Me siguri edhe ju i keni vënë re kohët e fundit markat e famshme të modës, por edhe emrat në më zë të kësa industrie që në koleksionet e tyre kanë përfshirë një element që duket se do të dominojë në të gjithë verën e nxehtë.
Në periudhën e fundit të dimrit, edhe rrjeti nisi të propozonte fundet me dantellë. Nuk kaloi shumë kohë dhe të gjithë njerëzit me stil filluan të vishnin funde, pantallona të shkurtra, fustane, bluza me shumë dantellë. Ky detaj i hollë po pushtonte gjithçka, ndaj këtë verë duket se do të jetë shumë viral.
Sigurisht, dantella ka pasur gjithmonë një vend në modë, dhe Phoebe Philo, për shembull, e ka përdorur rregullisht këtë material, pavarësisht se për cilën markë ka punuar. Në markën që mban sot emrin e saj, dantella vazhdon të luajë një rol në koleksionet e reja, dhe jo një, por dy fustane me dantellë u përfshinë në daljen e fundit në PhoebePhilo.com.
Markat si “Rabanne”, “Beaufille”, “Rohé” dhe të tjera përfshijnë shpesh dantellën në koleksionet e tyre sezonale. Motrat Olsen dhe koleksioni pranveror 2025 i “The Roë” u ranë në sy të gjithëve. Me dantellën, janë prezantuar mënyra të reja dhe origjinale për të kombinuar veshjet; ndonjëherë edhe kontraverse. Fundet me dantellë të kombinuara me çizme deri te fustanet me dantellë nën triko apo mbi pantallona.
Gjithçka që ju nevojitet për ta futur trendin e dantellës në garderobën tuaj, ju vjen në ndihmë në këtë kolazh; fustane, funde, pantallona të shkurtra me dantellë.