3 maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

Në ditën kur liria e mediave të pavarura dhe të lira është më thelbësore se kurrë, liria e shtypit vazhdon të jetë e kërcënuar.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e vitit 2021, që është përkujtohet çdo 3 maj, ka në qendër përkujtimin e gazetarëve të vrarë dhe në fokus gazetaret gra prapa lajmeve dhe në vijat e frontit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se gazetarët vazhdojnë të përjetojnë kushte të vështira pune me rritjen e presioneve financiare dhe politike, mbikëqyrjes, dënimeve arbitrare me burg ose dhunës për të kryer punën e tyre.

Sipas Observatorit të Unesco-s, 76 gazetarë janë vrarë që nga viti 2020, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar, ngacmuar ose kërcënuar në të gjithë botën. Një shqetësim i veçantë është dhuna me bazë gjinore që synon gazetaret femra.

“Liria e shtypit është një vlerë themelore për Bashkimin Evropian, mbështetur nga shumë nisma të kohëve të fundit. Liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë përparësitë kryesore të planit të ri të veprimit për të drejtat e njeriut dhe demokracisë dhe të planit të veprimit për demokracinë evropiane”.

Në vitin 2020, më shumë se 400 gazetarë përfituan nga mekanizmi i BE-së për mbrojtjen e atyre që mbrojnë të drejtat e njeriut, ndërsa BE ndërmori veprime të rëndësishme për të mbështetur gazetarët, mediat e pavarura dhe luftën kundër dezinformimit në kontekstin e pandemisë në shumë rajone.

BE është e vendosur të bëjë më shumë, në Evropë dhe jashtë saj, vazhdon deklarata. BE do të vazhdojë të koordinojë me organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe të hapë rrugën për qasje të reja. Një shembull është propozimi i Komisionit Evropian për një ligj të shërbimeve dixhitale që synon mbajtjen e platformave kyçe të përgjegjshme për t’i bërë sistemet e tyre më të drejta, më të sigurta dhe më transparente.

BE gjithashtu do të vazhdojë veprimin e saj për të luftuar dezinformimin dhe do të kërkojë me të gjithë partnerët, mjete efektive për të mbështetur modele të qëndrueshme biznesi për media të pavarura.

Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë“, përfundon deklarata.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maj u deklarua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1993. Dita rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe u kujton qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes të parashikuar në nenin 19, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e vitit 1948.

Liria e shprehjes nënkupton respektimin e opinioneve të të tjerëve. Në Bruksel, dita mbahet mend çdo vit si Dita e Ndryshimit, sepse njeh ndryshimin në njerëz dhe besimet e tyre.

Recommended Posts