Muzikantja luan violinë në sallën e operacionit, ndërkohë që mjekët e operojnë në tru (video)

E operuan në tru për shkak të një tumori dhe për të qenë të sigurt se gjithçka shkonte mirë me aftësinë e saj artistike, ajo lunate violin në sallën e operacionit. Pacientja violiniste ishte nga Mbretëria e Bashkuar.

Ka luajtur violinë për 43 vjet në koncerte të panumërta, por kurrë Dagmar Turner, violinistja e Orkestrës Sinfonike e ishullit të Wight nuk do ta kishte imagjinuar të lunate në një sallë operacioni, së bashku me “orkestrën” e kirurgëve, ndërkohë që ata i hiqnin një masë tumorale nga truri i saj. Ndërsa muzikantja interprtonte Summertime të George Gershwin, kirurgët e King’s College Hospital të Londrës monitoronin cilësinë e ekzibicionit, në mënyrë që të ishin të sigurt se nuk po dëmtonin atë pjesë të trurit që kishte të bënte me lëvizjen e duarve.

E para herë që ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, por metoda e quajtur “Awake Surgery”, “kirurgjia a gjumë” ka kohë që po përdoret në të gjithë botën. Zakonisht, pacientëve u kërkohet të ndjekin një test gjuhësor gjatë operacionit për heqjen e tumorit, por në këtë rast tumori ndodhej në lobin frontal të djathtë, fare afër me pjesën që kontollon lëvizjen e dorës së majtë. Kështu që ishte e rëndësishme të mbahej zgjuar dhe nën kontroll, aftësia motore e dorës së pacientes për të mos i shkatërruar karrierën e saj muzikale.

Pacientët e kësaj lloj ndërhyrjeje nuk ndjejnë aspak dhimbje, sigurojnë mjekët.

Violinistja ishte zgjuar pikërisht në mes të procedurës kirurgjikale, pasi mjekët i kishin hapur kafkën për të punuar me tumorin që gjendej në trurin e saj. Ata arritën t’I hiqnin 90% të tij dhe violinistja u kthye në shtëpi mbas tre ditësh qëndrimi në spital, duke falenderuar mjekët dhe shpresuar t’i kthehej sa më shpejt orkestrës së saj.

video e marrë nga CNN

Ju kujtohet Ornella Muti? Po Francesco Nuti? Ja si duken sot!

Ornella Muti kujtohet nga shqiptarët e viteve ‘80-‘90, por edhe më pas, për filmat shumë të dashur në krahë të Adriano Celentanos dhe Francesco Nutit.

Aktorja italiane, simboli i sensualitetit të viteve ’80 është shfaqur në pasarelë gjatë sfilatës Haute Couture, për miken e saj disenjatore, Ulvana Sergeenko. Duke treguar se koha që shkon vetëm sa konfirmon atë që ajo është, një ikonë.

Kujtojmë se Ornella është 64 vjeç.

Para pak kohësh ajo u shfaq në Paris, pikërisht në pasarelën e mikes së saj Ulvana Sergeenko, për të na treguar se nuk është asnjëherë vonë për eksperienca, apo edhe për të ndryshuar vizionin e vetes.

Ornella Muti kujtohet për filmat shumë të dashur në krahë të Adriano Çelentanos dhe Francesco Nutit.

Francesco Nuti, gati i harruar, autori i të famshmit “Madonna che silenzio c’è stasera” për fat të keq sot gjendet në një karrige me rrota, pas një aksidenti tragjik të vitit 2006.

Pas një periudhe në një klinikë të Romës, kujdestarinë e tij tashmë e ka marrë e bija. Ai këtë vit mbush 65 vjeç. Kujtojmë se Francesco ka qenë pjesëmarrës edhe në Sanremo.

Skenat “hot” të serialeve që konkurrojnë filmat me pullë të kuqe

Mund ta lini mënjanë për pak kohë shikimin e faqeve me materiale pornografike, Netflix ka menduar për ju, kështu që jepini lamtumirën skenave të seksit pa kuptim dhe skenarëve pa lidhje. Thjesht shihni serialet e duhur në Netflix. Po u zbulojmë disa prej tyre.

