Tuesday, June 17, 2025

Pas Fedez, Chiara Ferragnin e lë partneri i ri

Share

Chiara Ferrgni mesa duket është braktisur nga partneri i saj i fundit dhe i është rikthyer beqarisë.

Këtë e dëshmojnë qartë disa foto të siguruara nga revista e njohur italiane “Chi”, e cila ka publikuar disa foto të kapura nga paparacët ku partneri i influenceres, Tronchetti Provera, shfaqet pranë tre fëmijëve dhe ish-gruas së tij, Nicole Moellhausen.

Ajo çfarë bien në sy është harmonia mes tyre, ku në disa momente çifti i ndarë prej disa kohësh shkëmbejnë puthje.

Historia midis Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti-t Provera filloi verën e kaluar, kur të dyve iu ishte thyer zemra nga ish-partnerët. Influencuesja po rikuperohej nga ndarja e saj nga Fedez (dhe nga një flirt me Silvio Campara i cili më vonë u kthye te gruaja e tij), menaxheri kishte qenë i ndarë nga gruaja e tij për disa muaj. Kiara dhe Xhovani dukeshin të krijuar për njëri-tjetrin. Por diçka duket se shkoi keq. Duket se problemi ishte familja e Tronchetti Provera-s, jo shumë e bindur nga kjo histori që ishte shumë në qendër të vëmendjes.

Mirepo kjo nuk eshte hera e pare qe Chiara braktiset nga nje partner.

“Jam tradhtuar për 7 vite”, kështu është shprehur influencereja e njohur italiane, Chiara Ferragni, në reagimin e saj të parë lidhur me ndarjen e bujshme nga reperi Fedez, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Chiara theu heshtjen pas disa muajsh që në mediat rozë përflitej për një divorc në jetën e saj dhe një ndarje jo paqësore nga Fedez.

Blogerja italiane ka zbuluar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale detaje të pathëna mbi marrëdhënien e tyre dhe krizat që çuan deri në ndarje. Ajo thotë se është tradhtuar nga Fedez më shumë se një herë, por ka duruar pasi besonte te sakrifica për familjen, por nuk do ta bëjë më.

“Kam zgjedhur të hesht në këto muaj për të mbrojtur veten dhe familjen time në dy çështje që më kanë prekur thellësisht, nga njëra anë ajo profesionale për të cilën do të bëj gjithçka kam në dorë për të faktuar argumentet e mia dhe të provoj pafajësinë time, dhe nga ana tjetër, ajo private për të cilën tani, nuk do të hesht më.

Kam jetuar 7 vite një marrëdhënie në të cilën kam dashuruar siç unë dashuroj, pa kufizime dhe me gjithë qenien time. Kam dashuruar edhe kur kishte shumë arsye për të hequr dorë, kam duruar situata në të cilat do t’i kisha thënë çdo miku “mos e lër askënd të ta bërë këtë” sepse për mua dashuria ishte edhe të sakrifikosh.

Minimizimi i vazhdueshëm i mungesës i respektit dhe justifikimi i sjelljeve gabuara për të mbrojtur palën tjetër, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur çiftin, sepse unë e kam konsideruar gjithnjë veten të fortë, të pavarur, atë që duhet të luftonte për këdo”, shkruan ajo.

Sipërmarrësja italiane tregon më tej se e zbuloi tradhtitë e Fedez gjatë një prej periudhave më të vështira të jetës.

Siç ka shkruan ajo, pak ditë para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, ai e ka telefonuar dhe i ka rrëfyer se ka dashur ta lërë në altar nëse e dashura tjetër do t’ia kërkonte, me të cilin ai kishte lidhje që nga viti 2017.

“Nuk kam thënë asgjë edhe u braktisa në periudhën time të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar, kur mezi ngrihesha nga krevati. Kam dëgjuar shumë herë që e përzura unë atë nga shtëpia, por nuk u tha kurrë se unë e nxora nga shtëpia pasi zbulova një tradhti ato ditë (një nga të shumtat natyrisht) dhe nuk u tha kurrë që ai nuk hezitoi të shfrytëzonte momentin që të mos njollosej nga ‘dëmtimi i imazhit tim’.

Nuk thashë asgjë publikisht në muajt që pasuan, as pasi zbulova se gjithçka ndodhte pas shpinës sime teksa unë përpiqesha ta nxirrja atë nga gjithë momentet e tij të errëta, pa ditur asgjë. Nuk thashë asgjë publikisht as kur pak ditë përpara Krishtlindjeve në 2024, Federico më telefonoi (duke e ditur mirë që po fliste me mua) dhe pranoi për herë të parë që historia me të dashurën e tij vazhdonte që prej vitit 2017 si dhe që kishte menduar që të mos martoheshim pak ditë përpara dasmës, por më pas nuk dinte si të tërhiqej në syrin e publikut”, shkruan Chiara.

Read more

Local News