Saturday, June 14, 2025

“Në çdo cep kam lënë pjesë shpirti”, largimi i Selvijes konfirmon ndarjen nga Shpat Kasapi?

Share

Pas muajsh heshtjeje që pasuan ndarjen nga këngëtari Shpat Kasapi, Selvije Jao ka ndarë një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e saj: po largohet nga Tirana, aty ku kohë më parë u zhvendos për të jetuar me Shpatin dhe Roelin.

Në një foto të postuar në InstaStory ku duket stadiumi “Air Albania”, ajo shkruan:

Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj. Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua… dhe as unë pa të.

Ajo nuk e përmend Shpatin duke lënë të kuptohet se do të largohet vetëm me djalin.

Read more

Local News