The Witcher
Mjaftojnë vetëm dy fjalë: Henry Cavill.  Cavill luan rolin e Geralt de Rivia dhe është aq seksi, po aq seksi, sa një prej editoreve të serialit The Witcher, ka pranuar me gojën e saj se është ndier disi e eksituar gjatë xhirimeve.  Në serial, Geralt de  Rivia, është një krijesë jo njerëzore, që mundohet të gjejë rrugën e tij në një botë të mbushur me princesha, bisha dhe shtriga. Sa i takon momentit më të nxehtë të serialit, ai zë vend në episodin e tretë dhe është skena e seksit me Yennefer dhe Istredd. Kjo skenë mund të bëjë realitet fantazitë tuaja më të shfrenuara, duke qenë se ata bëjnë seks teksa njerëz të tjerë i shohin.
Below Her Mouth
Ky serial tregon historinë dramatike të një raporti mes dy grave. Ka aq shumë skena të nxehta, sa mund të hyjë në konkurrencë me filmat me “pullë të kuqe”, pa u ndierë inferior. Skena më seksi? E vështirë të thuhet, por mund të veçojmë një skenë ku protagonistja përdor ujë për t’u masturbuar në vaskë.
Amar
Një serial romantik me protagonistë dy të rinj, të cilët po përjetojnë dashurinë e parë. Ndoshta skenari nuk është shumë bindës, por skenat e nxehta janë. Në fakt skena më e nxehtë e serialit, fillon me pëshpëritje në vesh e përfundon me strap-on. Të tjerat imagjinojini vetë. \
Elisa dhe Marcela
Seriali tregon një histori të vërtetë dashurie mes dy grave në Spanjë gjatë fundit të viteve 1800, në fakt ato ishin gratë e para që arritën të martohen duke përdorur një hile të vogël, njëra prej tyre thjesht u vesh si burrë. Skenat e nxehta janë të shumta, por do të veçonim skenën ku vajzat kryejnë marrëdhënie me ndihmën e një oktapodi.
Dry Martina
Filmi tregon një ngjarje të çuditshme. Protagonistja është një këngëtare, që pas një takimi hyn në një konflikt me ish të fejuarin e një fanses së saj, pikërisht ky konflikt do ta drejtojë më vonë drejt një aventure në Kili. Skena e seksit, është një e vetme dhe zgjat pak por është xhiruar aq mirë sa duket sikur dy protagonistët po e shijojnë në maksimum.
Sex Education
Nëse nuk e dini ende, Sex education është një serial që tregon sfidat e adoleshentëve me hormonet. Në këtë serial nuk ka skena seksi shumë të ekzagjeruara, mirëpo ekzistojnë variante të ndryshme të të bërit seks. Sa i takon skenës më të nxehtë, është skena ku një prej protagonisteve zbulon masturbimin.

Një shëtitje në shtëpitë e Stilit Viktorian

Me termin Stil Viktorian i referohemi tendencave të arredimit të shtëpive, që kanë frymëzuar nga epoka viktoriane, gjatë viteve 1837-1901, periudhë kur në Angli froni i përkiste Mbretëreshës Viktoria.

E lidhur ngushtë me një periudhë të mrekullueshme, Stili Viktorian frymëzoi edhe një formë arredimi për shtëpitë.

Dhomat në stilin viktorian

Një ndër elementet më emblematikë sa i takon dhomave të mobiluara në stilin viktorian janë format me  dredha të mobileve. Ngjyrat e preferuara, janë ato të ndezura, ndërsa në kombinime preferohen edhe kontrastet, të cilat i japin ambientit një pamje më mondane.

Dhoma e gjumit

Shtrati është elementi kyç, sa i përket dhomës së gjumit të mobiluar sipas stilit viktorian. Struktura e shtratit është e punuar me dru, ose me metal. Nga ana tjetër detaji që  shënjon më së miri dhomën e gjumit në stil viktorian janë kornizat e tavanit. Ngjyrat që këshillohen janë e verdha, portokallia dhe sidomos e bardha.

Tualeti

Në tualetin e stilit viktorian, vaska e cila duhet të jetë domosdoshmërisht e bardhë luan një rol kyç. Zakonisht pjesët anësore të vaskës janë të kthyera, ndërsa ndryshe nga vaskat moderne, vaska e periudhës viktoriane qëndron në tokë e mbështetur mbi katër këmbëza metali të dekoruara.Nga ana tjetër rubinetet janë po metal, zakonisht në ngjyrë ari, ose dhe në ngjyrë bakri.

Salloni në stilin viktorian

Salloni, është dhoma ku një shtëpi e mobiluar sipas stilit viktorian, ulëret luks. Mobilet elegante e të sofistikuara, kombinuar me tapetet e dekoruar e tërhiqnin gjithnjë vëmendjen e mysafirëve.

Engjëlli nis fluturimin në Karnavalet e Venecias (Video)

Vallëzimi i Engjëllit, ka hapur zyrtarisht festimet e Karnavaleve të Venecias. Engjëlli i vitit 2020, është një e re veneciane, me emrin Linda Pani. Ajo ka fluturuar mbi mijëra persona, duke dhuruar kështu pamje spektakolare.

