Mbrëmjen e 8 Majit u mbajt eventi prezantues i Miss Univer Albania-Kosovo në ambjentet e Radisson Hotel, I cili bëri bashkë personalitete të shumtë nga bota e medias dhe artit. Gjatë këtij eventi u shpall zyrtarisht dhe data e shumëpritur e natës gala nga Producenti Eduart Deda. 29 qershori do të jetë nata e bukurisë shqiptare që do të transmetohet live në Tv Klan.
Atmosfera e mbrëmjes ishte elegante, plot stil, duke reflektuar bukurinë, profesionalizminn dhe përkushtimin që ky event do të sjellë në skenën e bukurisë shqiptare.
Organizatorët falenderuan mbështëtësit që e kanë bërë të mundur këtë rrugëtim.
Nata e 29 Qershorit premton të jetë një spektakël I paharrueshëm, ku do të kurrorëzohen më të mirat në botën e bukurisë, stilit, talentit.
Përgatituni për një natë plot emocion, performancë dhe surpriza!