Ku shkuan flokët e Demi Lovatos?!

Që prej performancës emocionuese në Grammy Awards, Demi Lovato i ka mbajtur flokët të gjatë e me onde. Megjithatë, gjatë fundjavës së javës së Shën Valentinit çdo gjë ndryshoi. Ajo preu flokët e gjatë dhe tani duket shumë klas me flokët e shkurtër.

Gjatë fundjavës, Lovato hodhi disa foto në rrjetet sociale, me sa duket prerja e re, asimetrike e flokëve i kornizon fytyrën më së miri. Pjesa e gjatë e flokëve përpara,pak mbi shpatulla.

Sipas “Allure”, prerja e re e flokëve të Demi Lovatos na kujton modelin e flokëve që mbajti këngëtarja përgjatë vitit 2019, nga ana tjetër “Allure” shprehet se Demi nuk ka prerë flokët, thjesht ka hequr extensions.

Ky nuk është një ndër ndryshimet më drastike të këngëtares, gjithsesi asaj i pëlqen të luajë me flokët. Vitin e kaluar kishte një prerje të ngjashme, gjithsesi eksperimentoi me ngjyrat duke i bërë disa herë, apo duke u shtuar extensions në ngjyrë karamele. Për momentin le të kënaqemi me këtë prerje, më vonë ku i dihet, mbase Demi bën ndonjë ndryshim më drastik.

Modelet e flokëve që do t’ju zhdukin rrudhat

Teksa jemi ende duke pritur modelin e flokëve që do të shënjojë sukses për gratë e moshës 50 vjeç e sipër, këtë vit, qendrojmë pak për të admiruar modelin kasketë të Monica Belluçit, i cili më shumë se një model flokësh, ngjan me një terapi anti-moshë. Ky model flokësh që kufizon më së miri fytyrën e aktores, i nxjerr në pah më së miri edhe tiparet e fytyrës së saj, duke i dhënë një pamje më të freskët.

Duke marrë shembull nga Monika, me sa duket këtë vit rrudhat do të luftohen duke larguar flokët nga fytyra. Mund të duket e çuditshme, por largimi i flokëve nga fytyra mund të bëjë që edhe rrudhat të dallohen më pak.

Gjatësia

Duke folur për prerjet, gjatësia optimale mendohet të jetë nga klavikulat e lart tyre, pra jo flokët që shkojnë nën klavikula. Në këtë pikë vlerësohen modelet që i japin flokëve volum, duke përdorur teknikat e shkallëzimit.


Flokët kaçurrela
Për flokët kaçurrela vlen i njëjti parim. Largoni flokët nga fytyra. Një prerje e shkallëzuar në kaçurrela mund të japë një efekt të dyfishtë. E para do të nxjerrë në pah fytyrën si dhe do të përqendrojë vëmendjen në linjat e fytyrës, kështu rrudhat do të kalojnë në plan të dytë.

Çfarë të lemë pas në 2019

Ajo që duhet lënë pas në 2019 është stilimi i kaçurrelave pas ballukes së drejtë, thjesht mos e bëni. Nëse flokët tuaja janë kaçurrela thjesht mbajini uniform, mos bëni eksperimente.

Keni flokë të dëmtuar? Ndihma e shpejtë e ka emrin keratinë

Keratina është një proteinë që gjendet në flokët tona. Funksioni i saj është sa i thjeshtë dhe aq i komplikuar. Keratina është përgjegjëse për shëndetin e flokëve tona.

Në rastet kur flokët janë shumë të dëmtuar, rekomandohet që të bëhen trajtime me keratinë, kjo duke qenë se sasia e keratinës që prodhon trupi ynë nuk mjafton për ta bërë flokun aq të shëndetshëm sa duhet.

Gjithsesi, para se të merrni vendimin për të bërë një trajtim të flokëve me keratinë, kujdesuni që të zgjidhni sallonin e duhur, si dhe shihni mirë produktin që do të vendoset në flokët tuaja. Pas trajtimit, flokët tuaj do të duken të rigjeneruar, kjo pasi proteina ristrukturon folikulat e qimes së flokut, duke i dhënë flokëve një pamje më të bukur dhe të shëndetshme.