“E kam zili engjëllin, nëse do të jem i sinqertë”, thotë drejtori artistik i Karnavaleve të vitit 2020, Massimo Checchetto, “jo për kostumin, por për ndjesinë e fluturimit dhe mbërritjen në sheshin San Marco, besoj se është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që mund të të ndodhin në jetë”

Në shesh parakaluan dhe 12 Mariet e Karnavaleve, mes të cilave gjendet edhe “engjëlli” që do të fluturojë vitin që vjen.

Mbretëreshat e vogla bënë xhiro në shesh të ulura në karrige,  mbi shpatullat e disa gondolierëve të rinj dhe 43 sportistëve, ndërsa  ndiqen nga 400 figurantë të veshur me kostume.

Louis Vuitton shtie në dorë diamantin e rrallë

Më në fund, “ylli” i diamanteve  e ka një pronar. Sewelo është blerë nga Louis Vuitton, për një shifër e cila ende mbahet sekret. Blerja e gjigantit të modës mendohet se do të hyjë në histori, kjo pasi diamanti në fjalë është guri i çmuar më i vlefshëm që është gjetur qysh në vitet 1905.

Shumë persona mund të pyesin se çfarë mund të ketë kaq të veçantë ky gur, në krahasim me të tjerë gurë të çmuar dhe sa mund të kushtojë. Këtë nuk mund ta themi. Por, New York Times ka provuar të bëjë një llogaritje, krahasuar me ngjarje të ngjashme në histori.

Guri Sewelo, është zbuluar në një minierë në Botswana dhe ka shokuar personat aty pranë. Guri peshon 352 gramë dhe është 1758 karat.

Ashtu si ndodh rëndom për blerje të tilla, shifra që ka paguar Louis Vuitton mbahet sekret, por nuk është çudi të ketë paguar ndonjë vlerë stratosfere.

Koronavirusi dhe një shaka pa kripë

Dy pasagjerë të çuditshëm kanë trembur për vdekje njerëzit e pranishëm në metronë e New York-ut. Dy aktorë komikë, në kuadrin e shakasë, janë ngjitur në metro të veshur me kostume të veçanta duke mbajtur në dorë disa kontentitorë “të kontaminuar” me koronavirus.

Më pas dyshja e komikëve kanë bërë sikur kanë shpërndarë në ambient “koronavirusin”Komikët duken në video duke u thënë pasagjerëve se “kutia është e mbushur me koronavirus”, por gjithashtu ata kanë kërkuar që pasagjerët të mos hyjnë në gjendje paniku.

Më pas një prej tyre nge kapakun e kutisë dhe lëngu derdhet në dyshemenë e vagonit.Disa persona në vagon duket se e kishin kuptuar që bëhej fjalë për një shaka, ndërsa disa të tjerë vrapuan të tmerruar larg “koronavirusit” në dysheme.

Pas ngjarjes në rrjetet sociale shpërthyen polemikat. Ndërsa në Rusi një i ri që ka bërë një shaka të ngjashme është ndaluar nga policia dhe tashmë rrezikon deri në 5 vite burg. Kujtojmë se koronavirusi deri më tani ka shënuar 1.113 viktima dhe mijëra të infektuar, le të themi që djemtë “shakaxhinj” mund të gjenin diçka tjetër për të bërë gallatë.

Fëmijët e VIP-ave, që nuk ngjajnë dhe aq me prindërit

Disa fëmijë ngjajnë si klone të prindërve të tyre. Ndërsa disa fëmijë të tjerë, nuk ngjajnë aspak me prindërit. 

Fëmijët e disa personazheve të famshëm, nuk kanë asnjë pikë ngjashmërie me prindërit e tyre. Duke i parë, është e vështirë të thuash që kanë lidhje familjare. Ne ju kemi sjellë 15 personazhe të famshëm, fëmijët e të cilëve nuk ngjajnë aspak me ta

Sting dhe vajza e tij, Eliot Sumner
Demi Moore dhe vajza e saj, Tallulah Willis
Pamela Anderson dhe djali i saj, Brandon Thomas Lee
Ron Perlman dhe vajza e tij, Blake Perlman
Bruce Willis dhe vajza e tij  Rumer Willis
Robert De Niro dhe djali i tij, Elliot De Niro
Cher dhe djali i saj, Chaz Bono
Paul Walker dhe vajza e tij, Meadoë Walker
Rowan Atkinson dhe vajza e tij, Lily Atkinson
Melanie Griffith dhe vajza e saj ,Dakota Johnson
Madonna dhe vajza e saj  Lourdes Leon
Michael Jackson  dhe vajza e tij, Paris Jackson
Susan Sarandon  dhe vajza e saj , Eva Amurri
Cynthia Nixon  dhe djali i saj , Samuel Joseph Mozes
Pierce Brosnan  dhe djali i tij, Dylan Brosnan

