“Për 4 finalistët do ketë…”- Zbulohen detaje të reja për finalen e “Big Brother VIP Kosova”: Është ndryshe nga viti i kaluar

Së fundmi moderator i “BBVIPK”, Alaudin Hamiti gjatë një interviste ka zbuluar detaje të reja për natën e sotme.

0
54
Finalistët e Big Brother Vip Kosova

Blerando, Shqipja, Lumbardhi dhe transgjinorja Edona James janë katër finalistët që po garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Së fundmi moderator i “BBVIPK”, Alaudin Hamiti gjatë një interviste ka zbuluar detaje të reja për natën e sotme.

Ai ka treguar se kjo finale do të jetë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, pasi numri i publikut që do jetë live është i limituar, ndërsa tha që do jenë katër skenografi për katër finalistët të cilëve do ju bëhen surpriza.

“Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim nesër mbrëma. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet ‘prime’, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë. Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale. Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here