Saturday, June 14, 2025

“Nuk po ecë, nuk po ecë” – Blero i pafat në dashuri

Share

Duket se marrëdhënia mes këngëtarit të njohur Blero dhe të dashurës së tij, Agneta, po kalon një periudhë jo të mirë.

Dyshimet për një krisje në lidhjen e tyre u shtuan pasi Agneta publikoi një mesazh të koduar në një “Instastory”, ku shkruhej: “S’ke nevojë me i thanë të dua njerit, veç me vepra kallzon e je n’rregull”. Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një thumbim ndaj Bleros.

Për më tepër, një vëzhgim i shpejtë në rrjetet e tyre sociale zbulon se çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – një tjetër shenjë që sugjeron një përçarje.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një krizë e përkohshme apo një ndarje përfundimtare. Fansat e çiftit shpresojnë në një ribashkim të shpejtë.

Read more

Local News