Si t’i njohim shenjat e horoskopit në jetën e përditshme? Tre mbiemra për secilën shenjë.

Në jetën e përditshme na qëllon të jemi në shoqërinë e njerëzve të ndryshëm. Sjelljet e tyre na bëjnë t’i përcaktojmë ata si karaktere, për pasojë të dimë se çfarë duhet e nuk duhet të bëjmë në marrëdhënie me ta. Por, na duhet të themi se në sjelljet e tyre ka gisht horoskopi. Kështu që, kemi vendosur t’i përshkruajmë vetëm me tre mbiemra, që i cilësojnë më së miri, secilin prej shenjave zodiakale.

Dashi: kokëfort, impulsiv, kurajoz

Demi: i sjellshëm, i dashur, konkret

Binjakët: energjik, i shpejtë, kurioz

Gaforrja: romantik, i rezervuar, i pasigurtë

Luani: egocentrik, solar, i fortë

Virgjëresha: inteligjent, racional, perfeksionist

Peshorja: vanitoz, i rafinuar, i ndjeshëm

Akrepi: tëheqës, misterioz, hakmarrës

Shigjetari: aventurier, optimist, i paqëndrueshëm

Bricjapi: serioz, i vendosur, vetmitar

Ujori: antikonformist, origjinal, i shoqërueshëm

Peshqit: melankolik, ëndërrimtar, kapriçioz

Çiftet e këtyre shenjave të horoskopit që kanë tendencën të martohen menjëherë

çift i martuar

E dinit që ka disa çifte, që kanë tendencën të martohen menjëherë? Ju na thoni shenjën e horoskopit dhe vetë yjet e tregojnë nëse je një nga ato. Sepse ka një numër çiftesh që arrijnë të hyjnë në harmoni të menjëhershme me njëri-tjetrin. Sipas horoskopit, është shumë e lehtë për t’i dalluar, madje, edhe ata që kanë tendencë për të bashkëjetuar praktikisht menjëherë. Sot do të flasim pikërisht për ta. Ndërsa, ti, që nuk u përket këtyre shenjave, mos e torturo më veten. Sot do të kuptosh pse e ke marrë me nge martesën. Jo çdo gjë varet nga ty. Ja kush janë çiftet e shenjave që martohen menjëherë.

LEXO EDHE: Pasioni, pasioni, por jo në të gjitha çiftet. Ja 4 çifte të zodiakut që janë vërtet të apasionuar pas njëri-tjetrit

Demi – Akrepi

Është një dyshe shenjash unike, e cila di se si të arrijë në një seri rezultatesh shumë të forta e të veçanta sentimentale. Ekziston një harmoni e pabesueshme midis tyre, e cila arrin të bëjë përshtypje për të gjithë miqtë dhe njerëzit që janë afër tyre. E vërteta është se së bashku ata formojnë një përzierje të bukur, shumë të fortë, të veçantë. Arrijnë të ndajnë me njëri-tjetrin, edhe ato pika që nuk i kanë të përbashkëta.

LEXO EDHE: Këto shenja të zodiakut kanë lindur për të qenë bashkë

Peshorja – Virgjëresha

Një tjetër çift që e bën afinitetin, forcën e tyre kryesore. Siç ka momente të një pasioni të madh, ashtu ka edhe momente të sipërfaqshmërisë së madhe ose shkëputjes së madhe. E vërteta është se midis tyre ekziston tendenca e vendosjes së një forme shumë të veçantë dhe delikate të ekuilibrit. E gjitha kjo është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të replikohet nga jashtë. Së bashku, megjithatë, ata bëjnë një çift vërtet të bukur. Ka pak për të thënë në këtë drejtim.

Shigjetari – Ujori

Një çift që lulëzon për nga romancë dhe dashuria pasionante, çdo ditë, ditë pas dite. E vërteta është se ata gjithmonë arrijnë të jenë në një marrëveshje absolute dhe në një harmoni të fortë. Martesa pothuajse shihet si një hap i detyrueshëm, por e bukur dhe e qëndrueshme.

A i njihni gratë e zodiakut që e kërkojnë dashurinë misterioze me “qiri në dorë”?

grua misterioze e horoskopit

Dashuria pa mister është e destinuar të mbarojë shpejt, thonë. Nuk e dimë deri në fund sa e vërtetë është kjo, por që janë disa gra që hkojnë e kërkojnë si të çmendura njerëz misterioz për lidhjet e tyre, kjo është e sigurt. Dhe e mbështet këtë edhe astrologjia. Kështu pra, sipas yjeve, janë tre shenja që nuk e shmangin dot tërheqjen që kanë për njerëzit e mistershëm dhe bien kokë e këmbë mbas tyre në dashuri.

