Nëna e Rita Orës në vijën e parë të luftës kundër Covid-19

Nëna e Rita Orës, Vera Ora Sahatçiu nuk ka ndenjur duarkryq gjatë kësaj periudhe. Me profesion mjeke psikatre, ajo ka veshur përparësen e bardhë dhe i ka ofruar ndihmë kolegëve të saj në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht specializimit, ajo mund të punojë edhe si mjeke e përgjithshme dhe këtë ka vendosur të bëjë gjatë kësaj kohe. Lajmin e ka bërë të ditur vetë nëna e artistes shqiptare përmes një videoje ku ndër të tjera u kërkon ndjekësve të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur rëndimin e mëtejshëm të gjendjes në spitale.

Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”,  tha ajo,

Ndërkohë, Rita Ora  nga izolimi, çdo ditë gjen mënyra të ndryshme për të dhënë ndihmën e saj për njerëzit që po vuajnë gjatë kësaj periudhe.

Në llogarinë e saj në Instagram nëpërmjet një videoje Rita Ora u  ka bërë thirrje njerëzve të jenë më të ndërgjegjshëm. Po ashtu ajo ka promovuar bluza dhe kapele me një logo dhe tekst ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen, luani rolin tuaj”. Ndërsa shpjegoi se të ardhurat nga blerja e tyre do t’i shkojnë Fondacionit të Kombeve të Bashkuara.

Recommended Posts