Këto shenja të zodiakut kanë lindur për të qenë bashkë

Nëse nuk ke pasur fat në dashuri, ky artikull, ose më saktë astrologjia mund të të ndihmojë të gjesh të duhurin, ose të duhurën.

Ashtu siç mund të na ndihmojë shkenca që të kuptojmë disa nga tiparet e personalitetit të njerëzve, të njëjtën gjë e bën edhe astrologjia. Nëse dëshironi të dini se cilat janë çiftet perfekte bazuar në përputhjen astrologjike lexoni më poshtë.

Bricjapi dhe Peshqit

Bricjapët janë të fortë dhe elastikë në të njëjtën kohë, ndërsa Peshqit janë të ndjeshëm dhe intuitivë. Në fillim ky kombinim mund të duket pak i çuditshëm, por pavarësisht kësaj çiftet me persona të këtyre shenjave shkojnë shumë mirë, pasi gjithësecili plotëson pjesën e mangët të tjetrit.

Luani dhe Peshorja

Luani është një shenjë shumë sociale që e dashuron të qenurit në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër edhe Peshorja është një shenjë miqësore dhe ekstroverte. Kur ata takohen ka shkëndija që në bisedat e para, e këto biseda e mbajnë dashurinë gjallë deri në limite.

Virgjëresha dhe Ujori

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë vëzhgues shumë të mirë, ndërsa Ujorët janë origjinalë dhe progresistë. Në këtë rast partnerët do t’i mësojnë njëri-tjetrit të menduarin jashtë kornizave origjinale dhe çdo ditë do të jetë një sfidë për të parë botën nga këndvështrimi i tjetrit.

Arsyet pse këto 4 shenja të horoskopit kthehen me ish-in

Gaforrja dhe Peshqit kthehen me ish-in, pasi vuajnë në një lloj mënyre nga amnezia. Këto shenja kujtojnë vetëm momentet e bukura që kanë kaluar me partnerin, ndaj dhe mendojnë se duhet të kthehen me ish-in, sigurisht nëse u jepet mundësia.

Nga ana tjetër këto shenja ndihen më mirë nëse fillojnë një raport me dikë që e njohin paraprakisht.

Kjo nuk do të thotë se jetojnë në të shkuarën, por gjithsesi ajo derë nuk mbyllet kurrë përfundimisht.

Nga ana tjetër romantikët e përjetshëm të zodiakut, si Demi dhe Peshorja besojnë se është krijuar një lidhje shumë  e thellë emocionale mes tyre dhe ish-partnerëve. Janë kaq romantikë, sa besojnë se ndarja bën pjesë tek sakrificat që duhen bërë për dashurinë.

Këto shenja shohin më të mirën tek njerëzit dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të kuptojnë ccfarë ndodh pas perdes së  ndjenjave të tyre.

Hëna e plotë e Marsit quhet “Hëna e krimbit”

Në natën e sotme sateliti ynë do të jetë në fazën e plotisë së tij, në momentin kur është në maksimumin e afërsisë me Tokën, që do ta shfaqë atë më të madhe dhe më të shkëlqyeshme nga herët e tjera. Do të ndodhë pikërisht sonte dhe do të jetë një mirëseardhje edhe për pranverën.

Edhe pse në situatë alarmi nga shpërthimi i koronavirusit pothuajse në të gjithë botën, hëna dhe pranvera nuk mund t’i ndalin ciklet e tyre. Është njohur si “Hëna e Krimbit”, hëna e plotë e Marsit, dhe kjo për faktin se në këtë periudhë përgatitet toka pas ngricave të dimrit dhe shfaqen krimbat e parë tokësorë, që janë ushqim për tokën por edhe për zogjtë. Kjo është një nga hënat e plota pararendëse të nisjes së pranverës.

Hëna do të jetë e dukshme duke nisur nga ora 05:48 e natës së sotme. Hëna do të shfaqet 7% më e madhe dhe më e ndriçuar se zakonisht. Ndërkohë që në datën 21 mars do të jetë ekinoksi pranveror, që shënjon nisjen e pranverës astronomike.

Horoskopi, si do të jetë dashuria në muajin mars

Dashi

Të lindurit nën shenjën e Dashit do të marrin pak kohë për të menduar në lidhje me marrëdhëniet e tyre. Ata që janë në një lidhje, duhet të mendojnë se si të shpëtojnë marrëdhënien, ose do t’u duhen të ndahen. Ata që po jetojnë një lidhje të lumtur, do të kenë mundësi ta njohin më thellë dhe më mirë partnerin.