Nuk po themi tani se kjo dashuria e tyre zgjat sa t’u zgjasë misteri, por gjithsesi ato e kanë këtë prirje. Praktikisht ato nuk mund të bëjnë pa të, dhe kur përballen me një person që është brenda kanuneve të tyre, shkojnë drejtpërdrejt tek ai dhe bëjnë gjëra të mahnitshme.

Dhe ja tek ua listojmë pa humbur kohë.

Dashi

Gruaja Dash është gjithmonë e gatshme të tërhiqet në rast se marrëdhënia që po përjeton nuk arrin ta përfshijë atë emocionalisht. Zemra e saj shkon drejtpërdrejt në ato tema që janë të errëta dhe të veçanta dhe që dinë të përcjellin një ndjenjë me interes të madh tek ajo. Provojeni që ta besoni

Shigjetari

Po flasim për një grua që di gjithmonë të shkojë drejt në rrugën e saj, të paktën e dashuruar. Por e vërteta është se ajo ndjen një tërheqje të madhe ndaj të gjithë atyre njerëzve që arrijnë të lëshojnë një seri fantazish misterioze, gati gotike.

Nëse hyni brenda këtyre kanuneve, ju e dini mirë se si mendojnë ato, po qe se ju është dashur ndonjëherë të merreni me një grua të kësaj shenje.

Peshqit

Nuk ka asgjë që ta diskutojë më, Peshqit janë shenja më romantike e të gjithë zodiakut dhe gjithmonë kërkojnë dashuri dhe afinitet, që mund t’i bëjë të ndihen mirë, në të gjitha llojet e situatave dhe kushteve: misteri mbështjell ndjesitë dhe njohuritë e gruas Peshk, deri në pikën e pushtimit nga njerëzit që i çojnë këto karakteristika në ekstrem. Nëse e njini, e dini!

3 shenjat më tinëzare midis grave të zodiakut. Bëni shumë kujdes të mos mashtroheni prej tyre!

Ka shenja që veprojnë gjithmonë në një mënyrë të veçantë, sikur duan të manipulojnë mendjen dhe mendimin e të tjerëve, në një farë mënyre. Këto janë tre subjekte në veçanti, që sot ne do t’i analizojmë në detaje.

Binjakët

Shumë besojnë se shenja e Binjakëve ka një fytyrë të dyfishtë dhe me të vërtetë mban një seri maskash në varësi të situatës. E vërteta është se gruaja e kësaj shenje është një stratege e lindur dhe di të realizojë gjithmonë një seri faktorësh të favorshëm, në mënyrë që gjithçka të jetë në avantazhin e saj. Nëse e njihni, e dini shumë mirë çfarë po themi.

Shigjetari

Kjo është një shenjë që është e vështirë të deshifrohet. Shigjetari gjithmonë ka një as të zgjuar në mëngë, të cilin e luan në situatat më të dëshpëruara. Kini kujdes të mos e konsideroni këtë një shenjë sipërfaqësore, keni të bëni me një përbindëshe të taktikave. Studiojeni atë dhe përpiquni të kuptoni qëllimet e saj. Përndryshe, mund të lëndoheni shumë.

Bricjapi

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, shenja e Bricjapit. Gruaja në fjalë mbetet gjithmonë me këmbë në tokë dhe beson se interesi i saj vjen para çdo gjëje tjetër. Ajo ka një koncept të çuditshëm të besnikërisë dhe sinqeritetit. Gruaja Bricjap është një shenjë ambicioze dhe e fortë në çdo lëvizje të saj dhe di si t’u kushtojë vëmendje dobësive tuaja para se të merret me ju. Me pak fjalë, mos lejoni që të bllokoheni nga mënyra e tij e të qenit dhe të bërit.

Me Plutonit në retrogradë, disa shenja do të përjetojnë momente të vështira në muajin maj.

Plutoni është simboli i intuitës dhe instinktit, i asaj që nuk është shumë e dukshme dhe e të fshehtës. Lëvizja retrogradike e Plutonit sjell shkatërrim, por përgatit edhe për përtëritje. Fuqia e këtij planeti na lejon të çlirohemi nga gjithçka që na pengon të rritemi dhe të shikojmë drejt së ardhmes.

