8 Marsi sjell hashtagun e ri për statuja kushtuar vajzave, grave të së ardhmes, viktimave më të vogla të dhunës

#UnaStatuaPerLe Bambine ( #një statujë për vogëlushet), iniciativa më e rë e Terre des Hommes, në italinë fqinje, për 8 Marsin që tashmë i përket vajzave e grave, pavarësisht moshës dhe pavarësisht kombësisë.

Me rastin e Ditës së Gruas, Terre des Hommes rinis peticionin e saj për t’i kushtuar një statujë viktimave më të vogla të dhunës, në qytetin e Milanos.

Pakistanezja Malala Yousafzai ishte 15 vjeç kur u plagos rëndë në kokë, në një sulm në 2012. Ajo ishte tashmë e famshme për blogun e saj në BBC, ku sfidoi talibanët dhe mbrojti të drejtën e vajzave për arsimim. Ajo i mbijetoi plagëve dhe, në vitin 2014, iu dha Çmimi Nobel për Paqe.

Që atëherë, laureatja më e re e Nobelit ka vazhduar betejën e saj. Dhe i kushtohet pikërisht asaj një nga tre instalacionet e përkohshme që do të paraqitet nga Terre des Hommes në Milano, më 8 Mars, për të rifilluar fushatën #UnaStatuaPerLeBambine.

Një statujë, pra, një simbol për të kujtuar të gjitha vajzat, viktima të, por edhe të gjitha atyre që diskriminohen çdo ditë, të cilat nuk kanë qasje në studime, ose të cilët shfrytëzohen në punë.

Nga dy instalimet e tjera për 8 Mars, një, në Piazza San Fedele, do t’i kushtohet Nandhini, indianes 14-vjeçare, e cila në vitin 2017 u rebelua kundër një martese të stisur me një burrë që ishte dy herë më i vjetër se ajo (nuset-fëmijë në bota janë 650 milionë), dhe më pas arriti të përmbushë ëndrrën e saj: të vazhdojë studimet.

 Statuja e tretë, në Piazza Leonardo da Vinci, do të jetë në kujtim të Rita Levi Montalcini, shkencëtarja e madhe italiane, Çmimi Nobel për Mjekësinë në 1986, njoftojnë tabloidet italiane.

Recommended Posts