Pse duhet t’i kontrolloni vetë financat tuaja

Në çdo marrëdhënie të shëndetshme, partnerët i ndajnë detyrat në bazë të aftësive. Kush është më i zoti në kuzhinë gatuan, kush e ka pastrimin e shtëpisë anti-stes pastron e kush e ka zërin më të ëmbël, i këndon foshnjës për ta vënë në gjumë.

Por kjo logjikë ndryshon kur vjen fjala tek paratë, asnjë prej partnerëve nuk duhet të ketë kontrollin total të financave. Dikush mund t’i menaxhojë, por të dy partnerët duhet të kenë pavarësi dhe të jenë në dijeni të asaj që ndodh me paratë në shtëpi.

Mund t’ju duket sikur nuk keni gjë për t’u shqetësuar pasi martesa juaj është perfekte, por mos harroni se problemet më të mëdha në marrëdhëniet afatgjata vijnë nga keq përdorimi i financave, si dhe nga mbledhja e tyre në një dorë të vetme.

Në vendin tonë ndodh shpesh që gratë të dorëzojnë pagën tek bashkëshorti, apo një burrë tjetër që kontrollon financat e familjes. Kjo situatë bën që gruaja, ndonëse punon e nxjerr të ardhurat e veta të shndërrohet në një qenie ekonomikisht të varur, e cila duhet të kërkojë për para edhe për produktet elementare.

Në këtë rast ekziston një zgjidhje e thjeshtë që kërkon pak guxim. Kur të merrni pagën e radhës dorëzoni vetëm një pjesë të pagës, e cila do të konsiderohet edhe si kontributi juaj në familje për të blerë produktet e konsumit. Me hapa të vegjël e të sigurt do të mund të arrini pavarësinë totale ekonomike.

Si të arredosh shtëpinë pa interior designer

Të punësosh një interior designer në ditët e sotme mund të jetë goxha e kushtueshme dhe jo të gjithë mund të përballojnë këtë kosto. Por gjithsesi nëse keni dëshirë t’i ndryshoni pamjen ambientit tuaj pa shpenzuar kemi mbledhur disa rregulla te njohura, të cilat dizenjuesit i konsiderojnë të vlefshme për t’u ndjekur.

Të dizenjoni ambientin tuaj sipas një stili specifik nuk është arsye për të mos përfshirë element nga stile të tjerë. Kështu ju mund të ndërthurni lehtësisht elementët modern me ato tradicionalë.

Sipas dizajnerave të keni të gjithë mobilet sipas një stili dhe formati specifik është jashtë mode. Ju mund të keni pjesë të mobileve krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, kështu një divan modern mund të kombinohet me një kolltuk vintage dhe një tavolinë druri më këmbë metalike. Kjo do të bëjë ambientin, jo vetëm të duket më interesant, por edhe më me dritë.

Mos u kufizoni në përdorimin e elementëve pasi mund të përdorni të gjithë elementët që dëshironi, përfshirë metalin, drurin, punë artistike apo dhe pjesë të vogla mobiliesh. Ngjyrat monokromatike dhe neutrale nuk janë më mjaftueshëm interesante por arredimi të shkojë drejt një disajni  ekspresiv.

Nëse vendosni të gjithë mobilet pas murit nuk do krijojë më shumë hapësirë , por do ta bëjë ambientin e brendshëm të duket i mërzitshëm. Një opsion më i mirë është të krijoni zona me tematika të veçanta të caktuara për të qenë të personalizuar dhe unik.

Ngjyrat mund të kombinohen mirë më njëra- tjetrën nëse zgjidhen në mënyrë korrekte, por ngjyrat pastel, nuk mund të qëndrojnë mirë më ngjyrat e ndritshme, kështu ju mund të zgjidhni vetëm njërën prej mundësive.

Para se të merrni mobile të reja ju duhet të kryeni disa matje të  përmasave  të dhomës , gjithashtu distancën e elementëve nga njëri tjetri. Specialistët këshillojnë 91 cm distance midis mobilieve.