Për shumicën e njerëzve, Plutoni Retrograd nuk ka shumë ndikim. Ndërsa për të tjerët, ajo përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të prerë me të kaluarën dhe për të parë të ardhmen me shpresë. Nga 27 prilli, Plutoni është në retrogradë, ndaj në muajin maj, disa shenja do të gjenden para surprizave të pakëndshme.

Nëse jeni një nga këto 3 shenja përgatituni për të zbutur goditjen, ndërkohë që prisni shërimin.

Binjakët

Jeta e Binjakëve do të shqetësohet nga disa sekrete të tyre, që do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme për të gjithë. Jeta juaj mund të marrë një kthesë për keq dhe do ta gjeni veten pothuajse plotësisht të ekspozuar. Ju duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë dhe, nëse dikush që i di të vërtetat tuaja më intime, do t’ju krijojë probleme, përpiquni të përballeni. Kjo për të parandalouar që qëndrimet armiqësore të çojnë në hakmarrje të synuar.

Gaforrja

Njerëzit që kanë lindur nën shenjën e Gaforres do të ndiejnë një rënie të papritur të energjisë së tyre. Do të ndiheni plotësisht pa qëllim dhe kjo do të ketë pasoja në çdo aspekt të jetës suaj. Ka situata ku ne mund të pranojmë vetëm rrjedhën e ngjarjeve dhe, nëse diçka e ka mërzitur shpirtin tuaj deri në atë pikë sa t’ju lërë të pamotivuar, do t’ju duhet vetëm ta pranoni.

Këto nuk do të jenë ditë të lehta për ju dhe mund të përjetoni lehtësisht momente depresioni. Yjet ju këshillojnë të afroheni me njerëzit që kujdesen për ju, në mënyrë që të keni mbështetjen e duhur emocionale, në një kohë vërtet të vështirë.

Akrepi

Njerëzit e kësaj shenje do të duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe ditëve kur Plutoni do të jetë në retrogradë. Këto ditë do të jenë burim i një ankthi të madh për ta, për shkak të zhgënjimeve të papritura të dashurisë. Edhe ata që jetojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë mund të përballen me disa surpriza të keqija. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me veprimet tuaja dhe mbi të gjitha të shmangni arritjen në përfundime të nxituara, për xhelozi ose arsye dyshimi. Do të ketë raste kur biseda me partnerin tuaj mund të jetë e vështirë, por vetëm duke adresuar biseda të caktuara, do të jeni në gjendje të kapërceni së bashku disa kriza.

Peshqit do të kthehen me një ish në 2021, por jo vetëm ata. Nëse je një nga këto 3 shenja bëhu gati!

Dëshironi të fitoni përsëri një ish? Sipas yjeve ju do të keni sukses në këtë 2021, nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Ndonjëherë jeta na çon në prishjen e marrëdhënieve të caktuara. Mund të na ndodhë të pendohemi, edhe kur kemi qenë ne vetë që e kemi lënë partnerin tonë, dhe të kërkojmë një mënyrë për t’u ribashkuar. Sidoqoftë nuk është gjithmonë aq e lehtë sa tingëllon.

Mund të ketë situata që vërtet janë të vështira për t’u pranuar, të cilat nuk lejojnë që dy persona të pajtohen. Sidoqoftë, ky vit do të jetë vërtet i mbarë për njerëzit që u përkasin tre shenjave të mëposhtme të zodiakut dhe që duan të fitojnë përsëri ish-in e tyre. Yjet po ju shikojnë, kështu që nëse doni të bëni lëvizjen e duhur, bëjeni atë, pasi keni fatin në anën tuaj.

1. Virgjëresha

Njerëzit e Virgjëreshës janë shumë të ndjeshëm emocionalisht. Ata zakonisht kanë probleme të vërteta në trajtimin e ndarjeve dhe shërimi i zemrës së tyre të thyer nuk është i lehtë. Nuk është e lehtë për ju të mendoni përsëri për të ardhmen, kështu që nëse ndjeni dëshirën për të rikuperuar marrëdhënien e humbur, kjo është koha më e mirë për ta bërë. Ju absolutisht duhet ta merrni situatën në dorë dhe në disa raste të jeni gati të falni. Qartësohuni sa më mirë që të mundeni dhe do të shihni që, me pak vullnet, në të dy anët, do të jeni në gjendje të filloni nga e para.

