Bëhuni gati, goca, këtë pranverë do të ngjyrosim mollëzat!

Mbas vitesh që nude ishte kryefjala e make-up-eve tona me konturimet e famshme të fytyrës dhe shkëlqyesin e dukshëm, bëhuni gati, sepse erdhi koha, bashkë me pranverën që po vjen, për të ndryshuar. Pranvera do të triumfojë edhe me maskë!

Po, erdhi koha e blush-it, dhe mollëzat e faqeve tona do të duhet të ngjyrosen dukshëm. Kujdes me efektin klloun, sepse një vijë e hollë e ndan të qenin elegante me mollëzat me ngjyrë, nga të qenit klloun.

Ajo që ky produkt dhuron është se i jep jetë dhe ton fytyrës sonë, me pak penelata.

Kohët e fundit kanë ndryshuar edhe praktikat tona të make-up-t dhe me të drejtë, duke qenë se jemi të detyruara të mbajmë maskë. Kështu që bëjmë më pak tualet, por kemi më shumë nevojë për produkte cilësore dhe funksionale.

Është krejt normale që tashmë disa produkte përdoren më pak, duke qenë se ose nuk janë shumë të përdorshme, dhe theksi ë vendoset tek ato produkte që mbeten të dukshme, siç janë produktet kozmetike për sytë dhe qerpikët. E ja ku në skenë dalin edhe mollëzat e faqeve, të cilat janë të dukshme nga mbajtja e maskës.

Kthehet kështu edhe për make-up-in tendenca e viteve ’80 në fytyrën tonë që nuk do të duket më si e puthur nga dielli, por më argëtuese e më pop.

Si të zgjedhim ngjyrat

Sigurisht që edhe blush-i do të varet nga lloji i fytyrës që kemi, shijet tona dhe efekti që duam të marrim. Për këtë asnjë dyshim.

Sa i përket ngjyrave, ato do të varjojnë nga rozat në pjeshkë, apo mixim ngjyrash, me të cilat mund të luajmë.

Në varësi të tipit të lëkurës që kemi do të zgjedhim edhe nëse do të jenë të ngurta (për fytyrat e yndyrshme), ose me shkëlqim, të mëndafshtat për atë që do të marrë efektin po të duket natyrale, apo ndriçuese dhe që shkëlqejnë gjithë kohës fytyrën tonë.

Teknika e aplikimit

Ka shumë teknika të aplikimit të ngjyruesit të faqeve: më e mira varet nga sa ngjyrë duam t’i japim lëkurës sonë për ta ringjallur atë dhe sa duam që produkti të vërehet.

Duke ndjekur trendin e sezonit dhe për t’u siguruar se do të tejkalohet maska, do të duhet ta aplikojmë pluhurin nga pjesa e përparme dhe pjesa më e spikatur e faqes, për të arritur drejt tempthave. Duke e shtrirë mirë produktin do të marrim efektin që duam pa krijuar njolla më të ngjyrosura.

Për ta bërë ngjyrën më intensive, së pari mund të aplikojmë me gishta apo tamponët beauty, një ngjyrues krem, dhe më pas të kalojmë sipër me produktin pluhur, duke përdorur një furçë me fije të buta, por të dendura për të aplikuar më shumë pigment.

Kujdes me produktet kremoze! Të vendosësh vetëm një produkti kremoz, mund të japë efekt jashtëzakonisht të tejdukshëm (d.m.th. gjysmë transparent), por mbi të gjitha zhduket gjatë ditës, veçanërisht nëse kemi lëkurë të yndyrshme.

Një sekret për vendosjen e ngjyruesit të faqeve në mënyrën më të mirë, është të mos e përdorni kurrë atë ndërsa fondatina është ende e pa tharë mirë. Presim që baza (fondatina) të thahet, dhe më pas aplikojmë pluhurin.

Me përzierjen e nuancave dhe ndjekjen e strukturës kockore të fytyrës mund të krijojmë tridimensionalitet dhe vëllim, dhe mbi të gjitha t’i japim dritë fytyrës.

Pra ky vit, të dashura vajza dhe gra, si asnjëherë tjetër do të sjellë më shumë jetë, gëzim dhe pozitivitet edhe nëpërmjet produkteve make-up në fytyrat tona.  

Recommended Posts