Java në sport përmes fotove

Sporti zë një hapësirë të konsiderueshme në jetën tonë. Mund të bëjmë sport në mënyrë aktive, ose të qëndrojmë si spektatorë, duke shijuar garën dhe duke mbështetur sportistët tanë të preferuar sportive. Ne po ju propozojmë momentet më të bukura të kësaj jave.

Gael Monfils feston fitoren kundër Gilles Simon në turin e Rotterdam-it.
Kristiano Ronaldo kontrollon topin gjatë një ndeshje futbolli mes Juventusit dhe A.C Milan gjatë kupës së Italisë.
Tiger Woods gjuan topin e golfit gjatë një raundi në Genesis Invitational.
Atleti gjerman Andreas Sander garon në alpet e Austrisë për  “Kupën e Botës në Ski”
Luis García përpiqet t’i “vjedhë” topin Colin Kazim-Richards gjatë një ndeshje futbolli, në Meksikë.
Lucy Staniforth nga ekipi i Birmingham-it përpiqet të kalojë topin përtej  Erin Cuthbert, e cila luan për Chelsea, gjatë ndeshjes së Superligës së grave.
Ibrahimović feston golin me shokët e skuadrës.  Ka qenë goli i dytë i Ibrahimoviç që kur ka filluar të luajë në Serinë A për Interin.
Matheus Cunha, mban topin dhe shënon gol për Brazilin në ndeshjen e kupës Olimpike të Amerikës, kundër Argjentinës.
Thomas Partey, lojtar i Atlético Madrid, lufton për të mbajtur topin kundër lojtarit të Granadës Antonio Puertas, në një ndeshje të ligës Spanjolle.
Cheng Peng dhe Jin Yang performojnë në patinazh artistik gjatë kampionatit në Seoul të Koresë së Jugut.

Giacomo Vrioni zyrtarisht te “Zonja e vjetër”

Giacomo Vrioni zyrtarisht te “Zonja e vjetër”

Giacomo Vrioni, i riu shqiptar 21-vjeçar, i cili luante në ekipin e Sampdorias, zyrtarisht ka kaluar te bardhezinjtë e Juventusit. Do të jetë sulmuesi më i ri i U-23, të cilët përfaqësojnë Juventusin në serinë C.

Në profilin e tij në Instagram ai shprehet i emocionuar dhe plot përgjegjësi lidhur me punën që duhet të bëjë tashmë në ekipin e ri.

“Është nder” – thotë Vrioni në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa ka vendosur edhe hashtagun #deri në fund bardh e zi

Vlen të përmendet se futbollisti, edhe pse ka lindur e është rritur në Itali, i është bashkuar gjithë futbollistëve të tjerë shqiptarë që luajnë dhe jetojnë jashtë vendit të tyre, në lutjet pas tërmetit të 26 nëntorit, tërmet tragjik ky për vendin tonë.

Kontrata me Juventusin u mbyll me shifrën prej 4 milion eurosh.

Shuhet legjenda e NBA, Kobe Brayant

Vdes në një aksident me helikopterin e tij privat, një nga legjendat e basketbollit amerikan, në moshën 41-vjeçare. Është një tragjedi kjo për të gjithë botën e sportit dhe, veçanërisht, ngjarje që ka lënë pa frymë të gjithë adhuruesit e basketbollit.

Brayant, ish-ylli i Los Angeles Lakers humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Calabasas dhe sipas burimeve mediatike thuhet se ai gjendej në bord të helikopterit së bashku me tre persona, përveç pilotit. Të pestë pasagjerët kanë gjetur vdekjen dhe, duke qenë se mjeti fluturues ka marrë flakë sapo është përplasur me tokën, ka qenë e pamundur shpëtimi nga forcat që shkuan në vendngjarje.

Bëhet me dije, se e shoqja, Vanesa, nuk ndodhet midis viktimave, por vajza e tij 13-vjeçare  Gianna Maria humbi jetën. Ajo ishte fëmija i parë i çiftit, si dhe një e re me talent në sportin e basketbollit femëror.

Lamtumirë Kobe Brayant!