Ju nuk keni pse të ndiqni rregulla formale përsa i përket përdorimit të një dhome të caktuar. Ju mund ti përdorni ambientet tuaja për qëllime të ndryshme, një dhomë ndenje si një librari, ose ambient pune.

Një komponent shumë i rëndësishëm, jo vetëm   për burimin e dritës, por edhe përsa i përket dekorit është ndriçimi. Përdormi më shumë se një burim ndriçimi për të theksuar tipare specifike të arredimit.

Kur dekorojmë shtëpitë kërkojmë frymëzim nga websitet e designerave të tjerë, por ajo çka duhet të bëjmë është të ndjekim stilin tonë personal dhe të bazohemi tek profesionistët vetëm për ndonjë këshillë të vogël.

A ekziston një lidhje midis pornografisë dhe depresionit?

Mendohet gjerësisht se shikimi i imazheve dhe situatave pornografike mund të shkaktoje depresion,por ekzistojnë jo shumë prova lidhur me këtë çështje. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se  kjo mund t’ju ndikojë në mënyra të ndryshme, por e gjitha varet nga formimi juaj individual dhe mënyra sesi i përdorni këto imazhe apo dhe ndikimi që mund të kenë në sferën tuaj emocionale.

Sipas studimeve të realizuara ne 400 individë  u arrit në përfundimin se  individët, të cilët panë më shumë imazhe pornografike kishin gjasa për t’u ndjerë më të vetmuar. Në një studim të vitit 2018, ku morën pjesë 1639 individë për të kuptuar lidhjen midis përdorimi të pornografisë dhe depresionit,studiuesit zbuluan që disa individë kishin më shumë gjasa për të pasur simptoma të depresionit, apo për t’u ndierë fajtorë, të mërzitur, të vetmuar kur shohin përmbajtje  seksuale, ndjenja këto, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen emocionale të përgjithshme.

Individët të cilët besojnë se porno-ja nuk është moralisht e gabuar, studimet zbuluan nivele me të larta të simptomave depresive të pranishme tek ata që I shihnin me një shpeshtësi me të lartë. Gjithashtu burrat që kanë kaluar situate depresive kanë më shumë gjasa të shohin imazhe pornografike si veprim për të përballuar depresionin.

Si rezultat i mungesës së edukimit seksual të duhur, individët janë të painformuar lidhur me këtë situatë dhe se si ta përdorin në një mënyrë të shëndetshme pa krijuar varësi.

Kur duhet të shqetësoheni ?

Në momentin kur shpenzoni aq shumë kohë duke parë  materiale të tilla kjo ndikon në jetën tuaj të përditshme punë, shkollë apo dhe jetën sociale

Kur shihni për të gjetur  mbështetje emocionale

Kur nuk i rezistoni dot nevojës për të parë pornografi

Kur ndiheni fajtore ose te stresuar pasi keni parë material të tillë

Nëse mendoni se jeni të varur nga pornografia dhe si rezultat keni më shume gjasa për të qenë të depresuar, mund të kërkoni ndihmë tek terapisti.

Pse bëhemi kurnacë në jetën e përditshme dhe shpenzojmë pa fund për luks

Sipas një studimi njerëzit lenë të paktën 20% të vlerës së faturës si bakshish në restorante. Në të njëjtën kohë, askush nuk e mendon të lerë bakshish tek shitësi i zarzavateve. Një studim tjetër thotë se një në pesë persona që kanë telefona Iphone kanë probleme me paratë.

Por pse njerëzit janë të predispozuar për të shpenzuar më shumë kur blejnë mallra, ose shërbime luksi dhe kursejnë qindarkat kur bëhet fjalë për shpenzime të vogla e të përditshme.

Ne nuk e dallojmë ndryshimin kur harxhojmë shuma të mëdha

Pasi keni ngrënë në restorant dhe ju vjen një faturë me vlerën 43 mijë lek ju jeni të predispozuar të lini 50 mijë lek dhe të mos e merrni kusurin. Bakshishi në këtë rast është një shifër e vogël krahasuar me vlerën e faturës, duke qenë se vlera e ushqimit që keni ngrënë është gjashtë herë më e lartë se vlera e bakshishit.

