Yll Dreshaj ka përjetuar një moment të veçantë mbrëmjen e djeshme, kur në fermë mbërriti nëna e tij për t’i dorëzuar një letër që konfirmon përfundimin e martesës së tij nga ish-partnerja.
“Kam ardhur t’i tregoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim,” tha ajo.
Pas këtij lajmi, moderatorja Luana Vjollca nuk nguroi që ta pyeste fermerin se si ndihej tani që mori letrën.
“Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten në një peng… mendoja se si do të pritej. Ky lajm më ndryshoi jetën dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time,” u shpreh Ylli.
Kujtojmë se historia e tij u bë publike disa javë më parë, kur në fermë mbërriti një letër nga ish-bashkëshortja, e cila i kërkonte atij të mos e përmendte emrin e saj. Ajo pretendonte se arsyeja e ndarjes kishte qenë orientimi seksual i Yllit, duke pohuar se ai kishte shfaqur interes për burra në disa situata të caktuara.