Ariana Grande u martua në fshehtësi, po si dukej ajo me fustan të bardhë? [FOTO]

A nuk jemi të gjithë kureshtarë të dimë se si dukej Ariana Grande me fustan të bardhë? Disa ditë pas ngjarjes së madhe, që u zhvillua në fshehtësi, Ariana Grande poston foto të saj “me të bardha”. Ala Audrey Hepburn dhe me mikro-tatuazhet e saj bashkëkohore

Më 15 maj 2021, Ariana Grande u martua me sipërmarrësin imobiliar, Dalton Gomez. Por, tani, më në fund, mund të shohim pamjen e nuses së re. E rafinuar dhe me stilin Audrey Hepburn të modelit të flokëve dhe make-up-in e syrit të viteve ’60, por me mikro-tatuazhe të dukshme.

Ariana Grande, edhe bashkëkohore, edhe bon ton

Për të interpretuar në skenë ajo zgjedh temina e vezullimet, minifundet vinil, platetë marramendëse. Por kur bëhet fjalë për një nga ditët më të rëndësishme të jetës, edhe Ariana Grande mbështetet në klasikët e mëdhenj të modës dhe bukurisë. Ylli i pop-it, fituese e shumë çmimeve edhe pse vetëm 28-vjeçare, u martua në Montecito më 15 maj 2021. Dhe tani, më në fund  mbërrijnë fotot e ceremonisë intime, që u zhvillua në rezidencën e saj.

Look-u i nuses është frymëzuar qartësisht nga Audrey Hepburn, me stilin e pagabueshëm bon ton. Me përzierjen e saj perfekte të linjave minimaliste dhe detajeve që sjellin feminitetin. Veshja e bardhë saten bustier me shpinën e zhveshur është nënshkruar nga Vera Wang, ndërsa vathët e diamantit nga Lorraine Schwartz.

Me flokët gjysmë të mbledhur dhe vellon e shkurtër

Ariana Grande ka zgjedhur një model flokësh gjysmë të mbledhur. Stilisti i flokëve, Josh Liu, ka përdorur stilin ultra bazik, çka është edhe stili i parapëlqyer i këngëtares, me mbledhje tepër të tërhequr për të krijuar kështu edhe tërheqjen e syve. Gjë që do t’i jepte më pas dorë edhe make-up artist për të krijuar “sytë e maces”.  Flokët janë punuar me mjeshtëri, për t’i dhënë liri lëvizjes së tyre poshtë vellos së shkurtër.

“Syri i maces” i kombinuar me mikro-tatuazhe

Grimi është gjithashtu minimalist. Në postimin e yllit, i cili brenda pak orësh fitoi 14 milionë pëlqime dhe mbi 90.000 komente, mund të shihet nga afër “syri i maces”. U krijua me eyeliner tepër të hollë dhe të zi, nga artistja e make-up-it, Ash K Holm. Për t’i dhënë fytyrës prekjen e plotë të viteve ’60, përdorimi i qerpikëve të rremë. Më pas vjen modernistja, një nuancë sysh rozë në tullë, e sfumuar.

Sytë kombinohen në mënyrë perfekte me mollëzat dhe buzët. Do të betoheshim se është një foto që vjen nga vitet e largëta ’60, po të mos qe për tatutë e Ariana Grandes, që shfaqen në shpatull e midis gishtave.

Recommended Posts