Në një tjetër situatë, nëse ju blini gjashtë kg patate nga një fermer dhe ato kushtojnë 300 lek, nëse i jepni shitësit 500 lek në çdo rast do të prisni kusurin mbrapsht.

Ne nuk duam që njerëzit të mendojnë keq për ne

Këtu hyjnë në lojë psikologët. Në këtë rast, flasim për një lloj efekti turme. Në baret luksoze, kamarierët zakonisht nuk sjellin kusur mund ta sjellin vetëm nëse ju e kërkoni. Në bare të tilla shumica e personave lenë bakshishe të majme ndaj dhe me nënvetëdije njerëzit mendojnë se nëse do të kërkojnë kusur do të duken keq.

Duam të biem në sy

Në një eksperiment njerëzve iu ofrua mundësia për të fituar 50 mijë euro teksa pjesa tjetër do të fitonte 25 mijë euro, ose do të fitonte 100 mijë euro, teksa pjesa tjetër do të fitonte 200 mijë euro. Pjesa më e madhe e personave zgjodhën alternativën e fundit. Njerëzit me sa duket e kanë në natyrë sakrificën për hir të përshtypjes së mirë tek të tjerët.

Tre gabimet që do t’ju kushtojnë vendin e punës

Gabimi i parë- Të bësh sikur i di të gjitha

I vetmi person që duket bukur kur bën sikur i di të gjitha, është Hermione Granger, kështu që më mirë lëreni në dorë të saj rolin e “enciklopedisë që ec”. Nëse hyni në një ambient të ri pune dhe filloni të silleni me fodullëk e arrogancë, me shumë mundësi nuk do të mund të kaloni as periudhën e provës. Kështu që qëndroni me këmbë në tokë, bëhuni dëgjues i mirë, sa më shumë të dëgjoni aq më shumë do të mësoni.

Gabimi i dytë- Të mos pyesësh

Ky është një gabim shumë thelbësor, pasi hap rrugën për gabime të tjera në vazhdim. Të gjithë druhen që të pyesin kur fillojnë një punë të re, por është më mirë të pyesni se sa të qëndroni me dyshime. Nga ana tjetër, kujdesuni që pyetjet të mos jenë shumë vetë-shpjeguese, pasi do të dukeni shumë dembelë.

Gabimi i tretë- Të japësh mendime, para se të kesh kuptuar punën

Fakti që je punësuar tregon që ke shumë ide të mira, por merre me qetësi. Të mundohesh të zgjidhësh situata në ditën e parë të punës, mund të sjellë edhe pakënaqësi tek kolegët. Në vend të kësaj, do të ishte mirë sikur të merrnit kohë për të mësuar atë që ndodh në vendin tuaj të punës, si dhe atë që ka ndodhur më herët, për ta bërë këtë duhet ta shndërroni trurin në sfungjer dhe të thithni sa më shumë informacion që të jetë e mundur. 

10 këshilla dekorimi dhe pastërtie për të pushuar qetë dhe për të fjetur më mirë

Çrregullimet dhe cilësia e gjumit janë temat që shqetësojnë sot pjesën më të madhe të popullsisë, sipas një studimi në 2016 nga Doktorali (portal mjekësor). Dhe të mos kesh arritur të pushosh plotësisht gjatë natës, ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien  dhe produktivitetin tuaj gjatë ditës. Përgjatë orëve të gjumit, trupi rigjenerohet fizikisht dhe psikologjikisht, duke realizuar pastrimin e Sistemit Nervor Qendror, duke rregulluar hormonet që kontrollojnë urinë dhe stresin, duke sintetizuar proteinat e muskujve dhe riforcuar sistemin imunitar. Prandaj, një pushim i keq mund të derivojë probleme kardiovaskulare, akumulim toksinash, lodhje, stres, madje edhe obezitet.