Demi

Muaji mars nuk do të jetë shumë romantik për të lindurit në shenjën e demit. Gjithsesi, ata do të kenë mundësi që ta analizojnë gjerë e gjatë raportin  e tyre të dashurisë, sigurisht nëse e kanë një të tillë. Kështu do të kenë mundësi që të kuptojnë se çfarë duan dhe se si të arrijnë objektivat në marrëdhënien e tyre. Beqarët nga ana tjetër do te zhvillojnë instinktin dhe do të kenë mundësi që të dallojnë “të duhurin”.

Binjakët

Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë ende në fazën e ndryshimeve të brendshme. Kjo fazë shumë e rëndësishme do t’i ndihmojë që të kuptojë se çfarë duan në jetë dhe çfarë duan nga marrëdhëniet romantike. Gjithashtu do të jenë në gjendje që të arrijnë të zgjedhin atë që meritojnë.

Gaforrja

Gaforret do të dëgjojnë shumë premtime këtë muaj, sidomos nëse angazhohen për të kuptuar çfarë meritoni në dashuri. Ata që janë të dashuruar e të lumtur me partnerin mbase do të mund ta kalojnë marrëdhënien në një stad më serioz.

Luani

Raporti i të lindurve nën shenjën e luanit me dashurinë do të jetë pak i veçantë këtë muaj. Edhe pse kanë besim tek dashuria, ata e jetojnë duke marrë masat e duhura. Gjithsesi, gjatë muajit mars, ata do të heqin dorë nga ideja e “mbrojtjes” dhe do të kenë mundësi që ta shijojnë romancën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e virgjëreshës janë gjithnjë dyshues e skeptikë në dashuri. Ata priren të krijojnë paragjykime për partnerin, bazuar në eksperiencat e tyre të mëparshme. Gjithsesi gjatë muajit mars, falë një analize në retrospektivë do të kenë mundësi që të jetojnë dashurinë të qetë dhe pa mendime.

Peshorja

Të lindurit në shenjën e peshores këtë muaj do të eksperimentojnë në dashuri. Ata do të kenë mundësi të dalin dhe të gjenden në ambiente të reja ku do të njohin edhe njerëz të rinj. Ata që janë në një marrëdhënie do të kenë mundësi që t’i japin frymëmarrje marrëdhënies përmes aventurës në çift.

Akrepi

Akrepat do t’i japin një mundësi vetes këtë muaj. Ata që kanë përfunduar një lidhje dhe që ndihen ende të dashuruar do të komunikojnë me ish-partnerin për të kthyer sërish marrëdhënien. Nga ana tjetër, ata që janë në një marrëdhënie, do të kenë mundësi ta kthejnë marrëdhënien në një raport më të pjekur e më të qëndrueshëm.

Shigjetari

Shigjetarët po jetojnë një periudhë të çuditshme sa i përket dashurisë. Nëse më herët kanë bërë çfarë kanë dashur, tani duhet t’i japin llogari partnerit për veprimet e tyre. Për ta do të jetë e rëndësishme që t’i japin fund marrëdhënieve të kota dhe të vazhdojnë marrëdhëniet që i plotesojnë.

Bricjapi

Këtë muaj bricjapët do të bëjnë llogaritë me veten. Për të kuptuar se ku duan të shkojnë në një marrëdhënie, ata duhet që fillimisht të kuptojnë se ku janë dhe çfarë ndiejnë. Ajo që do t’i ndihmojë të marrin vendime është largimi për pak kohë nga partneri dhe miqtë.

Ujori

Gjatë muajit mars të lindurit në shenjën e Ujorit do të veprojnë më shumë se sa do të mendojnë. Nevoja për privatësi do të bëhet më evidente dhe do ata do të fillojnë të mendojnë për mënyra të reja, në lidhje me shijimin e privatësisë ndonëse janë në një marrëdhënie,

Peshqit

Peshqit janë romantikë nga natyra, por gjatë muajit mars do të jenë më romantikë se gjatë pjesës tjetër të vitit. Gjithsesi, nuk do të shqetësohen shumë për marrëdhëniet, thjesht do t’ia lenë gjërat kohës.

