3 rregullat bazë për flokë me shkëlqim dhe të butë si VIP-at

Kush nuk ëndërron të ketë flokë të butë dhe me shkëlqim si mëndafshi? Le të zbulojmë së bashku se si të kujdesemi më së miri për flokët tanë; këtu janë 3 hapa të thjeshtë për të kryer në çdo larje.

Për fat të keq, flokët tanë shpesh “stresohen” nga përdorimi i konsiderueshëm i furçave, tharëse flokësh dhe piastrat. Sa më shumë që thahen e krihen me mjete parukerie, aq më shumë do të jenë pa jetë dhe me majat e djegura e të ndara.

Pikërisht për këtë arsye ne do t’ju tregojmë 3 rregulla themelore për t’u kujdesur sa më mirë për flokët tuaj!

Tre rregullat e arta për flokët

Këtu janë tre rregulla të thjeshta për t’u kujdesur më mirë për flokët tuaj dhe për t’i bërë ato me shkëlqim dhe të butë me çdo larje.

Shampo

Ky padyshim është elementi themelor i çdo larjeje. Duhet të zgjidhet sipas llojit të flokëve, madje edhe më mirë nëse është me origjinë bimore, i pasuruar me vitamina, proteina dhe antioksidantë.

Shampoja duhet të aplikohet në doza të vogla dhe me çdo larje flokët duhet të shkumëzohen dy herë, duke e masazhuar mirë lëkurën. E rëndësishme është t’i lani çdo 2-3 ditë, në varësi të nevojave tuaja (flokët flasin: vetë kur ndihen të rëndë dhe pa jetë, këshillohet larja).

Balsami

Pas larjes me shampo, për ata që duan të marrin efektin “flokë të mëndafshtë”, aplikimi i kondicionerit është i domosdoshëm. Ai përveç efektit zbutës e hidratues, ka edhe veprim “shkokolepsës”, pra ndihmon që floku të krihet lirshëm e të mos ketë pleksje.

Por kini kujdes, nëse keni probleme me flokët me yndyrë, është mirë ta aplikoni në sasi të vogla vetëm te majat. Në çdo rast, kondicioneri duhet të shpëlahet tërësisht.

Maska e serume

Të paktën një herë në javë duhet të kryhet një paketë ushqyese në flokët tuaj. Zgjidhni maskën që i përshtatet më së miri llojit të flokëve ose bëjeni me duart tuaja në shtëpi.

Këshilla e fundit: nëse doni një shkëlqim unik, provoni të përdorni farat e lirit, para dhe pas tharjes!

Nëse jeni konsistent dhe ndiqni këto tre rregulla të thjeshta, do të shihni rezultate që pas javës së parë. Në fakt, flokët tuaj do të duken të butë dhe me shkëlqim si kurrë më parë!

Recommended Posts