Saturday, July 19, 2025

Tjetër incident, anullohet fluturimi i Air India për Londër

Share

Një fluturim i planifikuar i Air India nga Ahmedabad për në aeroportin Gatwick të Londrës është anuluar për shkak të një problemi teknik, duke shtuar pasigurinë pas aksidentit ajror fatal që ndodhi të enjten në të njëjtin itinerar.

Fluturimi AI 159, i cili ishte caktuar të nisej në orën 13:10 me orën lokale, fillimisht u vonua me 110 minuta, përpara se të anulohej plotësisht. Sipas CNN, arsyeja zyrtare e anulimit është një problem teknik, por përkoincidenca me aksidentin e pak ditëve më parë e ka bërë ngjarjen edhe më shqetësuese.

Avioni ishte një Boeing 787-8 Dreamliner, i njëjti model si ai që u rrëzua më 12 qershor, duke shkaktuar vdekjen e 279 personave, përfshirë edhe ata që ndodheshin në tokë kur avioni goditi një konvikt studentor në një kolegj mjekësor. Aksidenti ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabad dhe rezultoi në një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të dekadës së fundit, sidomos për shtetasit britanikë, mes viktimave ishin 52 britanikë, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte një pasagjer britanik me emrin Vishash Kumar Ramesh.

Fluturimi i aksidentuar ishte nisur nga Delhi, para se të ndalonte në Ahmedabad për t’u nisur drejt Londrës, e njëjta rrugë që kishte planifikuar të ndjekë edhe fluturimi i anuluar të premten.

Ky ka qenë incidenti më vdekjeprurës ajror me shtetas britanikë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Read more

Local News