 Por, pse flemë keq? Stresi, shqetësimet e përditshme si dhe ekspozimi i vazhdueshëm në ekranet e kompjuterit, telefonat celular dhe të gjitha llojet e pajisjeve elektronike ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit. Por, me gjithë këtë, ekzistojnë disa faktorë mjedisorë, që mund të ndikojnë në pushimin tuaj. Një truk i mirë është të rimodeloni dhe përmirësoni ambientin e dhomës suaj me këto hile të thjeshta të përdorura tashmë nga gratë më produktive.

Produkte cilësore

Baza për të siguruar një pushim të mirë është që të kemi produkte cilësore, duke filluar  nga dyshekët te jastëkët e deri te përzgjedhja e tekstileve. Më shumë sesa te shijet tuaja duhet të fokusoheni në fortësinë (kohëzgjatjen) dhe trashësinë e dyshekut. Është e rëndësishme që jastëku juaj t’ju lejojë të mbani qafën të lidhur me shtyllën kurrizore kur flini në krah. Sa për shtratin, vendosni mbulesa dhe çarçafë prej pambuku ose fibre. Këto materiale e lejojnë lëkurën të marrë ajër, si dhe duken bukur.

Kthejeni krevatin nga veriu

 Sipas ekspertëve, nëse e vendosni kokën e krevatit nga veriu, do të flini më mirë. Sidoqoftë, tradita të tjera orientale sigurojnë se nëse e drejtoni nga lindja, do të ndiheni më të qetë, kurse nga perëndim do të ndiheni të mbushur me energji. Megjithatë, një aspekt me të cilin jemi dakord  të gjithë është se të shikojmë derën e dhomës që nga krevati, na ndihmon të ndihemi më të sigurt dhe, për këtë arsye, të flemë më mirë.

Mobilie funksionale

 Për sa i përket mobilieve, këtu përfshihen pjesë funksionale dhe të lehta që të zhvendosen kollaj. Të gjitha këto duhet të kenë një funksion praktik dhe dizajn të pakohë, në këtë mënyrë sigurohemi që nuk do të lodhemi prej tyre dhe do të ndihemi komod në hapësirën  tonë personale. Në të njëjtën kohë eleminoni perdet dhe jastëkët shumë të dendur, që të evitohen pluhuri dhe merimangat, të cilat përfundojnë duke shkaktuar alergji.

 Ngjyrat e lumturisë

Ngjyrat janë çelësi i të pasurit një shtëpi jo stresuese. Sipas ekspertëve, ngjyrat jeshile, okër dhe blu do t’ju ndihmojnë të pushoni më mirë. Konkretisht, kjo e fundit, përveç se është cilësuar si  ngjyra më e lumtur për  vitin 2020, duke qenë se  ul presionin arterial dhe ndihmon në  çlodhje. Sa për ndriçimin, dritat e verdha dhe portokalli ndihmojnë në përgatitjen për të pushuar.

 Rëndësia e ajrosjes

Për të rinovuar ajrin dhe për të evituar akumulimin e parazitëve, ajroseni gjithmonë dhomën para se të sistemoni krevatin, në këtë mënyrë çarçafët do të rifreskohen. Një zakon tjetër shumë i mirë është të flesh më derën hapur, sidomos nëse dhoma është e vogël, për të evituar rëndimin e ajrit në dhomë. Po ashtu është e rëndësishme që çarçafët të ndërrohen dy herë në javë. I lani ato me ujë të nxehtë dhe kaloni fshesën me korrent çdo ditë, ose të paktën dy apo tre herë në javë për të  hequr pluhurin  dhe polenin. Kështu do të merrni frymë lirisht natën dhe pushimi juaj do të jetë i plotë.

 Mbajeni dhomën të freskët!

 Kur bie në gjumë, i ftohti është më efektiv se nxehtësia. Idealja do të ishte ta mbanit temperaturën e dhomës suaj midis 18 dhe 20 gradëve, temperature e duhur kjo sipas ekspertëve, për të pushuar sa më mirë. Në dimër është më e lehtë, por, gjatë periudhës së verës rekomandohet të hapni kondicionerin 1-2 orë para se të shkoni për të fjetur dhe ta fikni kur të futeni në shtrat.