2. Peshqit

Njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve, këtë vit, duhet t’i përkushtohen dashurisë. Nëse dilni nga një marrëdhënie e keqe, përgjigjen për pyetjet e duhura të zemrës suaj mund ta gjeni te ish-i juaj. Ky mund të jetë ose partneri i fundit që keni pasur ose një i mëparshëm. Ky vit do të zbulojë shumë surpriza për ata që ndihen të gatshëm të vënë një gurë mbi çështje të vjetra. Ju do të jeni në gjendje të rikuperoni marrëdhënie të caktuara që i konsideronit të humbura dhe të zbuloni se koha që keni kaluar larg, u ka shërbyer të dyve që të maturoheni.

3. Gaforrja

Gaforret, që aktualisht janë vetëm, do të jenë në gjendje të bashkohen me një person të rëndësishëm nga e kaluara e tyre. Mund të jetë gjithashtu dikush me të cilin nuk keni pasur një marrëdhënie të vërtetë dashurie, por që ishte në prag të lindjes. Ndoshta ju e prishët miqësinë që ju lidhi, pikërisht atëherë kur diçka më kuptimplote ishte gati të krijohej. Ky 2021 do t’ju lejojë të provoni përsëri të ribashkoheni me këtë person nga e kaluara juaj dhe nëse është një ish-partner ose dikush me të cilin jeni shkëputur, ju mund ta gjeni vërtet shpirtin tuaj binjak.

Me pandemi, pa pandemi, këto janë 5 shenjat e zodiakut që i urrejnë marrëdhëniet në distancë

Të jetosh dashuri të caktuara nuk është kurrë shumë e thjeshtë, e nëse doni një shembull, po ju themi se ka disa shenja që urrejnë marrëdhëniet në distancë. Kur flasim për këto shenja nuk është kurrë e lehtë të përkufizojmë deri në fund, mënyrat e tyre të të jetuarit dhe të të kuptuarit dashurinë.

Kështu që vendosëm t’ju zbulojmë 5 shenjat që kanë probleme me distancat sa i përket ndjesive të bukura. Nuk dimë nëse je një prej tyre, por shpejt do ta zbulojmë bashkë.

Akrepi

Është një nga ato shenja që di të japë më të mirën e tij në një marrëdhënie me partnerin e tij, veçanërisht kur marrëdhënia jetohet ditë pas dite. Kur Akrepi ndodhet larg nga personi që do, gjithçka vdes brenda një kohe të shkurtër për të dhe në këtë pikë ka shumë pak për të bërë. Gjithçka shuhet pak nga pak, si një sezon veror që gjendet në ditët e para të shtatorit.

Gaforrja

Një shenjë tjetër që në largësia gjendet në vështirësi të mëdha. Këtu po flasim për dikë që di të thotë fjalën e tij, në më shumë se një rast, por kur është larg personit që do, është sikur të jetojë brenda një mijë dyshimeve, që e çojnë atë drejt mbylljes.

Ujori

Quhet shenja më romantike nga të gjitha. Ai pëlqen të jetë me njerëzit që do dhe i pëlqen të jetë me ta në një mijë situata të ndryshme. Por kontakti fizik është thelbësor për Ujorët, përndryshe gjithçka do të çojë në vetmi ekstreme.

Peshqit

Disa mendojnë se ai është gjithmonë me kokën në re. Por në fakt mendon për partnerin në të gjitha format e tij. Kur gjithçka duket se po prishet, atëherë ai merr trenin dhe shkurton distancat që kalojnë me të. Vëreni në provë që ta besoni!

Dashi

Shumë mendojnë se kur flasim për marrëdhënie dashurie të Dashit, kemi të bëjmë me një përmbytje në një marrëdhënie, dhe është e vërtetë, në më shumë se një rast ai bëhet në një mijë copa për të jetuar sa më intensivisht dashurinë e tij. Por nëse nuk e gjen tjetrin të prekshëm para tij, ai mbyll gjithçka.

Letër dhe laps, ju lutem! Do të zbulojmë sekretet më të errëta që fsheh secila shenjë e zodiakut

A keni menduar ndonjëherë nëse ka ndonjë sekret të veçantë që fshihet pas shenjave të zodiakut? Përgjigja është po, dhe falë zbulimeve të astrologëve, sot ne mund ta njohim atë.

Direkt në temë!

Dashi

Dashi është një shenjë e guximshme, por pas sipërfaqes fsheh shumë dhembshuri dhe ndjeshmëri. Megjithëse shfaqen jashtëzakonisht të fortë, në varësi të situatave ata mund të tregojnë shumë pasiguri.

