Saturday, June 14, 2025

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë!

Share

Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ndodhen me pushime së bashku, për shkak se janë me xhirime me emisionin “Pushime on Top”, i cili shumë shpejt do të vijë me sezonin e ri në ekranin e madh të Top Channel.

Në mesin e ish-banorëve janë Rizarta, Krisa dhe Shkëlzeni, të cilët një ditë më parë ishin në një lidhje live me emisionin “Pardon my French”. Moderatorja e njohur, Jonida Alickolli, ngacmoi pak Shkëlzenin dhe Rizartën, për të cilët kanë nisur aludimet se janë në një lidhje dashurie.

Jonida në një moment gjatë intervistës pyet ish-banorin se kë nga vajzat pranë tij ka të preferuar dhe ai përgjigjet: “Lajmet kanë dalë po janë false. Ka qenë ish-e preferuar, ne e kemi lënë Big-un atje. Tani e preferuar e gjithë resortit është Lei”.

Këtu ndërhyn Rizarta e cila shprehet: “Jemi vetëm miq”.

Rizarta nga ana tjetër vijon duke thënë: “Mua më kanë lidhur me 1 mijë veta, mjafton të shikojnë një foto timen me një djalë dhe direkt më lidhin”.

Ish-banorja tregoi edhe për një buqetë me lule që mori gjatë qëndrimit në resort, ku menduan se ia kishte dërguar Shkëlzeni por në fakt ishin anonim.

Read more

Local News