Tuesday, June 17, 2025

Roma do vijë era Shqipëri më 19 Qershor

Share

Në një nga ambjentet më të vecanta të kulturës italiane, Palazzo Valentino, do të organizohet një sfilatë unike dedikuar trashëgimisë kulturore shqiptare. Në qendër të vëmendjes do të jenë vajzat e Miss Universe Albania Kosovo të vershura më kostume tradicionale nga trevat e ndryshme të Shqipërisë.

Sfilata ka për qëllim promovimin e identitetit kombëtar përmes artit të të veshurit, duke sjellë në skenë veshje autentike.

Çdo kostum përçon një histori, një traditë dhe një ndjenjë krenarie që i ka rezistuar kohës.

Organizatorët kanë theksuar që kjo ngjarje synon të lidhë brezat e rinj me rrënjët ë tyre dhe kjo gjë t’i tregohet botës në mënyrën më të bukur, nëpërmjet bukurisë shqiptare.

19 Qershori është dita kur Roma do ngjyrohet shqip.

Read more

Local News