Demi

Demi është një shenjë e sinqertë dhe me këmbë në tokë. Sidoqoftë, për shkak të kokëfortësisë së tij, ai nuk mund të mos ishte dembel. Ndryshimi është diçka vërtet e vështirë për ta që ta pranojnë, sepse kanë frikë mos bëjnë hapa të gabuar.

Binjakët

Njerëzit e Binjakëve janë individë që pësojnë mutacione, në varësi të situatave. Por sekreti më i madh për ta është se mendja e tyre është armiku më i keq që kanë. E gjitha kjo sepse nuk arrijnë kurrë të marrin një vendim për të cilin të jenë të sigurt.

Gaforrja

Gaforrja është një person i sjellshëm dhe me zemër. Ata janë të talentuar me inteligjencë të madhe emocionale, por fshehin një sekret prapa ndjeshmërisë së tyre. Ndonjëherë, në fakt, ata e shfrytëzojnë ndjeshmërinë për përfitimet e tyre. Sa mirë do ishte sikur të kuptojnë se duhet të mësojnë të dëgjojnë mendime të ndryshme, përveç mendimeve të tyre.

Luani

Nuk është sekret që Luani është egoist dhe introvert, por nën këtë guaskë të fortë qëndron një kërkesë e jashtëzakonshme për afeksion. Kjo shenjë ka nevojë për dikë që të kujdeset për ta, edhe pse nga krenaria ai kurrë nuk do ta kërkojë këtë.

Virgjëresha

Virgjëresha është shembulli i qetësisë dhe durimit. Ata janë njerëz të thellë dhe racionalë. Sidoqoftë, nuk është kurrë e mundur të kuptohet se çfarë mendojnë ata në të vërtetë, duke pasur parasysh natyrën e tyre kritike, aq sa edhe edhe kur shprehin një pëlqim, nuk është kurrë e sigurt se janë të sinqertë.

Peshorja

Shoqërueshmëria e Peshores është e dukshme. Këta njerëz priren të ndihmojnë të tjerët në çdo rast, por sekreti i tyre më i fshehtë është një pasiguri ekstreme ndaj vetvetes dhe një kritikë shumë e lartë ndaj punës së tyre. Në disa raste pavendosmëria e tyre do të jetë aq e fortë, saqë do t’i bllokonte plotësisht.

Akrepi

Reputacioni i keq i Akrepit i bën ata të duken si individë të ftohtë dhe të ashpër, por sekreti i tyre më i madh është se Akrepi brenda është aq i frikësuar se mos lëndohet nga diçka, sa që preferon më mirë të mbyllet plotësisht, sesa të rrezikojë të goditet nga diçka.

Shigjetari

Ndjenja e aventurës dhe argëtimit është tipike për Shigjetarin. Këta njerëz duan të jetojnë të lirë dhe e shohin tmerrësisht të mërzitshme të jetojnë të lidhur pas rutinës. Megjithatë, brenda zemrave të tyre ata kanë një frikë të vazhdueshme të tregojnë ndonjë gjë rreth tyre, nga gjykimi se të tjerëve mund të mos u pëlqente.

Bricjapi

Bricjapi është një nga shenjat më praktike dhe më të përgjegjshme të zodiakut. Ata janë njerëz të identifikuar si të ftohtë dhe pa emocione. Sidoqoftë, sekreti i tyre më i madh është se nga brenda ata janë optimistë të pashërueshëm dhe shpesh kjo i bën ata të shkojnë kundër dëshirave të tyre dhe kështu të përfundojnë duke u gjykuar si njerëz eksentrikë dhe të çuditshëm.

Ujori

Shenja e Ujorit nuk ndihet lehtë e pranuar në asnjë kontekst. Ata janë njerëz të veçantë dhe mbështeten kryesisht në aftësitë e tyre. Sekreti i tyre më i madh i fshehur është se ata ndjehen vazhdimisht të gjykuar, edhe kur askush nuk i kritikon në asnjë mënyrë.

Peshqit

Njerëzit e Peshqve janë më emocionuesit në zodiak. Ata janë njerëz të ëmbël dhe të jashtëzakonshëm e me mendje të hapur. Sidoqoftë, ata fshehin brenda tyre një frikë tepër të madhe nga lidhja, gjë që i shtyn ata të ikin në shumicën e rasteve kur diçka bëhet e rëndësishme.

