Saturday, June 14, 2025

“Na solle një shi kaq të dendur, por të kemi falur”, Rama ‘thumbon’ Starmer, ‘reagon’ kryeministri britanik

Share

Kryeministri Edi Rama “thumboi” sërish homologun nga Britania e Madhe Kier Starmer, lidhur me motin e keq në Tiranë, të shoqëruar me shi të dendur, teksa zhvillon punimet Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Rama tha se shiun e solli Starmer nga Britania.

Por e menjëhershme ishte përgjigjja e Starmer i cili kujtoi se një ditë më parë kur mbërriti në Tiranë, koha ishte me diell.

Batutat

Edi Rama: Faleminderit dhe mirënjohje të mirëfilltë, është kryeministri i parë i mbretërisë së bashkuar që vjen ndonjëherë në Shqipëri. Dhe më frymën e njohur botërisht të faljes që solli një shi kaq të dendur. Kam nderin t’i jap fjalën kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Kier Starmer.

Starmer: Faleminderit Edi që na mblodhe bashkë. Kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diell. Këto zërat se moti është faji i britanikëve, është krejt i gabuar.

Na mblodhi bashkë Edi.

Jemi në moment thelbësor për kontinentin. Më la mbresë fjala juaj Edi. Është një epokë e re, por karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Ndërkohë që e bëjmë këtë muindësiaa që udhëheqësit Europianë të mblidhen së bashku, vlera e KPE nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Prandaj isha kaq i kënaqur kur mirëprita Samitin vitin e kaluar menjëherë kur u zgjodh qeveria ime brenda 2 jave. Pata kënaqësi shumë të madhe sepse ishte shumë e rëndësishme për mua që të sinjalizonin qëllimin tonë që në krye të herës që të punonim më ngushtë me partnerët europianë, duke parë përpara, nga e ardhmja, jo duke marrë argumentet nga e shkuara.

Read more

Local News