tonë, por ndjenjat ishin shuar prej kohësh. Pas një viti u divorcuam.

Nuk dëshiroja të bëheshim  si prindërit e gruas

Ne po kalonim shumë kohë me prindërit e saj. Ish-gruaja ime ngjante shumë me të ëmën, ndërsa unë ngjaja me të atin. Një ditë pasi pashë se si silleshin mes tyre  prindërit e saj, kuptova se nuk e dëshiroja këtë gjë për veten.