Kryeqyteti do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në fushën e estetikës dhe bukurisë. Më 8 maj, ambientet e Hotel Radisson në Tiranë do të shndërrohen në një skenë magjepsëse, ku do të zhvillohet një event i veçantë kushtuar bukurisë, inovacionit dhe stilit.
Eventi do të mbledhë profesionistë të industrisë së bukurisë, stilistë, estetistë, make-up artistë, aktorë, këngëtarë dhe përfaqësues të profesioneve të të njohura. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin prezantime ekskluzive.
Organizatorët premtojnë një përvojë unike, ku do të ndërthuren eleganca, inovacioni dhe talenti shqiptar e ndërkombëtar, në një mbrëmje që pritet të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut të gjerë.
Eventi do të nisë në orën 19:00 dhe do të përfshijë edhe një shfaqje mode, performanca artistike dhe surpriza për të ftuarit.
Do jetë një mbrëmje e paharrueshme nën ndriçimin e yjeve të bukurisë.