Saturday, July 19, 2025

Del fotoja, Sara Hoxha në jug me Erik Fullanin

Share

Ku ka zë nuk është pa gjë! Kështu është një shprehje e vjetër popullore shqiptare dhe mesa duket “thashethemet” që kanë qarkulluar së fundmi për çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar nuk janë dhe aq “flluska uji” sa dhe pretendohej.

E kemi fjalën për Sara Hoxhën dhe Erik Fullanin të cilët thuhet se kanë nisur një lidhje dashurie. Gjithçka nisi nga vetë postimet e tyre të cilat si për “habi” ishin shkrepur në të njëjtat vende, kush i hidhte pak më vonë e kush më shpejt, por në fund të ditës panorama ishte e njëjta!

Por, së fundmi ata janë kapur “mat” në jug të vendit. Një foto e siguruar ekskluzivisht nga Iconstyle tregon çiftin më të ri duke kaluar disa momente bashkë nën diellin e nxehtë të këtyre ditëve të qershorit.

E në një kohë kur lajmet janë duke marrë “dheun”, si Sara, po ashtu dhe Eriku kanë vendosur që të qëndrojnë në heshtje dhe të shijojnë njëri-tjetrin!

Read more

Local News