Saturday, June 14, 2025

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’ dhe historia me ChatGPT-në

Share

Siç pritej, për DJ Dagz (Arbër Gumnishta) dhe Einxhel Shkirën, emri i djalit të tyre të dytë, Kres, mbart një histori të vogël, por shumë domethënëse  aq sa edhe ChatGPT ka mësuar diçka të re prej tyre.

I ftuar në emisionin “Libero” me Resul Sinanin në ATV, Dagz rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e emrit “Kres” – një zgjedhje jo vetëm unike, por edhe me domethënie. Dhe nuk e fshehu dot emocionin.

“Historia jonë e fundit me ChatGPT është emri i djalit të dytë,” – filloi ai të tregonte.

Dagz tregoi se Einxhel kishte qenë duke biseduar me ChatGPT rreth emrit “Kres”, por përgjigjja që mori s’i pëlqeu aspak: “ChatGPT i thotë që është një emër sllav, s’përfshinte asgjë shqiptare. Dhe Einxhi, si Einxhi – që nuk lëshon pe – fillon t’i shpjegojë se çfarë do të thotë Kres.”

Pas një bisede që ndoshta shumë prindër nuk do ta kishin me një inteligjencë artificiale, ChatGPT “u bind” dhe kërkoi falje. Tani, falë Einxhelit, ChatGPT (por dhe ne) është i “informuar” që “Kres” do të thotë lider, krye, kokë drejtuese – koka e vendit, koka e politikës

Read more

Local News