Cameron Diaz e ka të pamundur të qëndroj larg rolit të saj të fundit. E pse?

Seks-bombë e komedive amerikane të viteve ‘90, në intervistën e fundit aktorja kaliforniane Cameron Diaz u shpreh se dëshironte të vazhdonte t’i përkushtohej ekskluzivisht familjes. Arsyeja? Një vajzë e vogël e bukur me emrin Raddix

Për më shumë se një vit Cameron Diaz është nëna e lumtur e Raddix-it të vogël, ndërsa për gati shtatë vjet ajo nuk duket më në ekranin e madh të kinemasë. Një zgjedhje e diktuar fillimisht nga martesa me kitaristin Benji Madden (në 2015) dhe më pas nga zgjerimi i familjes.

Bjondja atomike e kaq shumë komedive kult, që nga “Të gjithë të çmendur për Merin” te “Dasma e shokut tim më të mirë”. Kaliforniania e parezistueshme tani kujdeset për shtëpinë, blerjen e ushqimeve dhe verërat organike. Dhe e ftuar në një shoë amerikan, së fundmi, ajo deklaroi se nuk ka në plan t’i kthehet aktrimit. E pamundur ta ndash atë nga foshnja e saj.

Cameron Diaz dhe zgjedhja e jetës

“Martesa me të ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, janë fjalët e saj. Dhe tani që Raddix, e cila ka lindur përmes një nëne zëvendësuese në dhjetor 2019, ka mbërritur, me kulmin e dashurisë së tyre të madhe, aktorja po mendon vetëm për familjen.

E ftuar në show-n amerikan Quarantined with Bruce – për të promovuar verërat e saj organike – Cameron ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj të jetës, duke deklaruar: “Nuk mund ta imagjinoj veten në sheshin e xhirimit 14-16 orë në ditë, larg vajzës sime të vogël që është vetëm një vjeç. Unë jam e privilegjuar dhe më vjen keq për të gjitha nënat që detyrohen të shkojnë në punë”.

Dashuritë e një bjondeje hollivudiane

Para se të takohej me Benjin, Cameron kishte një jetë dashurie me shumë ngjarje. Flirti i saj i parë publik daton që nga prodhimi i filmit kult të vitit 1998, “All Crazy About Mary”, ku ajo bie në dashuri me bashkëprotagonistin, yllin Matt Dillon. Idili nuk zgjati shumë dhe, në zemrën e aktores, Matt u zëvendësua shumë shpejt nga Jared Leto atëherë thuajse i panjohur.

Katër vjet pasion që përfundojnë për shkaqe të panjohura. Kështu hyn në skenë ylli i popit, Justin Timberlake, gati dhjetë vjet më i ri se ajo. Por edhe kjo marrëdhënie nuk zgjati. Në 2015-ën, falë shoqes së saj Nicole Ritchie, ajo u takua me kitaristin e grupit rock Good Charlotte, Benji Madden, me të cilin u martua vetëm dhjetë muaj pas dashurisë me shikim të parë.

Ylli i komedisë amerikane të viteve ’90

E nis karrierën si modele dhe vetëm 21 vjeç, Diaz bën debutimin e saj me The Mask, filmin kaq gazmor e që shkëlqyeu, në rolin e vogëlushes seksi të një gangsteri, që do të pushtohej nga fytyra prej gome, Jim Carrey. Suksesi i filmit e katapultoi atë në Hollywood dhe, për disa vjet, ajo ishte në kastin e dy filmave ikonë të dekadës. Së pari, në “Të gjithë të çmendur për Merin” – me modelin e paharrueshëm “spermatik” – dhe më pas në “Dasma e mikut tim më të mirë”, ku gjendet “rivalja e dashurisë” së Julia Roberts.

Vitet 2000 e gjetën të angazhuar në role dramatike, një ndër të cilët “Gangs of New York” nga Martin Scorsese, por ajo nuk hoqi dorë nga rrëfimi i saj komik, siç ishte rasti në reboot të Charlie’s Angels. Duke alternuar, në vitet në vijim, filmat e angazhuar në rom-com të gjitha pikante. Deri në rolin e saj të fundit, në përrallën Annie “Lumturia është ngjitëse” në 2014-ën.

Mirë, tani bën nënën me kohë të plotë dhe morëm vesh që nuk ka ndërmend ta lëri rolin e fundit për asgjë në botë, e sidomos sepse është filmi më real i jetës së saj.

Recommended Posts