Cilët nga ju do të krijojnë më shumë polemikë në muajin mars, na e thotë horoskopi

Në mars, disa prej nesh do të futen në më shumë polemika se të tjerët. Për kë po flasim? Jeni në vendin e duhur për të zbuluar. Në një kuptim të caktuar, fjala diskutim na përket të gjithëve dhe nuk është gjithmonë e lehtë për t’u menaxhuar. Por për muajin mars do të ketë një numër shenjash që do të konfliktohen ca më shumë se të tjerat. Po ua zbulojmë menjëherë.

Shigjetari

Mos e shqetësoni. Kjo është një shenjë e çuditshme. Alternon momente të euforisë së madhe me momente të tjera të depresionit të madh, dhe në mars do të ketë një seri episodesh që do ta çojnë atë në konflikt me njerëzit. Nëse ai ju drejtohet çuditshëm, mbase më mirë lëreni të qetësohet.

Luani

Shenja e luanit është gjithmonë në ballë, është gjithmonë e vështirë dhe polemike dhe me kalimin e kohës ka arritur të ndërtojë një reputacion të veçantë: miqtë e quajnë polemizues dhe nuk është kurrë e lehtë ta marrësh atë në drejtimin e duhur. Në Mars? Epo, ne ju themi se është mirë të qëndroni larg tij për t’u bërë gjërat më të thjeshta.

Peshqit

Zakonisht ai nuk merret me askënd. Por në muajin Mars do t’i vijnë një sërë problemesh nga puna, që do ta sjellin atë në kontrast të plotë me të njohurit e vet. Detyra juaj është ta ngushëlloni atë në kohërat më të errëta.

Akrepi

Muaji Mars është plot ngjarje negative për të. Nëse nga njëra anë gjithçka funksionon dhe kthehet në drejtimin e duhur, nga ana tjetër, gjërat bllokohen e nuk lëvizin më, dhe për këtë arsye ai do të jetë gjithmonë shumë i stresuar dhe nervoz dhe në kontrast me të tjerët. Të merresh me të në këtë periudhë nuk është më e mira.

Rruga për të bërë për vete një grua Bricjap, kalon nga 4 këshillat tona

Që të fitosh zemrën e një gruaje Bricjap e keni kuptuar besoj që nuk është fare po fare e lehtë. Por ja që ne jemi këtu edhe për këtë dhe falë këshillave të astrologëve, të cilët dinë shumë mirë se si të kuptojnë karakterin e kësaj shenje, do t’ju ndihmojmë. Gruaja Bricjap është kocka e fortë dhe preferon të qëndrojnë larg dashurisë, për të shmangur thyerjen e zemrës. Kështu që ja ku hyjmë në lojë ne me 4 këshillat e pashmangshme për të qenë në gjendje të arrini Olimpin e  zemrës së Bricjapes.

1. Jini ambicioz

Ju duhet t’u tregoni këtyre grave se jeni të qartë për idetë tuaja dhe të vërtetoni se jeni punëtorë seriozë dhe të palodhshëm. Këto gra tërhiqen nga ata që dinë të punojnë shumë. Njerëzit dembelë nuk janë për ta, kështu që nëse doni t’i joshni, tregojuni atyre ëndrrat, planet dhe ambiciet tuaja për të ardhmen, përfshirë shqetësimet dhe çdo frikë.

2. Mos e shtrëngoni

Nxitimi është shoqërues i keq për të arritur zemrën e një gruaje Bricjap. Ju gjithmonë duhet të mendoni para se të veproni dhe të shmangni çdo impuls të papritur. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i lini të marrin kohën e tyre dhe mos i detyroni të bëjnë asgjë. Ato japin përgjigje kur ndihen të gatshem ta bëjnë këtë.

3. Harroni teknikat klasike të flirtimit

Trëndafilat, gallatat dhe daljet romantike nuk janë për to. Këto gra janë shumë introverte dhe të ndrojtura, dhe ato i urrejnë njerëzit që janë të guximshëm kundrejt tyre. Nuk duan të trajtohen si të gjithë të tjerët. Përkundrazi, përdorni sensin e humorit për të kapur një shkëndijë të tyre dhe ndoshta edhe paksa ironi të padëmshme.

4. Mos kini frikë të tregoni iniciativë

Gruaja Bricjap është e famshme për maturinë dhe përsosmërinë e saj. Sidoqoftë, kur ajo tregon vëmendje ndaj jush, nuk duhet të bëni gabimin e pritjes, është momenti të merrni situatën në dorë. Me ta është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të gjesh momentin e duhur. Nëse i keni luajtur kartat tuaja si duhet, me siguri do të jeni në gjendje të fitoni një vend në zemrat e tyre.