 Kontrolloni lagështirën!

 Përdorimi i ngrohjes mund të bëjë që ambienti të thahet. Prandaj, vendosja e një aparature për rregullimin e lagështirës në dhomën tuaj mund të jetë shumë i dobishëm, veçanërisht nëse vuani nga alergjitë apo problemet e frymëmarrjes.

 Largoni pajisjet elektronike!

Valët që lëshojnë telefonat, ashtu si edhe çdo pajisje tjetër elektronike, ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit. Nëse dëshironi të arrini ambientin ideal për një gjumë qetësues, sigurohuni të largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma juaj dhe ta zëvendësoni telefonin tuaj me një orë me zile tradicionale. Kjo nëse nuk lëshon dritë ose tinguj të ashpër.

Çfarë nuk duhet blerë kurrë në tregun e sendeve të përdorura

Enët e kuzhinës

Sipas  Qendrës së Edukimit mbi Mjedisin dhe Shëndetin, pjatat, filxhanët, apo tasat e kuzhinës mund të përmbajnë një sasi  të konsiderueshme të elementeve kimike. Për të mos përmendur këtu faktin që ju nuk e dini se për çfarë janë përdorur ato enë më parë.

Këpucët

Mund të tundoheni  të blini këpucë të përdorura, sidomos kur këto të fundit janë këpucë të një marke të caktuar që do t’ju kushtonin shtrenjtë nëse do t’i blinit të reja. Mirëpo, duke vepruar kështu ju do të rrezikoni shëndetin tuaj. Nëse blini këpucë të përdorura, keni shanse që të merrni një infeksion kërpudhor, që mund të trashëgohet nga pronari i mëparshëm i këpucëve. Nga ana tjetër, këpuca ka marrë formën e këmbës së  ish-pronarit, kështu që do të jetë e vështirë që kjo këpucë të jetë e rehatshme për ju.

Lodra pelushi

Nëse blini një lodër pelushi të përdorur, të cilën fëmija juaj do ta mbajë shumë afër dhe do ta përqafojë shumicën e kohë, keni parasysh faktin që kjo lodër mund të jetë e dendur në mikrobe. Mund të mendoni se një larje do  të mund të eliminoje mikrobet e mbledhura tek lodra, por jo gjithmonë ndodh ashtu.

Pajisjet Elektrike

Një pajisje elektrike e vjetër, mund të prishet menjëherë pasi ta blini, kjo në rastin më të mirë. Në rastin më të keq, një pajisje e tillë do të mund të dëmtojë të gjithë sistemin elektrik të shtëpisë suaj.  Kjo nuk do të thotë që produktet e reja janë më të mira. Thjesht duhet të kontrolloni produktet elektronike që në dyqan, para se t’i blini.

Krevatet e bebeve

Krevatet e bebeve, mund të duken shumë të pastër, duke qenë se janë përdorur për pak kohë si dhe shumë të sigurt.  Me kohën, kanë ndryshuar edhe parimet e sigurisë sa i përket krevateve të bebeve, ndaj dhe këshillohet që të blini një krevat të ri për beben tuaj. Ai do të jetë më i sigurt dhe ju do të jeni më të qetë.

Ta mbajmë, apo mos ta mbajmë, teshtimën?

Na ndodh jo pak herë të vendosemi në situata të sikletshme. Mund të tentojmë  të mbajmë  teshtimën në një situatë kur mund të jemi  duke komunikuar me persona të tjerë, të gjendur në ambiente publike, ose thjesht nuk është momenti i duhur për të teshtirë.

A e dini në të vërtet se çfarë jeni duke i shkaktuar turpit tuaj?

Mbajtja e teshtimës përveç se mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj, ndonjëherë mund të shkaktojë dhe komplikacione serioze.

Për të kuptuar efektet e teshtimës në organizëm, fillimisht duhet të njihemi me konceptin teshtimë.

Teshtima është një refleks, që nuk mund ta kontrollojmë. Kur teshtijmë sistemi respirator krijon presion në sinuse, në kavitetin e hundës në fyt dhe deri tek mushkëritë.