Vigjilja e Shën Valentinit. Dhjetë puthjet që na bënë të fantazojmë

Kinemaja ka bërë të ëndërrojnë breza e breza me radhë. Na ka bërë që të ndërtojmë një ndërgjegje romantike bazuar në skenat e intimitetit dhe afeksionit, që kemi parë në ekranin e vogël, ashtu si na ka bërë të krijojmë dhe ide jo dhe aq reale mbi jetën romantike.

Ka shumë puthje që kanë bërë historinë ndër filma. Duke filluar nga puthjet në filmat klasikë, deri tek ato në filmat modernë. Duke filluar nga Gonw with the wind deri te Bridget Jones’s Diary, këto janë puthjet që na kanë bërë të ëndërrojmë ndër vite.

Duke qenë se na ndan vetëm një ditë nga Shën Valentini, që njihet si dita e të dashuruarve, po u sjellim edhe puthjet më të bukura të ekranit.


Puthja e mrekullueshme mes Audrey Hepburn dhe George Peppard, në “Breakfast at Tiffanys.” Një mbyllje spektakolare!

“Më puth si të ishte hera e fundit”, puthja mes Ingrid Bergman dhe Humphrey Bogart në  “Casablanca”

Puthja e famshme mes Vivien Leigh dhe Clarc Gable nën petkun e personazheve të Rossella dhe Rhett, në “Gonw with the wind.

Patrick Swayze dhe Jennifer Grey kanë bërë shumë vajza të ëndërrojnë me puthjen e tyre në “Dirty Dancing

Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet  na kanë dhuruar një skenë të pastër romantike me puthjen në filmin “Titanic

An Officer and a Gentleman” është filmi që i ka siguruar aktorit Richard Gere statusin e “ikonës seksi të Hollywood-it, pas puthjes me aktoren Debra Winger

Richard Gere na drodhi sërish me puthjen që shkëmbeu në “Pretty Woman” me Julia Roberts.

Për ata që janë më modernë. Puthja mes Renee Zellweger dhe Colin Firth në filmin “Bridget Jones’s Diary’.

“Meet Joe Black”  një film emocionues, ku Brad Pitt dhe Claire Forlani shkëmbyen një puthje pasionante

Patrick Swayze dhe Demi Moore na kanë dhuruar një prej momenteve më të ndjera dhe romantike  me puthjen e tyre në filmin “Ghost

Rregullat e harruara të mirësjelljes

Mirësjellja, ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit duhet të sillen me të tjerët, jo vetëm për t’u dukur bukur, por edhe për të treguar respekt.

Për fat të keq, shumica e personave sot i konsiderojnë rregullat e mirësjelljes si të dala mode, duke qenë se janë disi të vjetra. Mirëpo, ashtu si çdo gjë klasike edhe rregullat e mirësjelljes nuk do të dalin kurrë nga moda.

Më poshtë po u rendisim disa prej tyre. Mirësjellja i shkon çdokujt!


Mos e fto një vajzë në takim,nëse do të shkruash mesazhe gjithë mbrëmjen

  Një burrë nuk duhet ta mbajë kurrë çantën e një gruaje, por mund t’i mbajë pallton deri tek dollapi i veshjeve
  Nëse je duke ecur me dikë dhe ai përshëndet dikë që nuk e njeh edhe ti duhet ta përshëndesësh

Shmang bisedat e kota në telefon. Nëse ke nevojë të flasësh me dikë është më mirë ta takoni personalisht

Nëse dikush të ka ofenduar, mos e ngri zërin dhe mos bier në nivelin e tij.  Thjesht buzëqesh dhe largohu.

Një burrë duhet të ecë gjithmonë në të majtë të gruas. Përjashtohen nga ky rregull vetëm burrat që janë në ushtri, pasi duhet të jenë gati për të përshëndetur
  Nëntë gjërat që duhet t’i mbani sekret janë: mosha, pasuria, problemet familjare, feja, sëmundjet, dhuratat, nderet dhe fatkeqësitë.

Një burrë nuk duhet ta prekë kurrë një grua pa lejen e saj. Kjo do të thotë se është e papranueshme që t’i prekni dorën, ta prekni gjatë një bisede apo ta kapni për dore.