Shenjat e horoskopit që nuk dinë të mbajnë para në duar

 Luani

Luani e adhuron luksin dhe i pëlqen të harxhojë para, por jo për veten, luanët shpenzojë për personat e dashur. Shpesh harxhojnë paratë që nuk i kanë,marrin hua nga miqtë, ose gjejnë mënyra për të fituar para. Edhe kur të ardhurat e tyre janë nën nivelin mesatar, ata sërish shpenzojnë me karta krediti.

Dashi

Ata i shpenzojnë paratë në mënyrë shumë impulsive. Dashi mund të shpenzojë shuma të mëdha mbi sendet që dëshiron të ketë, edhe kur nuk ka mundësi ekonomike për t’i blerë.  Duke qenë se janë impulsivë, shumë rrallë mendojnë para se të shpenzojnë para. Edhe kur bëjnë një plan kursimi e ndjekin për pak kohë dhe u kthehen sërish zakoneve të vjetra.  

Peshorja

Peshorja mund të jetë një shenjë e ekuilibruar, por ka probleme kur vjen puna tek ekuilibrimi i parave. Shpenzimi i parave është sfidë më vete për peshoret, ata shpesh e humbin dhe shpenzojnë më shumë se sa mund t’ia lejojnë vetes. Priren  drejt shpenzimeve të mëdha dhe u pëlqejnë shumë sendet luksoze e të kushtueshme.

Çfarë duan shenjat e horoskopit në shtrat

Dashi

Dashi njihet për karakterin e tij impulsiv, kjo gjë evidentohet edhe nga sjellja e tij në shtrat. Është i nxehtë nga natyra dhe i pëlqen marrëdhënia seksuale pak e egër. Ata preferojnë të rrezikojnë dhe të bëjnë seks në vende të veçanta, ku do të mund t’i shohin. Nëse partneri juaj është Dash, thjesht lëreni të marrë në dorë situatën sa i përket seksit, ata e dinë se çfarë bëjnë.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit nuk janë shumë të sigurt në shtrat, ndaj dhe kanë nevojë për pak mbështetje që të çlirohen totalisht. Ata duan të ndjekin çdo veprim hap pas hapi, ndaj dhe u pëlqen shumë paraloja dhe sidomos masazhet para marrëdhënieve seksuale.

Binjakët

Janë kreativë nga natyra, ndaj dhe në shtrat duhet të prisni diçka ndryshe gjithmonë. Preferojnë pozicione që dalin jashtë “kamasutrës” dhe u pëlqen të luajnë me imagjinatën për ta bërë seksin më të gjallë dhe të veçantë.

Gaforrja

Për gaforret momentet intime janë një formë komunikimi sublime, kjo do të thotë se seksi për ta ka më shumë kuptim emocional se sa fizik. Ata do të hapen me ju nga ana seksuale, vetëm nëse ju besojnë nga ana njerëzore.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit preferojnë vendet luksoze, pasqyrat dhe luksi janë afrodiziaku i preferuar i tyre. Gjithsesi mos harroni që të përmirësoni veten në shtrat. Flisni me partnerin mbi atë që ju pëlqen në dhomën e gjumit dhe komplimentojeni mbi fizikun dhe performancën në shtrat. Që të ndjehet mirë një grua luan duhet të trajtohet si mbretëreshë.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë të organizuara dhe shumë praktike. Kjo mund t’i bëjë të duken si shumë të ftohtë edhe në shtrat, por pas një kohe të shkurtër në intimitet ato do të jenë të hapur edhe për të bërë çmendurira. U pëlqen shumë klasi dhe rehati, kështu që as mos e mendoni të bëni ndonjë gjest me natyrë seksuale në publik.

Peshorja

Peshorja është një shenjë shumë romantike, atyre u pëlqen të krijonë skenarë frymëzuar nga fantazia. Eksitohen nga ajo që shohin, ndaj dhe një dhomë e mobiluar mirë si dhe veshjet e bukura janë perfekte si afrodiziakë për një Peshore.

Akrepi

Akrepi është shenja më e nxehtë e zodiakut. Për të çdo moment, mund të përdoret në një formë, ose në një tjetër për të shprehur afeksionin ndaj partnerit. Veshjet tërheqëse, fjalët erotike dhe vendet e veçanta janë ajo çka i tërheq më shumë. Nëse e lë të udhëheqë do të zbulosh një anë të veçantë të tij.

