Opinionistja e “Big Brother VIP 4”, Neda Balluku, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në reality show, raportin e saj me Arbër Hajdarin apo edhe ish-banorët e këtij edicioni.
Neda u shpreh se ka qenë ‘eksperienca e punës më e bukur e jetës së saj’. Ajo tha nga kjo përvojë ka fituar një mik si Arbër Hajdari si dhe është fansja numër 1 e të gjithë ish-banorëve.
Pjesë nga intervista:
Nëse banorët i pyes kur vijnë në studio e more veten, të duhej kohë, vlen edhe për ty? Të duhej kohë për t’a marrë disi veten nga vëmendja, nga komentet, se kishte nga të gjitha.
Po, mendoj sikundër janë banorët që bëjnë “Big Brother” në shtëpi, janë edhe të gjithë ata që e bëjnë jashtë. Duhet ndonjë lloj kohe për t’a marrë pak veten edhe për t’u qetësuar.
Si ishte për ty kjo eksperiencë?
Shumë e bukur. Eksperienca e punës më e bukur e jetës sime deri më sot. Një super përvojë.
Pse? Se të pamë të flisje, të acaroheshe, të nervozoheshe, të gërthisje, debate të zjarrta, shpeshherë duke kaluar debati nga brenda shtëpisë jashtë. Këtu i referohem jo thjesht debateve me Rozanën, por kryesisht me të.
Shqiptarët e dinë që unë nuk jam njeri diplomat, unë jam shumë pasionante në gjërat që mendoj. Sigurisht që nuk jam hipokrite, unë jam e vërtetë ashtu siç jam, siç e mendoj, siç më vijnë gjërat ti them. Nuk kam ndonjë qasje që njërën dorë t’a mbaj te bakllavaja dhe tjetrën te kadaifi. I them mendimet e mia hapur.