Moderatorja e njohur Roza Lati e cila prej disa kohësh është larguar nga televizioni duke lënë shumë pikëpyetje për ndjekësit, ka treguar së fundmi arsyen e këtij vendimi.
Me anë të disa InstaStory-ve, Roza ka radhitur një sërë arsyesh të cilat e larguan nga ekrani.
Pas mbylljes së programit Why not? që ajo drejtonte, moderatorja u shpreh se u përball me disa sfida jo të lehta, ndër to edhe humbja e foshnjës.
“Mbrapa mbylljes se Sezonit “Why Not”, pata një maratonë fatkeqësisht njëra pas tjetrës. Vdiq Petit, vdiq Sasha (i referohet qenushëve të saj) Vdiqa vetë (i referohet foshnjës që humbi),” u shpreh ajo.
Më pas moderatorja e cila njihet për ironi, nuk nguroi të thumbonte edhe kolegët e saj që siç përflitet i morën nga duart programe që ishin në pan t’i drejtonte ajo, teksa u shpreh:
“Vura re, jo vetëm një televizion që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në Tv. Persona që nuk e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit, por që ju vënë atë kufjen në vesh që publiku nuk e kupton. Vura re që pazari i të drejtuarit program kishte rënë….Rroga qesharake po dëgjoja vërdallë, dhe nëse sillje sponsora, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët,” shkroi Roza ndërsa theksoi se: Profesionisti kushton, nuk do të drejtoj programe falas apo me pazar të ulët vetëm që të jetë i famshëm.”
Ndër të tjera ajo shtoi se këtë kohë jashtë ekranit po ja kushton familjes, partnerit dhe qenushave të saj të rinj.
“Kështu që zemra e mija, unë po fokusohem për herë të parë seriozisht tek pasuria më e madhe e njeriut, familja.”
Mirëpo ajo çfarë premtoi Roza është se nuk do ta lërë pasionin e saj me kaq, ajo u shpreh se do t’i rikthehet televizionit kur të ndjej se vërtetë publikun e ka marrë malli për të.