Të mbajturit e teshtimës shton presionin brenda sistemit të frymëmarrjes me  5-24 herë më shumë sesa vetë teshtima. Ekspertët thonë se mbajtja e këtij lloj presioni brenda trupit mund të shkaktojë dëme shumë  serioze.

Çfarë shkakton konkretisht mbajtja e teshtimës?

·         Rupturë-Çarje e daulles së veshit, që mund të rezultojë deri në humbjen e dëgjimit

·         Infeksion të veshit të mesëm

·         Dëmtim të enëve të vogla gjakut në sy, hundë, vesh

·         Dëmtim të diafragmës (pjesa muskulore e kraharorit e gjendur mbi abdomen)

·         Dëmtim-Rupturë të fytit

·         Thyerje e brinjëve (më së shumti në moshat e treta, për shkak të rritjes së presionit mushkëror)

A mund të shkaktojë atak në zemër mbajtja e teshtimës ?

Mund të ndikojë përkohësisht në ritmin e rrahjeve të zemrës, por nuk do të shkaktojë ndalimin e zemrës.

A mund të parandalojmë një teshtimë pa e mbajtur atë ?

Nëse ndjeni t’ju vijë një teshtimë, është e mundur ta ndaloni atë. Disa mënyra për të parandaluar teshtitjet janë:

·         Trajtimi i  alergjive

·         Mos ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit

·         Shmangia e shikimit të drejtpërdrejtë në dritë

·         Përdorimi i spray-ve për hundën

·         Shfryrja e hundëve

·         Prekja me gjuhë e qiellzës për 5 deri në 10 sekonda

Gabimet e gjuhës së trupit që ju kushtojnë vendin e punës

CV-ja juaj është perfekte, jeni shumë profesionist, njeriu më i aftë në fushën tuaj. Por ka disa kohë  që nuk po mundeni dot të kaloni asnjë intervistë pune. Çfarë po shkon keq? Si ka mundësi? Ua themi ne, gjuha e trupit tuaj është ajo që po ju penalizon.

Këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga Career Builder. Sipas këtij studimi, intervistuesit kanë tolerancë të ulët në lidhje me disa shprehi të gjuhës së trupit, gjatë intervistave të punës. Disa prej këtyre veprimeve ne do t’ua rendisim më poshtë. Na falenderoni pasi të keni marrë vendin e punës!

Të mos e shohësh në sy intervistuesin

Kontakti sy më sy është shumë i rëndësishëm, në jetën e përditshme, po aq i rëndësishëm është edhe në intervistat e punës. Nëse në jetën e përditshme një gjest kaq i thjeshtë e i pavullnetshëm ju ndihmon të krijoni lidhje empatike me tjetrin, gjatë intervistave të punës, shikimi në sy e ndihmon intervistuesin që të kuptojë nëse ju jeni i sigurt në vetvete, ose jo.

Të lëvizësh shumë

Prekja e shpeshtë e flokëve, apo e fytyrës gjatë një interviste pune është një veprim tejet penalizues. Nëse e keni të vështirë që të qëndroni ulur pa lëvizur për disa minuta, si do të mund ta përballoni presionin e fluksin e punës?

Të jesh shumë serioz

Është krijuar ideja se në një intervistë pune kanë sukses ata që janë seriozë e gati gati të vrenjtur në fytyrë. Në fakt është krejt e kundërta. Nëse shkoni në një intervistë pune me fytyrën serioze në maksimum dhe nuk buzëqeshni asnjëherë, atëherë intervistuesi do të mendojë se jeni një njeri i hidhur, që nuk merr asnjë kënaqësi nga jeta. Askush nuk do të zgjidhte të punësonte dikë që nuk shpreh asnjë grimcë pozitiviteti.

Dorë shtrëngimi

A e dinit se 21 përqind e kandidatëve për një vend pune s’kualifikohen menjëherë për shkak të dorë shtrëngimit? Termi që për ekspertët e gjuhës së trupit njihet si “peshku i ngordhur” ka lënë pa punë sa e sa aplikantë. Peshku i ngordhur në vetvete, nënkupton një shtrëngim dore aspak energjik e të squllët. Ky dorë shtrëngim do ta bëjë intervistuesin tuaj të kuptojë se ju nuk jeni të sigurt, nëse e meritoni, apo jo vendin e punës.

