Tuesday, June 17, 2025

Egli Tako shfaqet e veshur me kostum tradicional të nuseve të Kosovës

Share

Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ngjallur entuziazëm të madh tek fansat, pasi ka ndarë në Instagram pamje nga prapaskenat e projektit të saj më të ri muzikor, i cili publikohet nesër.

Në fotot e publikuara, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, duke kombinuar bukurinë e trashëgimisë kulturore me një elegancë moderne që e karakterizon.

Pak ‘behind the scenes’ deri sa të dalin këngët nesër-shkruan artistja në postim, duke paralajmëruar daljen e këngës “SHUJ SHUJ – KU JE NIS”, në bashkëpunim me dy emra të njohur të skenës shqiptare, Fifi dhe Mergim Taa.

Ky bashkëpunim ka ngjallur reagime pozitive dhe pritshmëri të larta në rrjetet sociale, ndërsa pamja tradicionale e Eglit në klip ka marrë komente të shumta nga ndjekësit që e kanë vlerësuar për stilin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare.

Read more

Local News