Një moment prekës dhe plot emocion u përjetua në skenën e spektaklit “AG SHOW”, ku për herë të parë, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori interpretoi këngën e të atit, duke lënë pa fjalë publikun.
Me një prani që përcolli forcë dhe ndjeshmëri, ajo solli jo vetëm zërin, por edhe shpirtin e muzikës që Dr. Flori ka lënë pas.
Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur. Shtëpia e prindërve të Doktor Florit ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet nga miqtë e të afërmit, por edhe nga gjithë ata që e njohën këngëtarin.
Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “West Side Family”. Ndërsa pas shkëputjes nga miqtë e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kënduar si solist por nuk kanë munguar edhe duetet, ku më të suksesshmit janë ata me Aurela Gaçen dhe Ermal Mamaqin.
Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit. “Tirona” u kthye në hit në ato vite, kur erdhi në bashkëpunim me kryeministrin Rama në atë kohë, kryetar i Bashkisë së Tiranës.