Përkulja

Studimet shkencore kanë treguar se qëndrimi i përkulur është veti e personave që kanë probleme me vetëbesimin. Mundohuni të qëndroni drejt, për të përcjellë mesazhin e një individi që është i sigurt edhe i qartë në lidhje me aftësitë e tij. Intervistuesit janë duke kërkuar një njeri të aftë, energjik dhe entuziast. Nëse e ndjeni veten se mund të përshkruheni me këto tre mbiemra duhet ta provoni edhe me anë të gjuhës së trupit.

Mos kryqëzo krahët

Vetëm nëse do ta zhvilloni intervistën në një frigorifer, do të  mund ta justifikoni këtë gabim të rëndë. Themi gabim të rendë, pasi në ditët e sotme e dinë edhe fëmijët që kryqëzimi i krahëve tregon se jeni në siklet. Nga ana tjetër ky gjest i pavullnetshëm është një mjet shumë efikas në mbylljen e hapësirës së komunikimit. Kështu që, nëse vërtet e dëshironi atë vend pune thjesht mbani krahët sa më larg njëri-tjetrit.

Të miratosh me kokë

Miratimi me kokë, nuk është një gabim i mirëfilltë, por mund të shndërrohet në gabim nëse përsëritet shumë herë gjatë bisedës. Në disa raste, nëse ju vazhdimisht bëni gjeste aprovuese me kokë intervistuesi mund të mendojë se jeni duke u tallur me të. Ndaj dhe është e këshillueshme që gjestet aprovuese të mos jenë shumë të shpeshta.

Mbi taka si perëndesha

Zgjidhni këpucët e përshtatshme

Para se të mësoni se si të ecni me taka, duhet të mësoni t’i zgjidhni ato. Nëse nuk keni veshur kurrë taka në jetën tuaj, atëherë duhet të zgjidhni taka me bazë pak të trashë, si dhe më të ulëta. Filloni me takat ortopedike dhe me çizmet, për ta ndjerë këmbën sa më të sigurtë dhe rehat.

Praktikohuni në tapet

Për arsye që tashmë dihen, duhet të mësoni se si të ecni mbi taka në tapet, jo në sipërfaqe të ngurta si dyshemeja. Para se të lëndoni veten nga ecja me taka në dysheme, lëvizni dhe praktikoheni të ecurën mbi taka në tapet. Megjithatë, duhet të keni parasysh se tapeti mund të jetë i rrëshqitshëm. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm ju këshillojmë, të fërkoni pjesën e poshtme të këpucës me letër zmerile. Sa më pak e lëmuar të jetë sipërfaqja e poshtme e këpucës, aq më pak mundësi ka të rrëshqisni në tapet.

Vini takën në tokë, pastaj tabanin e këpucës

Ashtu sikurse do të vepronit edhe me këpucët e tjera, pjesa e takës duhet të vihet në tokë para pjesës së tabanit. Është shumë e thjeshtë. Ajo çka duhet të keni parasysh është që, kur këmba juaj të jetë në tokë, gjuri duhet të rrijë drejt. Nëse nuk dëshironi të dukeni keq kur ecni mbi taka, shmangni tre gabime: shtrembërimin e gjurit, vendosjen në tokë të së gjithë këmbës, si dhe vendosjen në tokë të tabanit para takës.

Ec në një vijë të drejtë

Ky hap nuk është shumë i rëndësishëm, por për të pasur hijeshinë e duhur kur ecni me taka, do të ishte mirë t’i hidhnit një sy. Mundohuni të krijoni një vijë të drejtë imagjinare në mendje, teksa praktikoni dhe ecni me taka, duke shkëmbyer këmbët dhe duke mbajtur drejtimin. Do të dukeni si modele në pasarelë edhe kur të jeni duke ecur në rrugë.