Buckingham Palace studion planet në rastin e vdekjes së Philip-it, ndërkohë që britanikët kritikojnë princin Charles

Zyrtarët e Elisabetës pastrojnë pluhurin nga Operation Forth Bridge, ose planet për varrimin e princit, të aprovuara tashmë nga vetë Philip. Ndërkohë, Princi Charles viziton babanë e tij në mes të një lockdown-i të plotë dhe merr fyerje e kritika në rrjetet sociale

Buckingham Palace ka “qepur gojën” mbi arsyet e shtrimit në spital të princit Filip, në një spital të Londrës. Burri 99-vjeçar i mbretëreshës Elisabet u shtrua me dëshirën e tij në Spitalin King Edward VII më 16 Shkurt dhe do të qëndrojë atje edhe për disa ditë të tjera. Një masë paraprake dhe një seri analizash, thonë burimet e Oborrit. Dhe asgjë nuk ka të bëjë me Covid. Mbi të gjitha, duka tashmë ka bërë vaksinën. Por kushtet e vërteta shëndetësore të Filipit nuk dihen ende, dhe vizita e diskutueshme e bërë me ngut nga Charles, ditët e fundit, ka shkaktuar frikë për më të keqen.

Members of the media outside the King Edward VII Hospital in London where the Duke of Edinburgh has been admitted as a precautionary measure on the advice of his doctor after feeling unwell. Picture date: Wednesday February 17, 2021.

Akuzat ndaj princit Charles, pas vizitës te babai i tij

Princi trashëgimtar i fronit doli nga spitali i prekur, pothuajse me lot në sy, duke ngjallur mjaft shqetësim. Por fakti që Charles udhëtoi rreth 160 kilometra, nga rezidenca e tij në Highgrove, për të shkuar në Londër dhe për të qëndruar me babanë e tij për vetëm gjysmë ore, zgjoi zemërimin e britanikëve dhe princi më afër fronit u sulmua në mediat sociale nga një det fyerjesh. Në fakt, shumë kanë komentuar mbi faktin se pse Princi i Uellsit lejohet të shkelë rregullat e bllokimit, ndërsa britanikët nuk mund të jenë pranë të dashurve të tyre në spital edhe në situatat më serioze.

Çfarë do të ndodhë kur Princi Philip të vdesë?

Duka i Edinburgut është anëtari më jetëgjatë i familjes mbretërore britanike, ai të cilin mbretëresha e ka referuar vazhdimisht si “shkëmbi” i saj. Por, megjithëse Filipi shpesh ka shprehur dëshirën për të mos pasur shumë madhështi dhe ceremoni, funerali i tij, ashtu si ai i Elizabetës, janë planifikuar në detajet më të vogla që para disa vitesh, dhe janë aprovuar nga vetë Filipi. Ashtu si me çdo mbret të vjetër, përgatitjet mbahen të kyçura dhe emërtohen me një emër kodi të frymëzuar nga një urë e famshme. Përgatitjet e funeralit të Elizabetës gjenden me emrin London Bridge, por për Philip u zgjodh ajo e urës Forth, një urë e famshme skoceze.

Përshëndetja e fundit për princin Philip do të jetë kështu

Makina e funeralit mbretëror është një makinë e lyer mirë dhe mjaftojnë 6 orë nga njoftimi që organizatorët të jenë gati të fillojnë përgatitjet. Duka i Edinburgut do të marrë lamtumirën e tij të fundit me një funeral shtetëror, i cili, pas shfaqjes së arkivolit në St James’ Palace, do të vazhdojë me një procesion në Abacinë e Westminsterit. Filipi më pas do të varroset në Windsor, në Frogmore Gardens, ku mbretëresha dhe burri i saj shpesh shëtisnin me qentë e tyre.

Recommended Posts