Saturday, June 14, 2025

“Paqja në Europë varet nga paqja në Ukrainë”, Zelensky: Putin vijon të minojë demokracinë! E prita, por kishte frikë të vintë në Ankara

Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, falënderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.
“Faleminderit që na keni pritur në këtë vend që beson te Europa,” u shpreh ai, duke theksuar se paqja në kontinent varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Paqja në Europë varet nëse Ukraina do ta fitojë atë,” tha Zelensky.
Ai zbuloi se ishte i gatshëm për një takim kokë më kokë me Vladimir Putinin në Ankara ditën e djeshme, por tha se presidenti rus refuzoi të ishte i pranishëm, duke dërguar një delegacion të një niveli të ulët dhe pa asnjë kompetencë vendimmarrëse.

Volodymir Zelensky: Faleminderit që na keni pritur në këtë vend që beson tek Europa. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Lufta duhet të perëndojë sa më shpejt dhe në një mënyrë të drejtë. Paqja në Europë varët nëse Ukriana do ta marrë atë.
Ishte e mundur që gjatë kësaj jave të merreshin hapa nëse Putin nuk do të kishte frikë të vinte në Turqi. Isha dje në Ankara, isha gati për një takim kokë më kokë me të. Por ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë që delegacioni rus ishte i një niveli të ulët dhe nuk mund të merrnin vendime. Megjithatë unë dërgova një delegacion të udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes. Putin vijon të minojë demokracinë.

Read more

Local News