Shigjetari

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë shumë spontanë, atyre u pëlqejnë situatat intime të paplanifikuara. Një darkë romantike që përfundon në shtrat është ideja e tyre perfekte e intimitetit.

Bricjapi

Në fillim ata janë të ftohtë dhe të rezervuar, por pak nga pak, pasi të keni fituar besimin e tyre do të mund të zbuloni edhe aftësitë që kanë në shtrat. Atyre u pëlqen të udhëhiqen, por mos u ushtroni shumë presion se do të mund ta humbni përgjithmonë.

Ujori

Të lindurit në shenjë e Ujorit janë spontanë dhe u pëlqen të  venë në praktikë të gjitha fantazitë, sidomos ato që kanë të bëjnë me vende të veçanta. Për të çmendur një Ujor thjesht duhet t’i flisni për fantazitë tuaja më të çmendura. Stimulimi i imagjinatës është çelësi për  t’i ndezur nga ana seksuale.

Peshqit

Peshqit janë romantikë dhe ëndërrimtarë. Për ta momentet intime janë si procese shpirtërore që duhet të përfshijnë shumë intimitet. Atyre u pëlqen të bëjnë çdo gjë me qetësi dhe të eksplorojnë çdo pjesë të trupit të partnerit.

Shenjat e zodiakut që i gjejnë zgjidhjen çdo problemi

Kreativiteti është një veti që kurrë nuk shkon dëm. Në disa raste mund ta përdorni për ta bërë jetën tuaj më komode, pasi ju mund të “shpikni gjëra”, ose akoma më mirë të gjeni zgjidhje për situata të caktuara.

Gjithsesi, disa shenja të zodiakut janë thjesht më kreative se të tjerat, më poshtë ju tregojmë se cilat janë ato.

Ujori

Ujori njihet për personalitetin e tij anti-konformist, është i zhurmshëm dhe jeton jashtë çdo kornize. Nga ana tjetër janë  vizionarë dhe u pëlqen të shpikin mjete të reja, apo të gjejnë zgjidhje për situata të komplikuara.

Nuk para frikësohen, por nuk u pëlqen të kundërshtohen për idetë e tyre. Nga ana tjetër u pëlqen të japin kontributin e tyre në shpikjet e së ardhmes.

Peshqit

Peshqit janë të ndjeshëm, kreativë dhe ëndërrimtarë. Në të vërtetë, ëndrrat janë ato që i bëjnë peshqit kreativë dhe inovatorë. Ata besojnë tek ajo që shohin dhe gjithnjë mundohen që të shpikin diçka të re.

Gaforrja

Ata janë të ndjeshëm dhe emocionalë si dhe shumë të rezervuar. Kjo i bën që të mos reagojnë shumë mirë ndaj impulseve duke u mbyllur në vetvete. Kanë imagjinatë shumë të shfrenuar, e cila në shumicën e rasteve i shtyn që të jenë dhe më kreativë.

Burrat më romantikë të zodiakut

Të gjithë burrat, ashtu si njerëzit janë të ndryshëm ndaj dhe nuk mund t’i përkufizojmë këta të fundit si substancat kimike, duke ndarë vetitë e tyre në mënyrë të përsosur. Gjithsesi, nëse dëshironi të keni në krah një njeri të përkushtuar e romantik bëni mirë të shihni për një partner që ka një prej këtyre shenjave të horoskopit.

Ujori

Burrat Ujorë janë pak të ndrojtur, por në nivel sigurie janë partnerët më të mirë që mund të kesh në jetë. Janë gjithnjë të vëmendshëm karshi teje, dhe të gatshëm për të të kënaqur në çdo aspekt. Nuk do të hezitojnë kurrë për të të pyetur mbi atë që të pëlqen dhe do të bëjnë çdo gjë për të përmbushur pritshmërinë tuaj.

Shigjetari

Shigjetarët janë gjithnjë në kërkim të privatësisë. Gjithsesi kur bien në dashuri ata lëndohen shumë nëse nuk arrijnë të jenë në lartësinë e partnerit. Kur një burrë i shenjës së Shigjetarit hyn në jetën tuaj, duhet ta konsideroni veten me fat, pasi ai nuk do të humbë asnjë detaj dhe çdo gjë do ta përdorë për t’iu bërë sa më të lumtur.