Sot keratina e hidrolizuar, përdoret shumë në sallone, hapat për aplikimin e saj janë relativisht të thjeshta. Fillimisht aplikohet një shampo i posaçëm që pastron flokët në thellësi, më pas përdoret një shampo tjetër i pasur me proteina.  Pasi shpëlahen flokët, aplikohet keratina e hidrolizuar, më pas vendoset një maskë e pasur me keratinë, në vazhdim të kësaj në flokë aplikohet nxehtësi. Më pas mjafton që flokët të thahen e të krihen dhe do të dilni nga salloni me flokët që keni ëndërruar gjithmonë.

Dhjetë prerje flokësh që do t’ju bëjnë të dukeni më elegante

Flokët janë një element i rëndësishëm i pamjes, një model i përshtatshëm mund të na bëjë që të dukemi më mirë si dhe mund të na ndihmojë që të fshehim ndonjë gjë që nuk na pëlqen në pamjen tonë.

Ekzistojnë disa prerje flokësh që mund ta bëjnë fytyrën tuaj të duket më e hollë, kjo pasi theksojnë linjat e saj. Ndër të tjera ekzistojnë edhe modele flokësh që ju bëjnë të dukeni më bukur. Viti 2020, ka ardhur edhe me tendenca të reja sa i përket kësaj. Më poshtë ju ftojmë të zbuloni 10 modelet e flokëve që do t’ju bëjnë të dukeni më të holla.

Si të shpëtoni nga aroma e keqe e flokëve

Sa  herë iu ka qëlluar që të keni vënë re se flokët tuaj nuk kanë aromë të këndshme. Kjo sigurisht varet nga yndyra e tepërt në flokë, si dhe nga ambientet në të cilat keni qëndruar.

Gjithsesi, mos u shqetësoni mund t’i jepni flokëve një aromë të mirë duke përdorur disa metoda natyrale.

Për të pasur flokë me një aromë të mirë mund të përdorni produkte me bazë uji.

Më poshtë do t’ju prezantojmë me disa produkte, të cilat mund t’i përdorni për t’i dhënë aromë flokëve.

Parfumi me aloe vera

Aloe vera është një produkt i çmuar bukurie, kjo dhe për shkak të efekteve që ka në fytyrë dhe në flokë. Për të përgatitur parfumin me aloe, do t’ju nevojiten përbërësit si më poshtë:

Ujë i distiluar

Xhel aloe vera

Disa pika vaj esencial

Shishe sprajt

Konservant natyral si glicerina

Filloni duke përzier konservantin me vajin esencial në një enë dhe më pas shtoni me një lugë xhelin e aloes si dhe ujin e distiluar.

Si alternativë e parfumit me bazë ujore, mund të përdorni parfumin me bazë vajore. Në këtë rast këshillojmë që të përdorni vajin e jojobës. Për ta përgatitur do t’u nevojiten këto produkte:

Vaj jojobe

Esencë parfumi

Shishe jo transparente

Në flakon shtoni vajin dhe përziejeni fillimisht me disa pika nga esenca juaj e preferuar. Trazojeni mirë dhe lëreni të pushojë. Në këtë pikë parfumi është gati, mjafton që të hidhni disa pika në duar dhe ta shpërndani nëpër flokë. Vetëm mos vendosni shumë, pasi flokët mund të duken si të mbytur në vaj.

Si ndryshoi pamja e Scarlett Johansson

Çmimet Oscar, janë rrugës, por para tyre, të nominuarit kanë shkelur në shumë e shumë evente të tjera gjatë jetës së tyre. Mes tyre është dhe Scarlett Johansson, e cila nga viti 2002 deri sot ka pasur një evoluim të dukshëm sa i përket paraqitjes së saj në tapetin e kuq.

Johansson ka qenë flok-kuqe, bionde, madje dhe brune përgjatë viteve dhe ka provuar çdo ngjyrë të kuqi buzësh. Përmes pamjes së saj, ajo ka dashur që të komunikojë edhe atë çka po kalonte në jetën e saj gjatë këtyre viteve.

