
Rama ka lënë në tokë çadrën që mbante për shkak të shiut dhe është ulur në gjunjë.
Kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Sheshin “Skënderbej”.
Rama ka lënë në tokë çadrën që mbante për shkak të shiut dhe është ulur në gjunjë duke iu drejtuar Melonit.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.