Tuesday, June 17, 2025

“Kam mbyllur pazaret me artin”/ Ish-aktori Arben Latifaj: Shqipëria nuk është më në planet e mia, refuzoj të kthehem!

Share

Arben Latifaj, aktori i njohur për rolin e paharrueshëm të Tilit në filmin “Shoku Ynë Tili”, ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau me publikun një rrëfim të shkurtër për jetën e tij, emigrimin dhe vendimin për t’u larguar përfundimisht nga arti.

Latifaj, i cili sot jeton në Gjermani, është i njohur edhe për rolin në filmin “Lundrimi i Parë”, dy filma që mbeten pjesë e kujtesës kolektive të shqiptarëve. Aktori tregoi se është larguar nga Shqipëria në vitin 1990, në një periudhë trazirash dhe pasigurie.

Aktori: Ishte një rrëmujë e madhe. Kush guxonte të ikte, ikte, kush mbetej, mbetej. Fillimisht ika drejt Greqisë. Kalova me varkë nga Saranda në Korfuz. Sot jetoj në Mynih së bashku me gruan e dytë. Jam një djalë 57-vjeçar mistrec, më ka mbetur i njëjti shpirt si më parë.

Arbeni thotë se nuk mendon të rikthehet për të jetuar në Shqipëri.

Aktori: Kam ndërtuar jetën time jashtë. Kam një shtëpi në Selanik, ku detyrohem të shkoj ndonjëherë, por nuk më tërheq më ideja për të jetuar në Shqipëri. Jam hapur shumë në jetë, dhe Shqipëria nuk është më pjesë e planit tim. Aktualisht këtu punoj në fushën e gastronomisë, së bashku me një mik italian në Mynih. Po e mbajmë sa të kemi mundësi biznesin.

Roli i ri që e përmbush më shumë se çdo tjetër është ai i gjyshit.

Read more

Local News