Aktorja 35-vjeçare, është shfaqur për herë të parë në ekranin e madh në vitin 1994, me filmin North e më pas në vitin 1998 aktroi sërish në filmin The Horse Whisperer.  Gjithsesi, aktorja me pamjen e çiltër  arriti të pikasej vetëm në vitin 2002, kur interpretoi në filmin Lost in Translation.

Gjatë kësaj kohë, ajo provoi edhe stilin punk rock. Në vitin 2003 preu flokët shumë shkurt dhe i leu bionde, më pas gjatë viteve u kthye sërish brune, si dhe sfidoi veten me një pamje neo-moderne të frymëzuar nga Marilyn Monroe

Aktorja e lindur në New  York, gjatë rrugëtimit të saj në Hollywood, ka arritur që të bëhet një prej aktoreve më të paguara sot për sot. Sivjet, ajo është kandidate  për të fituar dy çmime Oscar. Njw ccmim

Për rolin e saj në filmin Marriage Story, është nominuar për çmimin e aktores më të mirë protagoniste, ndërsa është nominuar për të marrë çmimin e aktores më të mirë mbështetëse në filmin Jojo Rabbit .

I urojmë fat, Scarlett dhe duke pritur çmimet Oscar, ju ftojmë të shihni evolimin e pamjes së saj ndër vite.

Ballukja 2020, çfarë duhet të dini para se të merrni në dorë gërshërët

Sivjet, ballukja është kthyer sërish në modë. Kaq si fillim! Kështu që, nëse keni vite që po mendoni për të bërë një ndryshim të vogël në pamjen tuaj, ja ku ju erdhi radha.  Pasarelat sivjet janë dominuar nga prerjet e flokëve me balluke, prerje të cilat  vijnë nga kasketa klasike, deri tek ballukja e shkurtër.

Gjithsesi, nëse nuk e keni ndarë ende mendjen për të prerë balluket mendojmë që fotot e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta bëni zemrën gur dhe të merrni gërshërët në dorë. Bëjmë shaka, mos rrezikoni vetë, shkoni te specialisti.

Tani  pak frymëzim

Balluke e gjatë

Ky model është shumë i përshtatshëm për personat që kanë flokë të gjatë, ose mesatarë. Ballukja e gjatë krijon pak mbulim në sy, duke i dhënë fytyrës një pamje misterioze. Më poshtë, do t’ju sjellim prerjet më të këndshme të flokëve  me balluke të gjatë.

Balluket dhe kasketa

Kasketa dhe ballukja janë një binom, që ka bërë historinë  sa i përket stilit të flokëve.  Kasketa është një prerje flokësh, që nuk do të dalë kurrë jashtë mode, madje, stinë pas stine vazhdon të mbetet  një nga prerjet e preferuara për stilistët. Madje dhe e famshmja,  Anna Wintour, kryeredaktorja e revistës ‘Vogue’ ka pikërisht këtë model të përjetshëm flokësh.

Ballukja  perde

 Kjo lloj ballukeje krijon një hapje si tip perde në pjesën e ballit, duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe origjinale.  Në vazhdim, do t’ju sjellim disa prerje flokësh ku ky model është përfshirë më së miri.

Ballukja  e shkurtër

Një zgjedhje shumë origjinale. Ballukja e shkurtër është perfekte për flokët e shkurtër, por duket mjaftueshëm mirë edhe në flokët me gjatësi mesatare, ose deri tek shpatullat.

Balluke e shkallëzuar

Ju mund të zgjidhni nëse ballukja juaj e shkallëzuar do të jetë e gjatë, ose e shkurtër. Sivjet, kjo prerje flokësh është parë në pasarela në të gjitha format dhe modelet e mundshme.

Ballukja e rralluar 

Ballukja e rralluar i jep fytyrës një pamje më të freskët e më rinore. Kjo prerje konsiderohet ideale për flokët e shkurtër dhe flokët mesatarë.

Parukierët “betohen” mbi këto ngjyra flokësh

Zgjedhja e ngjyrës së flokëve, shpesh herë mund të transformohet në një proces shumë të komplikuar. Duke marrë parasysh se trendet ndryshojnë shpesh dhe se jo të gjitha ngjyrat, të cilat janë në modë na venë në pah më së miri tiparet e fytyrës.