Binjakët

Burrat e shenjës së Binjakëve janë aq të përkushtuar sa mund të harrojnë dhe veten që të kënaqin partneren. Atyre u pëlqen të thyejnë monotoninë dhe nuk lodhen kurrë së gjeturi mënyra të reja për të sjellë buzëqeshjen në sytë e partneres. Meshkujt e kësaj shenje, dinë ta kombinojnë më së miri ndjesinë me kënaqësinë, ndaj dhe janë të ëmbël e bashkëpunues.

Thjesht qëndroni sa më larg këtyre shenjave të zodiakut

Kur  njerëzit vendosin të hyjnë në një raport, ose marrëdhënie, ajo që duan është qetësia dhe siguria, përtej besimit dhe mendimit të dashurive romantike të mëdha me lot ndarje dhe drama. Thënë këtë, që t’ju shpëtojmë nga dramat po u prezantojmë shenjat e horoskopit që mund t’ua kthejnë jetën në dramë duke iu lënduar

Dashi

Janë praktikë dhe të vendosur, kështu që mund ta bëjnë të vuajë partnerin mbi të gjitha sepse janë kokëfortë e shpesh edhe të ftohtë. Mbi të gjitha janë edhe shumë të drejtpërdrejtë dhe kjo mund ta lëndojë personin që ata duan.

Demi

Demi e fillon lidhjen vrullshëm, por dorëzohet shpejt dhe kupton se nuk bën si partner ideal. Kjo sjellje mund ta lëndojë partnerin e tij, veçanërisht nëse ndarja është e papritur, në fakt ndarja me këtë shenjë është gjithnjë surprizë dhe pa shumë shpjegime.

Luani

Janë shumë të dashur dhe të ndjeshëm në lidhjet e tyre, por kur shohin se lidhja nuk po shkon siç duhet largohen menjëherë nga partneri, këtë e bëjnë që të mos i preket krenaria.

Akrepi

Edhe pse janë shumë ekspresivë dhe pasionantë, mund të jenë më pak të ndjeshëm kur vjen fjala tek lidhjet. Fakti që nuk shprehen për çfarë ndjejnë mund ti shkaktojë partnerit dyshime, vuajtje si dhe mund të sjellë distabilitet në lidhje.

Shigjetari

Janë njerëz që e duan lirinë dhe me këtë gjë mund ta bëjnë partnerin të vuajë. Të jetosh në një burg dashurie nuk është ajo çka do dhe ëndërron një shigjetar. Nëse venë re se kjo është duke ndodhur thjesht do të largohen.

Bricjapi

Me gjithë racionalitetin dhe prakticitetin e tij është i aftë ta lëndojë shumë personin me të cilin ka një raport. Gjatë një raporti mund të flasin më shumë nga sa duhet duke bërë që partneri të ndjehet i pavlerësuar.

Këtyre shenjave të horoskopit do t’u ndryshojë jeta këtë pranverë

Kohët po ndryshojnë edhe për ty! Sigurisht që ka dhe nga ata, të cilët nuk i kanë shumë qejf ndryshimet, por shumica e njerëzve janë gati të ndryshojnë disa elementë në jetën e tyre për t’i dhënë kësaj të fundit një lloj frymëmarrje.

Më poshtë ju sjellim shenjat që  do të përballen me ndryshime në jetë gjatë kësaj pranvere.

Demi

E dinë të gjithë që i urren ndryshimet, por pranvera do të jetë një stinë shumë produktive për ty. Ti je njeriu që gjen mbështetje tek rutina dhe qëndrueshmëria, por duhet të kuptosh që ndonjëherë në jetë duhen edhe ndryshimet.

Virgjëresha

Këtë pranverë ju pret një ndryshim shumë i madh personaliteti. Si të gjithë njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës, ty të pëlqen të kesh kontroll mbi gjithçka dhe kjo bën që të stresohesh dhe të mos e shijosh jetën në maksimum. Duhet të mësosh ta lesh pas perfeksionimin dhe të jesh më tolerant ndaj vetes dhe të tjerëve.

Bricjapi

Bricjapi ka frikë nga e panjohura, kështu që ka frikë edhe nga ndryshimet sepse nuk e di se çfarë e pret në të ardhmen. Të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet të mësojnë të mos kenë frikë nga ajo që nuk njohin dhe të mos jenë të tërhequr, pasi gjatë procesit të njohjes me të panjohurën mund të shohin edhe anë të panjohura të vetes. Këtë pranverë do ta kujtoni pikërisht për këtë, do të mësoni për veten gjera që nuk i keni ditur më parë.