Gjithsesi kësaj here specialistët e flokëve kanë menduar për ju, duke përpiluar një listë me ngjyra flokësh që hijeshojnë të gjitha tiparet tuaja.

Të puthura nga dielli
Shpesh njerëzit mendojnë se fijet e holla, që e bëjnë flokun të duket sikur është zbardhur nga dielli,
nuk janë për në dimër. Në fakt, sipas parukierëve, kjo qasje është e gabuar, kjo pasi në dimër floku e
humb ngrohtësinë e ngjyrës që i jep dielli, ndaj dhe duhet që ta bëjmë pak më të gjallë, duke i dhënë
ngjyrës kontrast me disa fije të holla që duket sikur i ka puthur dielli.
Rozë e “pistë
Këtë dimër, roza e pisët do të vazhdojë të jetë trend. Duke qenë se është ngjyrë gjysmë permanente
do t’u duhet më shumë punë, përdorni balsam me ngjyrë çdo javë, do të mundoheni pak, por do t’ia
vlejë.


Tone të ngrohta dimri
Harrojeni blunë mbi kafe, këtë dimër preferohen tonet e ngrohta. Një sugjerim është ngjyra e zezë e
flokëve e shoqëruar me nëntone të ngrohta. Sigurisht që kjo këshillë vlen për brunet, por edhe për
biondet që guxojnë.
Ngjyrë bakri
Flokët në tonalitetet e së kuqes nuk janë kurrë jashtë mode. Nëse mendoni që të bëni një ndryshim
të tillë për flokët tuaj, parukerët e famshëm të vipave, këshillojnë që të mos guxoni me të kuqet e
ndezura dhe vibruese, por të qëndroni me këmbe në tokë dhe të zgjidhni një ngjyrë bakri.
Luleshtrydhe
Të gjitha biondet që janë të dëshpëruara për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, pa iu nënshtruar ndonjë
ndryshimi drastik, duhet ta marrin në konsideratë ngjyrën në fjalë. Gjithmonë duhet pasur parasysh
që të kemi kujdes me sasinë e bojës së kuqërremtë, kjo pasi është e lehtë ta shtosh të kuqen, por
nëse dëshironi një ngjyrë më pak të kuqërremte, do t’ju hapet punë.
Bezha
Flokët bionde platin vazhdojnë të jenë në modë, por këtë dimër specialistët e lyerjes së flokëve
këshillojnë më shumë bezhën. Për të arritur një ngjyrë sa më të bukur , kujdesuni që ta filloni me fije
që shpërndahen në mënyrë sa më natyrale.

Pse na thinjen flokët?

Për të zbuluar pse thinjen flokët me kalimin e moshës, duhet t’i hedhim një sy edhe pigmentimit të tyre.

Flokët në ngjyrë kafe, bionde apo të kuqërremtë marrin ngjyrë nga melanina, e njëjta molekulë që i jep ngjyrë dhe lëkurës kur nxihemi nga dielli. Melanina sintetizohet në keratinë, kjo e fundit është elementi thelbësor i ndërtimit të flokëve.

Me kalimin e moshës, mekanizmi që kryhen sintetizimin e melaninës në keratinë dobësohet. Një fije floku jeton nga 2 deri në 6 vite, pas kësaj periudhe dobësohet dhe bie.

Më pas vjen një fazë pushimi, numri i molekulave duhet të riformohet sërish dhe me kalimin e kohës numri i këtyre molekulave ulet në mënyrë progresive, për arsye jo shumë të qarta. Numri i molekulave të melaninës është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë ngjyrë flokëve, në mungesë të tyre flokët e reja dalin të bardha.

Flokët e bardhë trashëgohen

Pse disa njerëz thinjen e disa të tjerë jo? Në momentin që flasim mendohet se thinja e flokëve është e trashëguar, në këtë pikë faktori i vetëm që ndikon është predispozita gjenetike.

Megjithatë, mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë si: stresi, duhani, ekspozimi në diell dhe  sëmundjet si: anemia, mungesa e vitaminave dhe problemet me tiroiden.